Panorama (Albania)

De Ligt, Juventusi zyrtarizon ‘ ministrin’ e ri të mbrojtjes

"Ishte një zgjedhje e vështirë. I lumtur që jam këtu, e adhuroj si mbrojnë italianët"

-

Mungonte vetëm zyrtarizim­i, por edhe ai ka ardhur: Matajs De Ligt është futbollist­i dhe pse jo, "ministri" i ri i mbrojtjes së Juventusit.

Ai ka firmosur dje një kontratë deri më 30 qershor 2024, një operacion që, përjashtua­r pagën e lojtarit, ka prekur vlerën totale të 85.5 milionë eurove. Nga këto, 75 milionë do të shkojnë në arkat e Ajaksit, por pagesa do të kryhet në pesë këste të veçanta, plus 10.5 milionë euro kontribute për menaxherin Mino Raiola. Vetë 19- vjeçari do të fitojë një pagë prej 8 milionë eurosh neto në sezon, e cila mund të arrijë deri në një maksimum prej 12 milionësh në vit, në varësi të një serie bonusesh që janë vendosur në kontratën e Matajs De Ligtit.

FJALËT E PARA

Pas shifrave të komunikuar­a nga Juventusi në uebsajtin zyrtar, nuk përmendet çështja e klauzolës, ndonëse ajo saktësohet nga media italiane se është pjesë e akordit: 150 milionë euro për prishjen e mundshme të akordit, por ajo do të hyjë në fuqi vetëm pas vitit të dytë të kontratës, e thënë ndryshe nga viti 2022 e në vazhdim. Gjithsesi, duke lënë mënjanë aspektet financiare dhe kontraktua­le, futbollist­i më i ri i Juventusit, që pret të emocionojë tifozët bardhezi, ka postuar në adresën e tij në "Instagram" një video që tregon ditën e tij të parë si juventin, por bashkuar edhe me një deklaratë që kishte dhënë për televizion­in e klubit të Ajaksit, përpara se të nisej drejt Torinos. "Jam i lumtur që jam bardhezi. Juve, ja ku jam. Forza Juve, - ishte hyrja e videos, ku më pas De Ligt flet edhe për arsyet që e sollën në Torino. - Duhet të bëja një hap përpara, kishte ardhur koha. Zgjodha Juven, sepse gjithmonë më ka mahnitur mënyra sesi mbrojnë italianët. Ka shumë lojtarë nga të cilët marr shembull: Maldini, Barezi, Nesta, Kanavaro, Shirea dhe mund të vazhdoj ende shumë gjatë pa u ndalur në emra të mbrojtësve legjendarë italianë. Sigurisht që ishte një zgjedhje e vështirë për mua, pasi kisha opsione të ndryshme për të zgjedhur, por duhej të mendoja që të zgjidhja më të mirën dhe besoj se e kam zgjedhur. Për rolin që unë kam në fushë ishin detaje të shumta që e bënin diferencën e zgjedhjes sime dhe për mua ishte mbi të gjitha e rëndësishm­e që të luaja në një klub që besonte tek unë. Juventusi çdo ditë më konfirmont­e se më donte me forcë, me çdo kusht që të isha pjesë e tyre. Kjo skuadër e shihte të ardhmen së bashku me mua dhe unë jam i sigurt se askund tjetër sesa te Juventusi nuk mund të rrisja cilësitë e mia, aspekte të ndryshme të lojës, - vazhdon De Ligt, që e mbyll duke nënvizuar se ndoshta me Ajaksin është vetëm një ' mirupafshi­m'. - Për mua ishte një emocion i madh që të lija Ajaksin. Aty kam jetuar momente të bukura dhe shumë të shëmtuara. Ishte njësoj sikur të ishe në një karusel, por në jetë ka gjithmonë një moment kur duhet të përshëndet­esh. Do të më mungojnë të gjithë, por askush nuk e di se çfarë mund të të rezervojë e ardhmja dhe ndoshta një ditë edhe mund të rishihemi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania