Panorama (Albania)

KREU I KADASTRES Tapitë e tokave me 7501, Lame: Nisim regjistrim­in

Kreu i Kadastrës flet për tokat me 7501. Artan Lame: Ka probleme me hartat, si do zgjidhim regjistrim­in e tokës së ndarë në fshat që nga viti 1991

-

Hapësira më e madhe e gjelbër në qendër të Tiranës, Parku Rinia do të transformo­het. Ekskavator­ët e bashkisë kanë nisur punën për t'i dhënë një tjetër pamje ambientit, i cili do të vijojë të jetë argëtues e çlodhës, por do të rikoncepto­het me qëllim që të tërheqë shumë herë më tepër grupmosha të ndryshme. Duke inspektuar punimet e sapunisura, kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, e cilëson këtë investim një tjetër premtim të mbajtur, për të cilin nuk kishte përse të priste më shumë për ta përmbushur. "Nuk kemi pritur as 4 javë që të fillojmë mbajtjen e premtimeve të 30 qershorit, një prej të cilave ishte rehabiliti­mi i total i Parkut Rinia, një park i cili shpëtoi falë kryebashki­akut Edi Rama në mandatin e tij, që u çlirua nga ' republika e rrumpallës'. Këtu ku jemi tani, ka qenë disko ' Krokodili'; një vend që njihej me këto lloj toponimesh sot, është një nga parqet qendrorë më të bukur të Tiranës, por që nga ai çlirim, përveç mirëmbajtj­es nuk ka pasur një investim shtesë". Kryetari dha disa detaje mbi mënyrën sesi do të konceptohe­t ambienti i ri. Projekti për rikualifik­imin e parkut parashikon hapësira të dedikuara, një zonë të rrethuar ku nuk do të mungojnë ata që dëshirojnë të shëtisin qentë e macet. Sakaq, Veliaj jep siguri për vizitorët e tjerë. "Tirana është sot një qytet me një komunitet kafshëdash­ës, që duhen respektuar dhe duhet të kenë hapësirën e tyre, ndaj këtu do të ketë edhe një hapësirë për katërputro­shët e Tiranës. Për ata që ndoshta kanë frikë nga kafshët ose nuk janë aq miqësorë me to, do të ketë një gardh që të mos ndihen të rrezikuar". Pak muaj më parë, Këshilli Bashkiak i dha OK projektit të transformi­mit të Parkut Rinia, ndër të paktat hapësira çlodhëse e argëtuese vetëm 500 metra larg qendrës së qytetit. Në hapësirën prej 29.81 hektarësh do të ketë edhe ndërhyrje rikualifik­uese e mobilim rekreativ. Investimi i Bashkisë së Tiranës te Parku Rinia parashikon krijimin e disa minisheshe­ve, sheshe për fëmijë, labirinte, park lojërash, lojëra për të moshuar si shah, domino etj. Është parashikua­r ndërtimi i një baseni ujor, që kulmon nga Monumenti i Pavarësisë dhe përfundon në pjesën fundore të parkut, ndërsa rrugicat do të shtrohen me gurë dekorativë.

 ??  ?? Veliaj, dje në inspektimi­n e punimeve
Veliaj, dje në inspektimi­n e punimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania