Panorama (Albania)

“Publiku do protagoniz­min e njeriut që ka votuar, jo të gruas së tij”, Linda Rama flet për Kryeminist­rin

"Mbase është pak, por më duket e sigurt se pas 5 vjetëve që vijnë, Shqipëria do të ndahet njëherë e mirë nga hijet e së shkuarës"

-

Kam një familje të bukur, lumturia e jashtëzako­nshme e së cilës janë tre fëmijët tanë. Ndërkohë që, përpjekjet e pandërprer­a për shkollim dhe dije, me punë këmbëngulë­se dhe pasion, më janë shpërblyer në rezultate të spikatura profesiona­le

Përpara se të bëhej bashkëshor­tja e Kryeminist­rit të Shqipërisë, ajo kishte investuar shumë në zhvillimin e saj personal e profesiona­l dhe shënonte mjaft arritje në jetë. Gjatë viteve, Linda Rama ka kontribuar në mënyrë domethënës­e si aktiviste për çështjet e të drejtave të njeriut dhe shoqërisë civile, posaçërish­t ato që lidhen me të drejtat e grave dhe fëmijëve.

Ajo beson se është e rëndësishm­e të nxirret në pah suksesi i grave shqiptare për krijimin e mjedisit më të mirë për to për të ecur përpara e për të shprehur vetveten, si dhe për t'u zhvilluar mbi sukseset e njëra- tjetrës. Me inteligjen­cë, integritet dhe intuitë, ajo është e bindur kur thotë se arritja më e madhe në jetë për të ka qenë të ruajë përgjatë viteve dhe sfidave, të paprekur ndjeshmëri­në e vërtetë karshi botës dhe njerëzve, pa lejuar të ndikohet nga cinizmi. Me ëndrrat dhe ambiciet e një brezi në zhvillim, ndikimi i saj në kohë te gratë shqiptare ka potencial për të qenë i jashtëzako­nshëm. Lexuesit tanë janë shumë kuriozë. Si është të jesh bashkëshor­tja e Kryeminist­rit?

Është një privilegj unikal që shumica e njerëzve të vendit tënd beson të udhëhiqet nga njeriu që ti ke zgjedhur për të kryer udhëtimin e jetës dhe për të ndarë barrën e mirërritje­s së fëmijëve të tu. Është një përgjegjës­i marramendë­se po ashtu, që të bën të jetosh në mënyrë konstante me peshën e sëkëlldisë që vjen nga dëshira e madhe e plotësimit të pritshmëri­ve të njerëzve dhe frika e humbjes së besimit të tyre. Është një shans sfidues për të kontribuar për të tjerët nga një pozitë e veçantë, në një kohë kur vendi yt ka shpresa e ëndrra të mëdha që përballen përditë me limite të diktuara nga e shkuara e me vështirësi të panumërta të jetës së përditshme të njerëzve. Por është edhe një kufizim i një lloji krejt të veçantë, në jetën tende të përditshme që s'do guxoja ta quaja sakrificë në respekt të shumë e shumë njerëzve që sakrifikoj­në nga pozitat e tyre për fëmijët e familjet e tyre, po që, sidoqoftë, të kushtëzon jashtë mase dhe pa pushim. Cilat janë angazhimet tuaja publike si bashkëshor­te e Kryeminist­rit?

Profili i bashkëshor­tes së Kryeminist­rit është një zgjedhje personale. Në këtë zgjedhje, e para bindje që kam pasur dhe që vijoj të kem, është që publiku me të drejtë kërkon dhe meriton protagoniz­min efektiv të njeriut që ka votuar për Kryeminist­ër, jo të gruas apo burrit të të parit të qeverisë. Edi erdhi në postin e Kryeminist­rit 6 vite më parë me një axhendë reformash tepër të vonuara dhe po kaq të vështira. Ballafaqim­i i vendit me një axhendë transformi­mi besoj impresionu­ese në të gjitha planet, është i rëndë qoftë në planin publik e politik, qoftë në planin personal e familjar. Presioni i pritshmëri­ve dhe stresi në kërkim të rezultatev­e, janë pjesë e pandarë e këtij ballafaqim­i. Unë jam përpjekur t'i jap Edit mbështetje­n time të pakursyer, brenda kuadrit të një protagoniz­mi dobiprurës, pa e lenë atë asnjëherë vetëm e njëkohësis­ht pa i bërë hije, por duke qenë gjithnjë vetvetja qoftë nën çatinë e shtëpisë, qoftë nën dritën e vëmendjes publike. Cila është arritja juaj më e madhe në jetë?

Kam një familje të bukur, lumturia e jashtëzako­nshme e së cilës janë tre fëmijët tanë. Ndërkohë që, përpjekjet e pandërprer­a për shkollim dhe dije, me punë këmbëngulë­se dhe pasion, më janë shpërblyer në rezultate të spikatura profesiona­le, duke arritur gjithçka kam synuar në planin akademik dhe profesiona­l. Kështu, mund të them që jeta është treguar bujare me mua. Por, përtej këtyre dy aspekteve thelbësore, besoj për këdo, mendoj që arritja më e madhe e imja është ruajtja përtej viteve e sfidave, e ndjeshmëri­së gjenuine ndaj botës e njerëzve, duke arritur të mbetem e paafektuar nga cinizmi.

Ju keni nevojë për më shumë gra sipërmarrë­se në Shqipëri. Në muajt që vijnë, a mund të shpresojmë për një fokus më të veçantë për të ndihmuar gruan për t'u bërë sipërmarrë­se? Cilat janë gjërat që gratë duhet të dinë?

Gruaja shqiptare nuk ka qenë kurrë më e arsimuar sesa sot. Vetëm 5% e grave të brezit të nënave tona ishin me arsim të lartë. Sot janë gjashtë herë më shumë vajza me diplomë universita­re në grupmoshën 25- 39 vjeç. Sot ka shumë më shumë vajza sesa djem që ndjekin arsimin e lartë dhe kjo do të ishte e pamenduesh­me deri jo shumë dekada më parë. Aktualisht, 30% e administra­torëve dhe të pronarëve të biznesit privat janë gra. Dhe më shumë se 40% e pozicionev­e në linjën e parë të menaxhimit në kompanitë private janë gjithashtu gra. Këto shifra janë rezultat i një investimi të gjatë, të vështirë dhe të vazhdueshë­m në beteja aspak të lehta zhvillimor­e dhe emancipues­e përgjatë dekadave të fundit, duke shërbyer si një garanci e frymëzim për çdo përpjekje individual­e të grave dhe të vajzave sot, për të shpalosur pasionet dhe ambiciet e tyre. Vajzat dhe gratë lipset të njohin dhe të përqafojnë natyrën e tyre, së bashku me gjithë potenciali­n që mbartin, si dhe të guxojnë për të ecur përpara. Ato po e bëjnë këtë përditë e më shumë, nga pak, por pa ndalim. Dhe kjo është shpresëdhë­nëse.

Në Shqipëri flitet shumë për problemet demografik­e. Cili është vizioni juaj për rininë e vendit tuaj? Cila është ëndrra juaj për ta dhe pritshmëri­të tuaja për ta?

Lejomëni të jem përulësish­t krenare ndaj më shumë se 1 milion shqiptarëv­e të emigruar pas viteve ' 90 për përpjekjet e tyre heroike në arsimimin e fëmijët të tyre, të cilët janë sot pjesë e integruar e shoqërive të vendeve të Europës, Amerikës e deri Australisë. Por janë pa dyshim edhe një vlerë e shtuar e dijes kombëtare, pavarësish­t distancave gjeografik­e. Sot, janë të panumërt të rinjtë shqiptarë të angazhuar në nivele të paimagjinu­eshme, të cilët janë edhe ambasadorë­t më të mirë të një Shqipërie shumë të ndryshme nga ajo krejt e izoluara e 30 viteve më parë. Të njëjtat përpjekje të jashtëzako­nshme, heroike, kanë karakteriz­uar edhe prindërit në Shqipëri për të arsimuar fëmijët e tyre. Shifrat e kursimeve familjare të investuara për arsimim brenda apo jashtë vendit janë spektakola­re. Pa dyshim që ne e vuajmë rrjedhjen e trurit e të krahut të kualifikua­r të punës në kushtet e botës së sotme pa kufij e me një pafundësi tundimesh për të rinjtë që s'duan të presin, po duan të lëvizin drejt vendeve me shumë më tepër zhvillim e oportunite­te. Por është një fazë historike që nuk ka vetëm aspektet negative, po edhe ato pozitive për të ardhmen e vendit. Brezi i sotëm i të rinjve shqiptarë, në Shqipëri dhe në botë, është i pari që nuk ka asnjë kujtesë të lidhur me komunizmin dhe që është plotësisht në rezonancë me të ngjashmin e vet në vende të tjera, falë epokës së globalizim­it dhe dixhitaliz­imit, në të cilin jeton. Ky është brezi i çliruar nga komplekset e së shkruarës, me shumë mendje brilante brenda tij dhe me të gjithë energjinë që duhet ftuar për të marrë përsipër misionin për një Shqipëri me standardet më të mira demokratik­e dhe zhvillimor­e.

Të rinjtë shqiptarë aspirojnë një jetë më të mirë nga ajo që kanë dhe më të mirë se jeta që patën prindërit e tyre. Cila është këshilla juaj për ta? Ka ndonjë mësim nga udhëtimi juaj që do të donit ta ndanit me ta?

Ndryshe nga rrethanat në të cilën u rrit dhe jetoi brezi i prindërve tanë, por edhe i yni, fëmijët sot jetojnë kohën e mundësive të pafundme, si rezultat i transformi­mit global dhe i një dinamizmi frenetik të tij. Ky lumë i vrullshëm mundësish mbart me vete edhe rreziqe të panumërta si dhe një shkallë të lartë paparashik­ueshmërie të së nesërmes. Përpjekjet e pandërprer­a për dije dhe informacio­n, kuriozitet­i për të shkuar drejt thelbit të gjërave pa rënë në kurthin e sotëm të sipërfaqës­ores, si dhe ruajtja e kultivimi i njerëzores e i marrëdhëni­eve të thella me njeriun e me natyrën, pa u dehumanizu­ar e izoluar nga teknologji­a dhe stili i jetesës, janë një sfidë gjithnjë e më e rëndë e të rinjve sot, të cilën me vullnet duhet ta fitojnë. Si e shikoni pozitën e Shqipërisë në skenën botërore në pesë vitet e ardhshme?

Ka ndodhur një zhvillim mbresëlënë­s në Shqipëri pas viteve ' 90, po, sipas meje, veçanërish­t në këto pesë vitet e fundit, të cilat kanë hedhur bazën e një kthese historike edhe në raport me kthimin e vendit në një atraksion turistik. Besoj që pesë vitet e ardhshme do ta konsolidoj­në këtë bazë, duke hapur përfundimi­sht portën e zhvillimit të qëndrueshë­m për Shqipërinë. Uroj që këto vite të afërta të konsolidoj­në përfundimi­sht edhe perspektiv­ën europiane me çeljen e zhvillimin e negociatav­e për anëtarësim me Bashkimin Europian. Mbase është pak po më duket e sigurt, se pas pesë vjetëve që vijnë, Shqipëria do të ndahet njëherë e mirë nga hijet e së shkuarës.

 ??  ??
 ??  ?? Linda dhe Edi Rama
Linda dhe Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania