Panorama (Albania)

Klop thumbon Pepin: Nuk shpenzojmë dot si Siti

-

Jyrgen Klop thotë se Liverpuli nuk është në një pozicion për të konkurruar financiari­sht me kampionët e Mançester Sitit dhe rivalët europianë të PSG- së. Pep Guardiola ka shpenzuar më shumë se 500 milionë paund gjatë dy- tri sezoneve te Siti, ndërsa "reds"- at kanë shpenzuar afërsisht 300 milionë gjatë së njëjtës periudhë. E vetmja blerje e kampionëve të Europës këtë verë ka qenë mbrojtësi i ri holandez, Sep van den Berg, dhe tekniku gjerman përsërit se ai nuk pret të bëjë goditje të bujshme këtë verë. "Jemi goxha të qetë në këtë pjesë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, - thotë Klop për faqen zyrtare të klubit. - Siç e thashë, nuk do të jetë merkatoja më e madhe e Liverpulit. Ne kemi investuar shumë në skuadër gjatë këtyre dy viteve të fundit. Nuk mund të shpenzojmë në të njëjtën mënyrë çdo vit. Ndoshta dy klube në botë ka për momentin që mund të shpenzojnë në këtë moment si Barcelona dhe Reali i Madridit, ato janë Mançester Siti dhe PSG që mund ta bëjnë çdo vit, por ne jemi në rregull. Jam i lumtur me skuadrën, shumë i lumtur. Duhet të shohim nëse do të gjejmë diçka për një pozicion. Nëse do të gjejmë diçka të mirë për këtë rol, atëherë do ta blejmë, por nuk ka asnjë presion. Ne kemi zgjidhje për të gjitha rolet. Mezi po pres të nisë sezoni. Do të jetë përsëri shumë emocionues". Trajneri ka marrë lajmin e mirë se Endrju Robertson është gati për tri ndeshjet e "reds"ave në turin amerikan. Mbrojtësi i majtë iu nënshtrua një operacioni të vogël në dorën e djathtë pas një infeksioni, por skocezi konfirmohe­t i gatshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Borusias së Dortmundit ( ora 02: 00). Salah, Firmino dhe Alison janë duke shijuar ende pushimet pas aktivizime­ve të tyre me kombëtaret. Klop konfirmoi se kampionët e tij do të rikthehen për turin në Francë në fund të këtij muaji. Ata do të luajnë kundër Mançester Sitit për trofeun e parë sezonal, Superkupën e Anglisë më 4 gusht në "Wembley". "Mo dhe brazilianë­t do të vijnë në Evian. Kjo do të thotë se do t'i kemi ata një javë përpara ndeshjes me Sitin, 12 ditë përpara ndeshjes së parë të kampionati­t kundër Noruiçit dhe 15- 16 ditë përpara Superkupës së Europës kundër Çelsit", përfundoi Klop.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania