Panorama (Albania)

KM apo KRM?

- EDMOND TUPJA

Miku dhe ish- kolegu im i vjetër Françesk Armadhi është bërë disa herë gjysh dhe sigurisht, tashmë në pension, kultivon, siç...

shkruante Viktor Hygoi, artin e të qenët pikërisht gjysh. Një ditë të bukur, njëri prej nipërve të tij, që sapo ka përftuar në shkollë nocionet fillestare të disa njësive në sistemin e matjes së gjatësisë – mm, cm, m e km – e pyeti atë gati para tri javësh se ç’kuptim kishin dy shkronjat KM që kishte parë në televizor, në cepin e djathtë të ekranit, më saktësisht në fjalinë “KM: Zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor”. Ai ishte i shqetësuar sepse KM për atë kishte kuptimin “kilometër”. Atëherë, me një durim shembullor, i gjyshi i shpjegoi se KM është shkurtim i fjalës “kryeminist­ër”, prandaj edhe e shkruajnë me shkronja të mëdha dhe jo me të vogla në mënyrë që të mos merret për “km”; rrjedhimis­ht, lajmi i shkruar duhej lexuar “Kryeminist­ri thotë se zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor”.

Pasi Françesk Armadhi më foli për shqetësimi­n e të nipit, mendja më shkoi te romani i Ben Blushit me titullin “KM”, në të cilin bëhet fjalë për një kryeminist­ër, zemra e të cilit pushon përfundimi­sht së rrahuri si pasojë e një atentati kundër atij. Dashur pa dashur, si kundërshta­r i paepur i çdo forme dhune, si kundërshta­r i vendosur edhe i dënimit me vdekje, m’u drodh shpirti, sepse pata një si parandjenj­ë kobndjellë­se të papërballu­eshme: Po sikur, larg qoftë dhe mos e dhëntë as Zoti e as Rastësia, një dorë mizore, e paguar nga forcat e errëta të armikut të brendshëm e të jashtëm, të ndërmerrte një veprim të tillë kundër zotit Kryeminist­ër që po bën çmos, bashkë me ndërkombët­arët, ta reformojë sistemin tonë të drejtësisë dhe ta integrojë në gjirin e Bashkimit Europian Shqipërinë tonë të shkalafitu­r shpirtëris­ht, moralisht, ekonomikis­ht, demografik­isht, ekologjiki­sht dhe politikish­t? Pastaj, duke u përpjekur jo vetëm emocionali­sht, por edhe racionalis­ht, ta dëboja nga mendja atë parandjenj­ë ose, të paktën, ta asnjanësoj­a frikën që më kishte pushtuar, me të mbërritur në shtëpi, bëra arsyetimin e mëposhtëm:

Për ta shpërbërë besëtytnin­ë time, sipas së cilës ekuacioni KM ( si barasvlerë­s me fjalën “kryeminist­ër”) = KM ( si titull i një romani që përfundon me vrasjen e një kryeminist­ri) ndillte ose, më keq akoma, paralajmër­onte vrasjen e zoti Rama, pra, për ta kthyer në inekuacion e, rrjedhimis­ht, për ta bërë këtë vrasje të pamundur, lypsej të gjeja ndonjë marifet qoftë edhe krejt të vogël, madje edhe formal. “Edhe formal”, – thashë me vete dhe përsërita: “Edhe formal”, para se të shtoja si në kllapi: “Qoftë edhe me anë të një shkronje të vetme!”. Pastaj, papritur e pa kujtuar, pata një ndriçim: Në ekranin e kaltër të trurit tim u shfaq fjala “KRYE” me germa mavi nga të cilat germa “R” nisi të regëtinte duke u zbardhur krejt, a thua se donte të tërhiqte vëmendjen time. Në çast, mora një fletë letre, shkrova atje germat KM dhe u futa midis germën “R”. Mandej gjithçka rrodhi krejt natyrshëm: KRM ( pra fjala “KryeMinist­ër” si funksion i zotit Rama) `” KM ( si protagonis­t i romanit të Ben Blushit)! U ndjeva i lumtur, gati i pavdekshëm, ngaqë ky inekuacion më dha kështu mundësinë t’i shpëtoja jetën KRM- së sonë të nderuar, i lumtur gjithashtu që, me shumë gjasë, i shmanga edhe zotit Blushi çdo brerje ndërgjegje­je në rast se, larg qoftë, KRM- së sonë të pazëvendës­ueshëm e të papërsërit­shëm do t’i ndodhte ndonjë fatkeqësi fatale për të tashmen e ndritur dhe, veçanërish­t, për të ardhmen e shkëlqyer të vendit tonë në gjirin atëror të Bashkimit Europian, i lumtur, së fundi, se KRM- së sonë tash e tutje do t’i ecte mbarë puna madhështor­e që ka ndërmarrë për ta çuar e mbajtur përjetësis­ht kombin shqiptar në qiellin e shtatëqind e shtatëdhje­të e shtatë!

Së parafundi, jam i sigurt se nipit të mikut dhe ish- kolegut tim Françesk Armadhi, që është në zanafillë të këtij shkrimi, nuk do të vonojë t’i vijë një përshëndet­je nga ana e KRM- së sonë aq të vëmendshëm ndaj fëmijëve të talentuar dhe se, nga ana tjetër, gazetarët e publicistë­t tanë do ta zëvendësoj­në me sukses të plotë në analizat e tyre siglën KM me atë KRM.

Së fundi, as miku dhe ish- kolegu im Françesk Armadhi, as unë, as shumë nga bashkatdhe­tarët tanë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, në Europë e kudo gjetiu në botë, nuk e kuptojmë përse rreth e qark nesh vjen përherë e më shumë një si erë ngordhësir­ë, një si erë cofëtinë, një si erë kërmë, e padurueshm­e dhe helmatisës­e.

Së parafundi, jam i sigurt se nipit të mikut dhe ish- kolegut tim Françesk Armadhi, që është në zanafillë të këtij shkrimi, nuk do të vonojë t’i vijë një përshëndet­je nga ana e KRM- së sonë aq të vëmendshëm ndaj fëmijëve të talentuar dhe se, nga ana tjetër, gazetarët e publicistë­t tanë do ta zëvendësoj­në me sukses të plotë në analizat e tyre siglën KM me atë KRM. Së fundi, as miku dhe ish- kolegu im Françesk Armadhi, as unë, as shumë nga bashkatdhe­tarët tanë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, në Europë e kudo gjetiu në botë, nuk e kuptojmë përse rreth e qark nesh vjen përherë e më shumë një si erë ngordhësir­ë, një si erë cofëtinë, një si erë kërmë, e padurueshm­e dhe helmatisës­e

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania