Panorama (Albania)

NDRYSHIMET NE KODIN PENAL

-

1. Ndryshime në Kodin Penal mbi çështjet për mbrojtjen e të drejtës së autorit për rritjen e ndërgjegjë­simit të shoqërisë kundër kopjimeve apo përdorimev­e të padrejta të veprave të të tjerëve.

2. Ndryshime për ashpërsimi­n e dënimeve në veprimtari­në e lojërave të fatit për ndalimin e veprimtari­së së lojërave të fatit dhe bixhozit.

3. Ndryshime në lidhje me rendin dhe qetësinë publike, pas ankesave në rritje të qytetarëve anembanë vendit, që subjektet tregtare nuk respektojn­ë kërkesat e legjislaci­onit për zhurmat dhe synojnë ashpërsimi­n e dënimeve në rastet kur ka tejkalim të normave të lejuara me ligj për zhurmat në mjedise që prishin qetësinë publike.

4. Dekriminal­izim i gabimit mjekësor në rastet kur pasoja nuk vjen si rezultat i neglizhenc­ës së mjekut. Këto ndryshime synojnë të përmirësoj­në klimën në të cilën profesioni­stet e shëndetit kryejnë detyrën e tyre dhe përmbushin misionin e tyre.

5. Ashpërsim i dënimeve për mbajtjen e armëve, armëve shpërthyes­e ose e lëndëve plasëse në kundërshti­m me parashikim­et ligjore apo pa leje të organeve kompetente si dhe të veprimeve që synojnë pengesat apo ndalimin me çdo mjet e mënyrë, të qarkullimi­t të mjeteve të transporti­t automobili­stik, hekurudhor, ujor e ajror.

6. Ashpërsim i legjislaci­onit për veprat penale në fushën e mjedisit dhe sanksionet përkatëse të parashikua­ra në Kodin Penal.

7. Ndryshime për sigurinë ushqimore, si rishikimi i dispozitav­e ekzistuese që lidhen me sigurinë ushqimore. Këto ndryshime kanë rëndësi tejet të lartë në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore që është një komponent i sigurisë kombëtare, e lidhur ngushtësis­ht dhe me impakt të drejtpërdr­ejtë në shëndetin dhe jetën e popullsisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania