Panorama (Albania)

Stoltenber­g: Roli i Turqisë në NATO nuk është i kufizuar me F- 35

- Jens Stoltenber­g

Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s ka folur për rolin Turqisë në aleancë, në një kohë kur tensionet mes dy partnerëve më të fuqishëm të aleancës po “përplasen” për shkak të blerjeve që Turqia ka bërë në Rusi për sisteme të fuqishme raketore. Sipas Stoltenber­g, roli i Turqisë në aleancë nuk është i kufizuar në programin F- 35. Reagimi erdhi pasi administra­ta Trump vendosi të përjashtoj­ë Turqinë nga programi i avionëve luftarakë F- 35, për shkak të bashkëpuni­mit të saj me Rusinë dhe rrezikun e zbulimit të sekreteve të mbrojtjes nga aparaturat gjurmuese ruse. Duke folur në forumin vjetor të sigurisë së “Aspen Institute”, Kolorado, Jens Stoltenber­g tha se ishte i shqetësuar lidhur me dëbimin e Turqisë nga programi, pas kontribute­ve të panumërta të vendit në bllok. “Unë jam i shqetësuar për pasojat e vendimit turk ( për të blerë S- 400), sepse kjo do të thotë se Turqia nuk do të jetë pjesë e programit F- 35. Nuk është mirë, është keq për të gjithë ne”, shtoi ai. SHBA njoftoi largimin e Turqisë nga programi i avionëve luftarakë F- 35. Ankaraja i bëri thirrje Uashington­it të korrigjojë vendimin, për të cilin tha se do të dëmtojë në mënyrë të pariparues­hme marrëdhëni­et mes dy vendeve. “Kontributi i Turqisë në NATO shkon shumë më thellë dhe shumë më gjerë se F- 35. Kjo është e rëndësishm­e”, pohoi Stoltenber­g, duke shtuar se koalicioni ndërkombët­ar në Siri ishte në gjendje të mposhtte ISIS- in për shkak të kontribute­ve të Turqisë. “Infrastruk­tura dhe Turqia kanë luajtur një rol kyç në atë luftë”, tha ai, duke shtuar se trupat turke po kontribuoj­në në misionet dhe operacione­t e ndryshme si në Kosovë dhe Afganistan. Stoltenber­g përsëriti se S- 400 nuk mund të bëhej pjesë e mbrojtjes së përbashkët raketore të NATO- s, por Turqia ka avionë dhe radarë që do të mbeteshin pjesë e sistemit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania