Panorama (Albania)

Si t’i kthejmë PPP- të në një alternativ­ë zhvillimi?

- MAJLIND LAZIMI

Para 13 vitesh, në univer sitetin ku studioja, ishte ftuar për një leksion të hapur...

Krenare dhe me sovranitet doli Angela Merkel para medias në kryeqyteti­n gjerman për të bërë bilancin politik para fillimit të pushimeve të verës. Por edhe për të folur për trashëgimi­në që do lërë pas dhe kush do ta marrë këtë trashëgimi, mendon Christian F. Trippe.

Angela Merkel do të largohet nga skena politike maksimumi pas dy vitesh dhe këtë ajo e tha tri herë ditën e premte ( 19.07). Merkel ndodhet në fazën e fundit të qëndrimit në post si Kancelare. Pas 14 vitesh pune rraskapitë­se në këtë detyrë shtrohet pyetja si është gjendja e saj shëndetëso­re dhe aftësia për të qëndruar ende në këtë post. Javët e fundit, Kancelarja ka pasur dridhje të forta kur është shfaqur në publik. Por dyshimet mbi fizikun e shëndoshë për të qëndruar në post, Kancelarja u mundua t'i largonte. Për këtë, ajo përdori fjalë që kanë të bëjnë me planet për jetën e saj "më pas", pas ndarjes nga politika. Kjo tregon se për të personalis­ht është duke u afruar gjithnjë e më shumë ndarja nga pushteti.

Por, para se të largohet, Merkeli kërkon të verë prapë në vend namin e saj si "Kancelare e klimës". Ajo tregoi me detaje për heqjen dorë nga prodhimi i energjisë elektrike me qymyr dhe diskutoi propozimet politike se si mund të menaxhohet dëmtuesi i klimës, dioksidi i karbonit. Ndërkohë që Merkel ka dalë para shtypit për të folur dhe kthyer përgjigje për pyetjet, pak më tutje, disa qindra të rinj të lëvizjes "FridayFor- Future" kanë dalë në demonstrat­ë. Merkel pranon se vala e protestave e përmendi që të fillojë të kujdeset më intensivis­ht për mbrojtjen e klimës. EDHE SA KOHË MBAN KOALICIONI?

Në Berlin ka këto ditë shumë spekulime lidhur me kohën e qëndrimit të koalicioni­t qeverisës të konservato­rëve të Merkelit dhe socialdemo­kratëve, i cili nuk dihet nëse do të zgjasë deri në fund të periudhës legjislati­ve. Socialdemo­kratët janë duke hequr shumë politikish­t, pas përplasjev­e në zgjedhje dhe duken si pa orientim; në dimër ata do zhvillojnë kongresin e partisë në kërkim të përgjigjes nëse do të vazhdojnë të qëndrojnë në koalicion apo jo. Ka mundësi që socialdemo­kratët të dalin nga "koalicioni i madh" dhe periudha e Merkelit të marrë fund pranverën e ardhshme.

Karakteris­tikë e kësaj periudhe janë krizat e mëdha, në të cilat Merkeli, dhe bashkë me të edhe gjermanët dhe krejt Europa, ka arritur t'ia dalë manë. Duke qenë "kancelare e krizave", Merkeli ka zhvilluar stilin e saj special politik: Duke ecur përpara jo me shpejtësi të madhe dhe pa e vënë veten në rrezik, duke mos marrë vendime të mëdha politike, duke bërë më shumë kompromise sesa shtyrje përpara me forcë. Kështu reagoi ajo në krizën financiare botërore dhe atë të euros, kështu në krizën e Ukrainës. Asnjë nga këto kriza nuk është zgjidhur po ashtu siç nuk është zgjidhur kriza e migracioni­t. Tani është duke u krijuar një krizë tjetër ekonomike, shenjat e saj janë neo- protektoni­zmi. KUSH DO TA PASOJË MERKELIN?

Te trashëgimi­a e periudhës së Merkelit bën pjesë edhe pyetja kush do ta pasojë atë. Kush e ka formatin dhe aftësinë që të përballet me këto kriza? Angela Merkel e ka vendosur kush sjell "optimizëm realist" të mjaftueshë­m për të marrë këtë post. Me Annegret Kramp- Karrenbaue­r - të quajtur nga mediat "AKK", Merkeli arriti të vërë kandidaten e saj të preferuar në krye të CDU dhe tani edhe ta fusë në kabinet.

Megjithatë, janë duke u rritur dyshimet nëse AKK do TA përmbushë dot politikish­t këtë detyrë. Këto dyshime dëgjohet të thuhen me zë të lartë nga kundërshta­rët politikë. Por ato thuhen me zë të ulët dhe jo në publik edhe në qarqet konservato­re. AKK e morri duke ngurruar postin ministeria­l dhe reagoi me ngathtësi kur doli në publik. Të gjitha këto vlerësime shihen te shifrat e dobëta të dala nga sondazhet, monedha e biznesit politik të ditës. Çdo ditë numërohet aty.

Nëse Gjermania do të ketë vërtet zgjedhje të parakohshm­e, atëherë AKK nuk do të ketë kohë për të krijuar profilin e saj në kabinet dhe të tregojë se është e aftë të bëhet Kancelare. Nëse do të ketë zgjedhje të reja pranverën e ardhshme, nuk përjashtoh­et mundësia që Angela Merkel të shtyjë edhe një herë largimin nga politika. D. W.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania