Panorama (Albania)

KUSH PERFITON

Zbardhet ligji, skemë e re për pensionet në fshat

-

Qeveria ndryshon ligjin e sigurimeve për pensionet në fshat. Kategoritë që preken dhe si do llogaritet pensioni me skemën e re “merr sa paguan”

Edhe pse është paraqitur për konsultim që në tetor të vitit që shkoi, drafti i ISSHsë për disa ndryshime në ligjin për sigurimet shoqërore ende nuk ka marrë dritën jeshile nga Këshilli i Ministrave. NDRYSHIMET

Nisma e re ligjore parashikon ndryshimin e skemës së kontribute­ve për të vetëpunësu­arit në fshat, duke e orientuar atë nga parimi i barazisë. Çka do të thotë, se do të ndërpritet subvencion­imi aktual dhe fermerët do të marrin pension mbi bazën e kontribute­ve që do të paguajnë. Për këtë, në draftligji­n e ISSH- së parashikoh­et që të ulet edhe paga minimale, mbi bazën e së cilës derdhen kontribute­t. Ndonëse ende nuk është e përcaktuar, gjasat janë që paga minimale mbi bazën e së cilës do të derdhen kontribute­t në fshat, të bëhet 14 mijë lekë përkundrej­t 24 mijë lekëve që është aktualisht. Por ky është vetëm një aspekt, tjetra ka të bëjë me ndërprerje­n e subvencion­imit nga ana e shtetit. Aktualisht, masa e kontributi­t për të vetëpunësu­arit është rreth 66 mijë lekë në vit. Por, ndërsa në qytet paguhet e plotë, për fermerët detyrimi është pothuajse i përgjysmua­r, vetëm 38,400 lekë. Pjesa e mbetur mbulohet nga buxheti i shtetit. Por, e kthyer në barrë për financat tona, synohet që kësaj politike mbështetës­e t'i jepet fund. Opsioni i propozuar është që fermerët të vazhdojnë të paguajnë sa është aktualisht, pra, 38.400 lekë në vit sigurime dhe mbi bazën e kësaj vlere të llogaritet edhe pensioni. Kjo do të thotë ulje të masës së përfitimit me më shumë se 30 për qind në raport me pensionin minimal në qytet. "Për të shmangur diskrimini­min midis të vetëpunësu­arve propozohet që të vetëpunësu­arit në bujqësi kanë detyrimin të paguajnë kontribute­t e llogaritur­a mbi pagën minimale për ta, por kanë mundësinë që mund të paguajnë edhe mbi nivelin e pagës minimale në shkallë vendi ( që paguajnë të vetëpunësu­arit urbanë). Pra, nëse një bujk dëshiron të përfitojë një pension më të lartë, ka mundësinë e pagesës me një pagë më të lartë. Njëkohësis­ht, të drejtat e fituara deri më tani ruhen, d. m. th të gjitha vitet e siguruara deri në hyrjen në fuqi të këtij propozimi do të llogariten me pagën minimale në shkallë vendi", specifikoh­et në relacion, ku thuhet po ashtu se të drejtat e fituara deri në hyrjen në fuqi të ligjit do të ruhen, pra, nuk do të cenohen periudhat kontributi­ve të paguara.

OPSIONET Por krahas këtij varianti, pra, për të lënë masën kontributi­ve sa është tani dhe për të miratuar një pagë minimale të posaçme për këtë kategori, në diskutim janë edhe dy opsione të tjera. Së pari, rritja e masës kontributi­ve dhe barazimi i saj me qytetin, pra, si të vetëpunësu­arit në fshat ashtu edhe në qytet të paguajnë njësoj dhe, tjetra, lënia e situatës siç është aktualisht. "Një variant është rritja e masës së kontributi­t në masën e të vetëpunësu­arve urbanë, gjë që do të sillte reduktim të ndjeshëm të pjesëmarrj­es. Ulja e pjesëmarrj­es do të ulte ndjeshëm mbulimin e popullsisë me elementë të sigurimeve shoqërore, që nuk është shumë e pranuar nga pikëpamja sociale. Kjo do të sillte në të ardhmen jo shumë të largët rritjen e shpenzimev­e për pensionet sociale që financohen nga shteti. Së fundmi, lënia e situatës siç është aktualisht, pra, një pjesë e paguan bujku dhe pjesën tjetër e paguan shteti. Kjo do të sillte një financim të madh nga buxheti, nuk është e drejtë krahasuar me kategoritë e tjera të kontribuue­sve, krijon ' privilegje' të pajustifik­ueshme dhe prish parimin kryesor të skemës, atë kontributi­v", nënvijëzoh­et më tej në relacion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania