Panorama (Albania)

“Duket që është vrasje e jo vetëvrasje”, Isuf Kalo tregon si u pushkatua ministri që dyshoi për Mehmet Shehun

MJEKU PERSONAL I ENVER HOXHES RREFEN INTRIGAT QE SOLLEN ARMIQESINE E ENVERIT ME LLAMBI ZIÇISHTIN

- ISUF KALO

Kur Mehmeti u gjet i gjakosur pa jetë në krevatin tij në mëngjesin e 18 dhjetorit 1981 nga plumbi në kraharor, Llambi Ziçishti, që u thirr bashkë me ekspertët mjekoligjo­rë për ta parë, thuhej se ‘ i foli më parë goja sesa mendja’. Thonë se ai ishte shprehur: ‘ Bre, po kjo duket si vrasje jo vetëvrasje!’

Pjesa në vijim e rrëfimit të Isuf Kalos, mjekut personal të Enver Hoxhës, marrë nga libri "Blloku", botim i "UET PRESS", përshkruan prapaskena­t e dënimit të Llambi Ziçishtit, ish- ministër i Shëndetësi­së, një nga mjekët kirurg më të mirë të kohës, i cili u kryqëzua si pjesë e grupit të komplotist­ëve që do të helmonin Enverin. Kalo, duke qenë pranë diktatorit, ka konstatuar ndër të parët shpërfillj­en e më vonë dhe urrejtjen e çiftit Hoxha ndaj Llambi Ziçishtit, i cili njihej si një beniamin i Mehmet Shehut, asokohe i vetëvrarë në kushte të dyshimta. Furtuna ndaj grupit të ish- Kryeminist­rit pas këtij akti fatal do të përfshinte dhe ministrin e Shëndetësi­së, i cili shkoi para skuadrës së pushkatimi­t me akuzën vulgare se kishte siguruar ilaçin për të helmuar kreun e regjimit..

TRAGJEDIA E LLAMBI ZIÇISHTIT

Të frikësuar për çka mund të ndodhte, pjesëtarët e ekipit mjekësor më kërkuan që dramacitet­in e gjendjes t'ia bëja prezente Nexhmijes dhe udhëheqjes më të lartë. Ishim në Vlorë, tri orë larg Tiranës, pa mjetet dhe aparaturat e duhura për të përballuar një krizë fatale dhe nuk duhej ta mbanim ne të gjithë përgjegjës­inë pa informuar për rrezikshmë­rinë. Ata kërkuan që të paktën të njoftohej e të thirrej të vinte aty ministri i Shëndetësi­së, profesor dr. Llambi Ziçishti. Ai le të vendoste pastaj se cili duhej informuar e si duhej vepruar më tej. Llambi ishte mjek kirurg me përvojë, me edukatë qytetare, xhentil, me kulturë e me nostalgji franceze dhe, siç kuptohet, edhe filofrance­z, pasi një pjesë të studimeve mjekësore i kish kryer së pari në Bukuresht e pastaj në Paris. I telefonova dhe e njoftova për çka më ngarkuan. Ai hezitoi me droje. "Je i sigurt që duhet të vij unë?", më pyeti. "Është mendimi i ekipit",- i përsërita unë. "E keni biseduar me ata ' brenda'?", ngulmoi ai, duke aluduar për pacientin dhe të shoqen. "Jo, por mendimi është ta bëjmë këtë së bashku me ju, kur të jeni këtu". Kështu ai erdhi me urgjencë dhe u takua me ekipin në vilë, në dhomën e katit përdhes që kishim aty në dispozicio­n. U vendos që ai dhe unë të takonim fillimisht Nexhmijen, ta ndërgjegjë­sonim atë për gjendjen e më pas, me lejen e saj, të informonim e pyesnim udhëheqjen e lartë për zhvendosje­n apo jo në Tiranë. Të shoqëruar nga infermierj­a, Drita Ndoni, iu drejtuam të dy ashensorit që do të na ngjiste një kat më lart, ku te dhoma e ndenjjes ishin Enveri dhe Nexhmija. Ministri ishte i zbehtë dhe ngurronte e ndihej i pasigurt për çka po bënte. I qe tharë pështyma. Ai m'u drejtua edhe një herë: "Vërtet është e nevojshme të vij edhe unë?". "Patjetër,- i thashë,- ju jeni ministër. Kjo situatë nuk zgjidhet dot vetëm nga ne mjekët". "Ngjitu ti e para me ashensor,- i thashë infermiere­s,- dhe njoftoje shoqen Nexhmije se ka ardhur ministri i Shëndetësi­së posaçërish­t nga Tirana dhe mundësisht do t'ju takojë ju bashkë me mua në emër të ekipit". Ajo u ngjit dhe ne pritëm gjatë kohës në këmbë përpara ashensorit. Ministri filloi të shqetësohe­j, u zbeh më shumë dhe mezi po qëndronte në këmbë. Më në fund infermierj­a zbriti dhe duke evituar të më shihte në sy, tha: "Shoqja Nexhmije tha se nuk ka dijeni për takimin. Tha që është tepër e zënë". Pastaj Nexhmija i pat thënë, "fundja le të ngjitet fillimisht vetëm dr. Isufi dhe ai të presë në korridor deri sa të mund të shkëputem nga Enveri". Ata të dy ishin në dhomën e ndenjjes, ku ishte oxhaku dhe televizori. Atë çast mua sikur më ra pika. Nuk po kuptoja çfarë dhe pse po ndodhte e gjitha kjo. U ndjeva fajtor ndaj ministrit, ish- pedagogu im. Ai u djersit e u bë dyllë. "Të thashë",- më pëshpëriti me zë të ulët, sikur i fliste vetes. Dhe u largua prej aty kokulur me hapa të ngadaltë, zvarritës drejt ekipit. Nexhmijen e prita i pezmatuar për shumë kohë në këmbë, në korridorin përpara dhomës së tyre të zjarrit. Ajo erdhi e nxituar, e vrenjtur, e shqetësuar. "Nuk e kemi kërkuar ne ministrin", nxitoi të thoshte, pa më përshëndet­ur fare e me gojën si të tharë nga nervozizmi. "Merruni ju vetë, bëni ç'të doni me të! Mua mos më ngatërroni!" Ardhja e papritur e ministrit dukej që atë e kishte shqetësuar, përderisa, siç u kuptua, ajo nuk e kishte informuar për këtë as të shoqin. Prandaj doli nga dhoma ku ishte me të dhe u takua me mua nxitimthi në këmbë, në korridor. Ndoshta pati frikë mos ai e interpreto­nte ardhjen e ministrit pa kërkesën e tij si me ftesë ose iniciativë të fshehtë të saj. Kjo u kuptua kur ajo tha "mua mos më ngatërroni" dhe jo "neve mos na ngatërroni". Ajo na e la ne mjekëve përgjegjës­inë e thirrjes së tij në vilën e tyre në Vlorë, pa kërkesën dhe lejen e Enverit dhe as të saj. E keqja ishte se pas atij incidenti, as ministri nuk kishte assesi dhe as me çfarë të na ndihmonte. Arsyen e sjelljes së çuditshme të asaj dite do ta kuptoja disa muaj më vonë. Shpërfillj­a e tillë e një vizitori në shtëpinë e saj, ministër i qeverisë e njëkohësis­ht kirurg i njohur dhe profesor i mjekësisë, m'u duk jo e përligjur e shumë e tepruar, por siç rezultoi më pas, edhe ajo qenkej në rolin e "Nexhmijes tjetër", asaj arrogantes inatçore, e përbetuar dhe e pamëshirsh­me ndaj "armiqve" të zbuluar a projektuar nga partia. Arsyeja e asaj sjelljeje të vrazhdë ndaj ministrit Ziçishti u kristalizu­a pak kohë pasi u kthyem nga Vlora në Tiranë. Një mëngjes, pasi ishte zgjuar nga gjumi, Enveri kërkoi të shkoja pranë tij. Shkova bashkë me infermiere­n me mendimin për vizitë mjekësore, teksa ishte ende në shtrat. Por ai i bëri shenjë me kokë asaj që të na linte vetëm. Kuptohej që ishte fjala për një bisedë konfidenci­ale. Dhe vërtet, pa e zgjatur, ai me një ton të rreptë, jo të zakontë në komunikimi­n me mua, pyeti: "Ku i ruani ju, kush tjetër i shikon analizat dhe dosjen time shëndetëso­re? Analizat e mia, radiografi­të e mia, ato regjistrim­et e zemrës ku ruhen ato, kush i ruan?" Unë ngriva. Reagimi i tij më erdhi krejt i papritur. Ai asnjëherë nuk kishte pyetur, as ishte interesuar për to. Sa po hapja gojën të përgjigjes­ha, ai nuk më la, por i nervozuar vazhdoi me të njëjtin ton: "Sepse, kupton ti, nuk ka punë cilido njeri që t'i shikojë ato. As drejtori i klinikës nuk ka të drejtë dhe askush tjetër. Bile, bile,- tha, dhe këtu u ngrit pak mbi jastëk, ngriti më lart edhe zërin,- as ministri i Shëndetësi­së. Unë u hutova. Nuk po orientohes­ha dot për arsyen e këtij reagimi jo të zakontë të tij. Gjithmonë me ton autoritar u ngrit edhe më mbi jastëk dhe duke më parë drejt e në sy, më tha: "Jo po më kupton ti, kohë e bukur, çelin portokajtë në Vlorë, me erë të mirë dhe ministri bën peripato, më kupton? E kupton peripaton ti?",- përsëriti sikur po më thoshte: E kupton o kokëtrashë? "Ju kuptoj shoku Enver i thashë",- dhe ndjeva mornica në shpinë. Kuptova që të gjitha fjalët

dhe frazat që ai tha, mënyra si i tha, të gjitha ato që përmendi: analizat, dosjen, dokumentet, radiografi­të, klinikën, drejtorin e saj, ishin të gjitha garnitura të qëllimshme. Thelbi që ato mbështilln­in ishte vetëm një fjalë: ministri. Ai, në mënyrën e tij, ma tha dhe njëkohësis­ht nuk ma tha, se duhej ta mbaja larg ministrin nga çështjet shëndetëso­re të tij. E thënë ndryshe, Ziçishti nuk ishte më ministër, pavarësish­t se ai vetë ende nuk e dinte këtë. "Kaq e pati dhe Llambi", mendova me pikëllim. Më pushtoi një trishtim dhe tronditje sepse, pa dashur, sikur ishim bërë ne kolegët e tij shkak për atë dreq vizite në Vlorë. Por shkaku nuk kishte qenë vizita në Vlorë. Keqsjellja me të cilën u prit atje vetëm zbuloi që ai nuk ishte më person i dëshiruesh­ëm për Enverin. Arsyeja? Prof. Llambi pati qenë shumë i afërt, si mjek shtëpie, te Mehmeti dhe familja e tij. Ai e pati shoqëruar Mehmetin edhe në udhëtimin e tij dramatik me transatlan­tikun "Quine Elisabeth" për në Nju Jork, i ftuar në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara. Më pas u fol që në të njëjtin vapor kishin udhëtuar njëkohësis­ht me Mehmetin edhe Tito dhe djali i Çërçillit dhe se gjoja ata ishin takuar edhe në mënyrë sekrete mes tyre. Të gjithë miqtë e Mehmetit dhe të Fiqiretes ishin në një listë të zezë, të destinuar për eliminim ose transferim. Llambi dhe vëllai i tij, Mihallaq Ziçishti, ish- zëvendësmi­nistër i Brendshëm në vitet që Mehmeti pat qenë ministër, e ndienin dhe dyshonin se ishin në atë listë dhe prisnin në ankth. Për më tepër, kur Mehmeti u gjet i gjakosur pa jetë në krevatin tij, në mëngjesin e 18 dhjetorit 1981, nga plumbi në kraharor, Llambi Ziçishti, që u thirr bashkë me ekspertët mjekoligjo­rë për ta parë, thuhej se "i foli më parë goja sesa mendja". Thonë se ai ishte shprehur: "Bre, po kjo duket si vrasje, jo vetëvrasje". Ministri Llambi Ziçishti fillimisht nuk kishte qenë personalis­ht i përfshirë, as i informuar për çështjet shëndetëso­re të Enverit dhe të familjes së tij. Ai nuk bënte pjesë në ekipin tonë mjekësor të Enverit. Ne lidhjet i mbanim direkt asokohe me Hysni Kapon dhe më vonë me Mehmetin. Nuk dihej pse ishte bërë ky mënjanim, pa ndonjë dokument të shkruar, por vetëm i nënkuptuar. Shkak që ministri Ziçishti të përfshihej në

 ??  ?? FAMILJET HOXHA DHE SHEHU PAS FEJESES SE SKENDERIT ME SILVA TURDIUN
FAMILJET HOXHA DHE SHEHU PAS FEJESES SE SKENDERIT ME SILVA TURDIUN
 ?? Foto nga libri “Blloku”) ?? Isuf Kalo dhe Enveri kur mori lajmin e lindjes së djalit të Ilirit, nipit të tij të parë (
Foto nga libri “Blloku”) Isuf Kalo dhe Enveri kur mori lajmin e lindjes së djalit të Ilirit, nipit të tij të parë (
 ??  ?? Llambi Ziçishti
Llambi Ziçishti
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania