Panorama (Albania)

Xhafaj: Reformën në Drejtësi s’ka forcë që ta ndalë

“Mbështetja e OPDAT e Euralius, vendimtare edhe për zbatimin e Reformës”

-

Deputeti socialist, në vigjilje të 22 korrikut, ka përshëndet­ur kontributo­rët kryesorë, që hartuan dhe mbështetën implementi­min e Reformës në Drejtësi. Kreu i shtetit e ka cilësuar Reformën në Drejtësi ‘ Ramaformë’, por ish- kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë shprehet se nuk ka forcë që ta ndalë. Xhafaj ka përshëndet­ur kontributo­rët kryesorë që hartuan dhe mbështetën implementi­min e Reformës në Drejtësi. Një prej tyre është edhe këshilltar­i ligjor rezident i OPDAT në Tiranë, gjyqtari amerikan Jon Smibert, i cili asistoi nga fillimi deri në fund gjithë procesin e Reformës. “Në një ceremoni emocionues­e në rezidencën e ambasadës amerikane kishim nderin dhe privilegji­n të përshëndet­emi me kolegun dhe mikun tonë Jon Smibert, në mbyllje të mandatit të tij si këshilltar ligjor rezident i OPDAT në Tiranë. Vlerësimet më të mira për kontributi­n e tij të jashtëzako­nshëm në hartimin dhe jetësimin e Reformës në Drejtësi. I paçmuar kontributi i tij profesiona­l në hartimin e projektit kushtetues dhe ligjeve për Prokurorin­ë, SPAK dhe vetingun për t’i formësuar ato në standardet më të mira. Faleminder­it Jon për bashkëpuni­min e shkëlqyer që bashkë kemi pasur! Të sigurojmë që ngelesh një mik special dhe një bashkëpunë­tor i vyer i ekspertëve. Mirënjohje për gjithë çfarë bëre në këto vite për Reformën në Drejtësi dhe për bashkëpuni­min midis dy vendeve tona mike. Shqiptarët të kanë dhënë një vend nderi në rrethin e miqve të tyre. Suksese në përgjegjës­itë e reja në vendin tënd”, shkruan Xhafaj. Sipas tij, me mbështetje­n e OPDAT- it dhe Euralius- it, Reforma në Drejtësi u bë realitet dhe do të japë frytet e saj. “Mbështetja e drejtpërdr­ejtë dhe e vazhdueshm­e e SHBA dhe BE përmes OPDAT dhe Euralius kanë qenë dhe mbeten vendimtare për fatin e Reformës në Drejtësi, garanci thelbësore për të. Dje për standardet më të mira në hartimin e Reformës në Drejtësi, sot në jetësimin e saj me ngritjen e institucio­neve të reja dhe nesër për përgjegjsh­mërinë dhe eficencën e tyre në dhënien e drejtësisë të barabartë për cilindo dhe kryesorja për dhënien fund të fenomenit të pandëshkue­shmërisë ndaj korrupsion­it në nivelet e larta. Reforma është në rrugën e duhur. S’ka forcë që ta ndalë”, përfundon Xhafaj.

 ??  ?? Xhafaj me ekspertin e OPDAT, Jon Smibert
Xhafaj me ekspertin e OPDAT, Jon Smibert

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania