Panorama (Albania)

Vrau gruan me thikë për xhelozi, gjendet i mbytur në det

Hazbie Kuka sapo kishte nisur punë si edukatore në një kopsht. Burri dyshonte për lidhje jashtëmart­esore për shkak të veshjes

- DURRES/

Dyshimet se gruaja e tradhtonte çuan në vrasjen e 36- vjeçares dhe më pas vetëmbytje­n e autorit. Ardian Kuka, pak orë pas vrasjes së bashkëshor­tes së tij, mbyti veten në zonë e quajtur “Sektori Rinia” në Durrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes në periferi të Durrësit, në Lagjen 15, e njohur ndryshe si Spitallë. Pas krimit, Kuka u largua nga shtëpia, ndërsa Policia ishte vënë në kërkim të tij. Trupi i 37- vjeçarit u gjet mëngjesin e së shtunës, ndërsa Policia mohon faktin që në makinë apo shtëpi të jetë gjetur ndonjë letër e lënë nga ai pas krimit.

TRUPI Ishin pushuesit, që kishin frekuentua­r bregdetin e veriut të Durrësit këtë të shtunë, ata që pikasën trupin e pajetë të 37- vjeçarit Ardian Kuka, të cilin Policia e kishte shpallur në kërkim që prej orës 16: 30 të së premtes, kohë kur ai qëlloi për vdekje me thikë bashkëshor­ten pas një debati të ashpër dhe më pas u largua me shpejtësi në drejtim të paditur me makinë. “Nga kërkimet e pandërprer­a të Policisë, orët e para të mëngjesit është gjetur i mbytur autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshor­tes së tij, ndodhur ditën e djeshme. Më datë 20.07.2019, rreth orës 07: 30, në ‘ Sektorin Rinia’, Durrës, është gjetur i mbytur shtetasi A. K. rreth 37 vjeç, banues në Lagjen nr. 15, Durrës. Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi, me të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit. Ky shtetas dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshor­tes së tij ndodhur ditën e premte. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, bëhet e ditur nga Policia. 37vjeçari prej kohësh punonte si shofer për Operatorin e Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike në Durrës, ku ishte shoferi person i kunatit të Vangjush Dakos, i cili mban dhe pozicion drejtues në OSHEE Durrës. Persona që e njihnin nga afër Kukën tregojnë se ai njihej si person i qetë dhe mjaft pozitiv. Por, kohët e fundit ai kishte një marrëdhëni­e të tensionuar me bashkëshor­ten, me të cilën ka dhe një fëmijë të mitur. MOTIVI Grupi hetimor i ngritur për të hetuar krimin në familje, që tronditi jo vetëm Durrësin por mbarë opinionin publik, ka dalë në konkluzion­in se xhelozia e bashkëshor­tit ndaj së shoqes ( ndoshta pa arsye konkrete) ishte bërë shkaktare për zënkat dhe konfliktet që shoqëronin muajt e fundit çiftin Kuka. Nga të afërmit e familjes, “Panorama” mësoi se Ardiani njihej si person xheloz ndaj bashkëshor­tes. Madje, edhe nëpër festa familjare Ardiani nuk e linte kurrë vetëm Hazbien. Kohët e fundit, që nga momenti që bashkëshor­tja kishte nisur të punonte si edukatore në një kopsht në Durrës, mes tij dhe Hazbies kishin nisur debatet që kishin si pikënisje xhelozinë. Ardiani, edhe pse ia kishte siguruar vetë vendin e punës, ishte shumë xheloz për bashkëshor­ten, pasi kjo e fundit kishte nisur ta mbante disi veten, duke u veshur mirë, ajo kujdesej për pamjen e jashtme për të shkuar në punë. Ky fakt ka bërë që ai të dyshonte për ndonjë lidhje jashtëmart­esore të Hazbies. Debatet mes Ardianit dhe Hazbies kishin nisur të intensifik­oheshin, por ka shkuar në dhunë apo denoncim për dhunë.

Ndërsa mesditën e së premtes degjenerua­n deri në përdorimin e thikës. Në debat e sipër, ku i pranishëm ishte edhe djali i tyre 8 vjeç, Ardiani e qëlloi disa herë me thikë bashkëshor­ten dhe më pas u largua me shpejtësi me makinë në drejtim të paditur. Ai u gjet i vdekur rreth 15- 16 orë pasi kreu krimin e rëndë. Pasi kishte parkuar makinën e punës disa metra larg detit, 37vjeçari hyri në ujë, duke mos dalë më i gjallë, ndërsa trupi i tij u pikas vetëm të nesërmen nga frekuentue­sit e plazhit.

 ??  ?? Viktima Hazbie Kuka
Viktima Hazbie Kuka
 ??  ?? Banesa e çiftit Kuka
Banesa e çiftit Kuka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania