Panorama (Albania)

Çekiçi kualifikon sllovenët, në turin e dytë edhe Bakaj

-

Futbollist­ët shqiptarë në arenën europiane vijojnë që të korrin sukses. Dje, ka qenë radha e Endri Çekiçit për të shënuar emrin e tij në listën e golashënue­sve dhe për të çuar Olimpija Ljubianan në turin tjetër. Rezultat pozitiv për të shkuar më tej ka marrë edhe Elis Bakaj dhe skuadra bjelloruse e Soligorsk.

Endri Çekiçi - Endri Çekiçi vazhdon të tregojë sërish paraqitje fantastike me ekipin e Olimpija Ljubianës në Slloveni. Lojtari shqiptar ka shënuar në takimin ndaj ekipit letonez Riga FS në transfertë. Çekiçi shënoi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë të takimit të djeshëm, duke e çuar me shpresë skuadrën e tij drejt dhomave të zhveshjes. Një aksion nga e majta për sllovenët bëri që pasi topi tentoi daljen nga zona, ishte Çekiçi që u tregua i vëmendshëm dhe goditi saktë për të ndryshuar shifrat në 0- 1. Pasi ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren 2- 3 të Riga FS në Slloveni, skuadra e çekiçit shënoi një tjetër gol për të kaluar në turin e dytë të Europa Ligës. Menalo realizoi në minutën 90+ 2 për të kualifikua­r Olimpija Ljubianan. Në turin tjetër, Çekiçi do të përballet me skuadrën turke të Malatjaspo­rit.

Elis Bakaj - Dy kartonë të kuq, dy të verdhë, ku një mes tyre ishte për Elis Bakajn, por ky i fundit ia ka dalë që të sigurojë kualifikim­in në turin e dytë të Europa Ligës. Shahtjor Soligorsk ka fituar 0- 1 ndaj Hibernian, pas fitores identike edhe në përballjen e parë. Miqtë mbetën me dhjetë vetë në minutën e 33- të, ndërkohë që Bakaj u ndëshkua në të 58- tën. Vendësit e Hibernian baraspeshu­an numrat në fushë, pasi në të 73- tën mbetën me dhjetë vetë. Golin e fitores për Soligorsk e shënoi Tatarkov në minutën e 65- të. Dje janë eliminuar edhe Ruzemberok e Kristi Qoses nga Levski Sofia si dhe Hajduk Split i Ardian Ismailit dhe Françesko Tahirajt nga skuadra malteze Gzira.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania