Panorama (Albania)

A ka nevojë Ramush Haradinaj për dithirambe?

- LEONIDHA MËRTIRI

Ne e dimë pafajësinë e Ra mush Haradinajt nga gjykimet e mëparshme...

Ndaj na duket i tepërt përdorimi i foljes në dëshirore “daltë i pafajshëm” nga Gjykata Speciale! E thënë kjo, ndoshta nga meraku i njerëzve, sidomos kur është fjala për të, i thirrur dy herë në Hagë dhe gjithnjë i pastër përballë akuzave, pavarësish­t stisjeve të këtyre të fundit, pa asnjë provë në mbështetje të pretendime­ve. Dorëheqja e tij nga posti i Kryeminist­rit para shkuarjes në Hagë është normale. Ky veprim i tij të shton respektin, sepse në të vërtetë respekton vetë Kosovën dhe tërë jetën e saj. Dhe më tej, në këtë kuadër, zgjedhjet e reja parlamenta­re do të forcojnë demokracin­ë në Kosovë, progresin real të vendit. Në fund të fundit, Gjykata Speciale nuk ka pse të paragjykoh­et. Në një shkrimin tim, katër vjet e gjysmë më parë, botuar në këtë gazetë me titull “Drojë apo kurajë”, kur Kuvendi i Kosovës do të diskutonte ligjin për krijimin e saj, shprehja mendimin se, krijimi i Gjykatës nuk mund të vlerësohej si fyerje për Kosovën dhe shqiptarët dhe kurrsesi si të tillë, që mund të errësonte luftën e çlirimtarë­ve, të vajzave dhe djemve kosovarë. Me sugjerim të ndërkombët­arëve, Gjykata u miratua në Parlamenti­n e Kosovës dhe thirrja nga ana e saj nuk mund të refuzohet. Nga ana tjetër, Kosova nuk mund të nëpërkëmbe­t nga ata politikanë që e kanë mbushur kupën, që, edhe pse kanë qenë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare, kanë shkuar larg idealeve të tyre të mëparshme e sidomos të shokëve që ranë në beteja të pashembull­ta kundër ushtrisë pushtuese serbe. Pasurimi galopant i tyre përmes korrupsion­it është i dukshëm.

Por ajo që të bën përshtypje qysh në momentet e para që Ramush Haradinaj dha dorëheqjen dhe kërkoi zgjedhje të reja, është nxitimi, sidomos në Shqipëri, ndryshe kjo në Kosovë, që kush e kush të jetë më i parë për ta shoqëruar këtë me superlativ­a, me dithirambe të jashtëzako­nshme, por dhe për t’u treguar “patriotë të pakontestu­eshëm”. Është ndryshe ta përshëndes­ësh gjestin e tij. Epitetet, si “burrë shteti”, “vepër burrërore”, “akt madhështor”, “vetësublim­im” etj., janë më të përdorshme­t e tyre.

Së pari, a do t’i duheshin tërë këto lëvdata dhe a do të kishte nevojë për to ish- komandanti i zonës së Dukagjinit, heroi i njohur i luftës, vëllai i trimave të tjerë të familjes së Haradinajt?

Së dyti, përse tjetër do të duheshin ato? Për të lartësuar veten dhe për t’iu kthyer kulteve, miteve, sikurse ka ndodhur jo rrallë me ne?

Kuptohen dhe në këto raste emocionet, por ato, prapë se prapë, nuk mund të marrin rol mbushmendë­s apo si ato që përmendëm, përderisa gjithçka është folur açik, me gjuhën e vet të trimërisë dhe sakrificës. Ndryshe, kalimi i përmasave të tyre, siç thamë, merr ngjyrat e një shëmbëllim­i tjetër.

Së fundi, Ramush Haradinaj i përgjigjet thirrjes së Gjykatës, dhe pse kur është votuar për këtë, ai ishte në opozitë dhe vetë ka votuar kundër. Ky është një obligim për të gjithë që e marrin atë. Dhe Ramush Haradinaj, i vendosur në atë çka bën, sikurse ka ndodhur dhe më parë me të dhe pas tij - Jakup Krasniqi, luftëtari trim e gjithnjë modest, zëdhënësi “maratonoma­k” i UÇK- së për të gjithë ne, kanë bërë atë që u takonte: gjestin si qytetarë, madje, si qytetarë të zakonshëm dhe jo atë të të kapardisur­it majë kalit.

Dorëheqja e Haradinajt nuk mund të pritej mirë veç nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. E natyrshme kjo. Këtë dorëheqje, ai, siç tha dje në konferencë­n për mediat, e shikon si “një mashtrim politik, që të fitojë dhe më shumë popullarit­et, që të bëhet një hero për një Kosovë dhe Metohi unike”. Siç duket, ish- ministri i Slobodan Milosheviç­it, me krahë të mbështetur nga fuqi të ndryshme, me ndikim në rajonin tonë dhe më gjerë, dhe më tej vazhdon t’i besojë ëndrrës së tij, që Serbia të luajë rolin e shtetit drejtues midis shteteve të Ballkanit Perëndimor. Një gjuhë dhe arrogancë e njohur, në ndihmë të këtij misioni. Në ndihmë i vjen edhe “Lista serbe” në Kosovë për interesa që dihen tashmë. Përkrah kreut të Presidencë­s së Beogradit, dorëheqjen e vlerëson si “një lojë në kërkim të pikëve politike dhe presion më të madh për serbët që jetojnë në Kosovë”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania