Panorama (Albania)

Ish- ministri italian sjell në Tiranë 17 vepra të Da Vinçi

"Kam provuar disa herë ta shikoj ' Darkën e fundit' nga afër, por, edhe pse jam italian, ende më duhet të pres radhën"

-

Hija e ndjesive që përplasen, mes një melankolie të lehtë e një buzëqeshje­je që i qëndron si vello pikturës më të famshme në botë, vesh një copëz të Muzeut Historik Kombëtar në këtë 500- vjetor të vdekjes së Leonardo da Vinçit.

Jemi përballë "Xhokondës", në përpjekje për të parë më nga afër se kurrë misteret e së ashtuquajt­urës "femme fatale". Nuk është e punuar në tavolinën e plepit e nuk mbart as shenjat më shumë se 5 shekullore të veprës, por imazhi i riprodhuar i pikturës simbol të artit synon të krijojë afërsi me origjinale­n, historinë e saj e të mjeshtrit. 77X53 cm, "Mona Liza" ka përmasat më të mëdha nga 16 veprat e tjera të Da Vinçit të ekspozuara nën titullin "Leonardo: Vepra e plotë", që edhe pse imtime të dixhitaliz­uara me rezolucion­in më të lartë, u japin mureve të muzeut një lloj madhështie të munguar. Vizitorët e parë i qëndrojnë kaq afër pikturës së famshme, thua në përpjekje për të sqaruar dyshimet, nëse i ngjan më shumë Liza Gerardinit, Izabelës së Aragonës, së dashurës së dukës së Nemours, Paçifika Brandanit, apo ndoshta nuk kemi të bëjmë me një figurë femërore. Mistere gati "të pazgjidhsh­me", me personazhe­t e supozuara, të hershme, sa dhe vetë vepra, e që ndoshta e bëjnë mitin "Xhokonda" edhe më legjendare. Ekspozita që po bën xhiron e botës, është e kuruar nga historiani i njohur i artit, gjithashtu ish- ministër i Kulturës dhe Mjedisit të Italisë, Antonio Paoluçi ( ish- drejtor i Muzeve të Vatikanit për 9 vite dhe u krijon mundësinë vizitorëve të shikojnë nga afër 17 veprat më të famshme të poliedriku­t italian. Për një nga inxhinierë­t, që ka kontribuar për të bërë të mundur ripropozim­in e veprës së Da Vinçit me teknologji­në më të lartë, Luca Gismondi, ekspozita "Leonardo: Vepra e plotë" është një shans unik për të parë në të njëjtën kohë e vend të gjitha veprat e mjeshtrit, të shpërndara në 17 muze të famshme të botës. Ndërsa veçon "Lajmërimin" si të preferuarë­n, pasi shënon veprën e parë të përfaqësue­sit më të madh të Rilindjes Italiane ( sot gjendet në kompleksin muzeal të Firences, në "Galleria degli Uffizi"), nuk mund të lërë pa përmendur as "Çenakullin", si pikturën më dinjitoze që përfaqëson "Darkën e fundit". "Kam provuar disa herë ta shikoj këtë vepër nga afër, por, edhe pse jam italian, ende më duhet të pres radhën, pasi rezervimet janë të shumta", thotë inxhinieri. Ndryshe nga "Darka" e Da Vinçit e gjendur në "Santa Maria delle Grazie" të Milanos, që pavarësish­t restaurimi­t 20- vjeçar ( 1978-' 99), mbart peshën e shekujve e të lagështirë­s , "Çenakulli" që na propozohet na lejon të shikojmë në imtësi punën e mjeshtrit, pa pasur frikën e një dëmtimi fatal. Kështu është më e letë të hetosh për thikën e mbajtur nga një "dorë fantazmë", ngjashmëri­në e shumëpërfo­lur të apostullit Xhiovani me Maria Madalenën, mungesës së kupës apo eukaristis­ë, që për studiuesit janë prova të një herezie të mundshme të gjeniut.

"Dama me herminë", përmes figurës së ngrohtë të Çeçilia Galeranit, mikeshës së Da Vinçit, tregon edhe ndërhyrjet që pësuan disa nga veprat e artistit. Dritarja, drejt së cilës supozohet se shikon mësuesja e dukës së madh të Milanos, mendohet të jetë mbuluar nga sfondi i zi, i dëshiruar nga vetë Ludoviko Sforca, asokohe pronar i saj. Përthyerja jo e natyrshme e gishtërinj­ve dhe prania e herminës në duart e Çeçilias duket se janë ndryshime të bëra pas realizimit.

Ekspozita "Leonardo: Vepra e plotë" ofron një mundësi të mirë për të hulumtuar rreth një sërë misteresh që ngacmojnë kureshtjen si dhe për të shtruar pyetje të tjera rreth një prej gjenive më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

"Koka e një vajze", "Virgjëresh­at e shkëmbinjv­e", "Madona me foshnjën", "Portret dame", "Portreti i një muzikanti" etj., do të qëndrojnë në Muze deri në 10 gusht, duke i lejuar vizitorët të udhëtojnë në gjurmët e artistit, që pikturën e pa si mundësinë më të mirë për të rrëfyer fenomenet e natyrës, si dhe psikologji­në e ndjesisë së brendshme të njeriut.

Vizitorët e parë i qëndrojnë kaq afër pikturës së famshme, thua në përpjekje për të sqaruar dyshimet, nëse i ngjan më shumë Liza Gerardinit, Izabelës së Aragonës, Paçifika Brandanit, apo ndoshta nuk kemi të bëjmë me një figurë femërore

 ??  ??
 ??  ?? “Darka e fundit”
“Darka e fundit”
 ??  ?? “Xhokonda”, vepra më e famshme e Da Vinçit
“Xhokonda”, vepra më e famshme e Da Vinçit
 ??  ?? “Dama me herminë”
“Dama me herminë”
 ??  ?? “Virgjëresh­a e shkëmbinjv­e”
“Virgjëresh­a e shkëmbinjv­e”
 ??  ?? Portreti i Da Vinçit
Portreti i Da Vinçit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania