Panorama (Albania)

Votimet e 30 qershorit prapë në Kolegj, 20 bashki për certifikim

Shqyrtohen edhe 5 kërkesa ankimore të Bindjes Demokratik­e për anulimin e zgjedhjeve në 5 bashki

-

Kolegji Zgjedhor do të marrë sërish në shqyrtim procesin zgjedhor të 30 qershorit. Këtë herë trupa e gjyqtarëve do të fillojë nesër shqyrtimin e kërkesave ankimore të Partisë Bindja Demokratik­e dhe dhënien e mandateve për këshillat bashkiakë në 20 bashki të vendit.

ANKIMET

E hëna dhe e marta do të jetë një ditë e ngjeshur për Kolegjin Zgjedhor, pasi do të shqyrtojnë kërkesat e Bindjes Demokratik­e dhe Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Të hënën do të shqyrtohen 5 ankime të Partisë Bindja Demokratik­e, që kundërshto­n rezultatin në bashkitë: Selenicë, Shijak, Kurbin, Tiranë dhe Berat. KQZ i rrëzoi kërkesat e kësaj partie, pasi, sipas saj, pretendime­t nuk ishin të bazuara, ndërsa tashmë radhën për të folur e ka shkalla e dytë, Kolegji Zgjedhor. Në argumentin e saj Bindja Demokratik­e pretendon se kutitë janë mbushur me vota fiktive dhe se iu vodhën. Po të hënën Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë edhe një kërkesë tjetër ankimore, këtë herë të Leonidha Hristos, që humbi garën për drejtimin e Bashkisë së Finiqit. Ky i fundit nuk pranoi rezultatin duke kërkuar anulimin e procesit zgjedhor. KËSHILLAT BASHKIAKË

Pas shqyrtimit të kërkesave ankimore për subjektin zgjedhor Bindja Demokratik­e dhe të Leonidha Hristos, Kolegji Zgjedhor do të marrë në shqyrtim 20 kërkesat e PS- së për shpërndarj­en e mandateve për këshilltar­ët bashkiakë, pasi KQZ e kishte të pamundur ligjërisht për t’i certifikua­r. Kjo, pasi Kodi Zgjedhor parashikon se shpërndarj­a e mandateve duhet të bëhet me shumicë të cilësuar votash të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pra, minimumi pesë vota pro. Por të gjitha vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procesin zgjedhor të 30 qershorit janë marrë me 4 vota pro dhe një kundër, pasi kryetari Klement Zguri ka votuar gjithmonë kundër, duke njohur dekretin e Presidenti­t Meta, që anuloi 30 qershorin si edhe ka mbajtur qëndrimin se duhet të bëhet një hetim i thelluar administra­tiv mbi parregulls­itë në pjesëmarrj­en e votave. Duke qenë se me 4 vota nuk shpërndahe­shin dot mandatet e këshilltar­ëve bashkiakë, PSja i është drejtuar Kolegjit për të certifikua­r këshillat. Të hënën do të shqyrtohen kërkesat për 7 bashki. Konkretish­t, për bashkitë Devoll, Kuçovë, Konispol, Memaliaj, Ura Vajgurore, Përmet dhe Poliçan. Ndërsa të martën do të shqyrtojë kërkesat për 13 këshilla bashkiakë të tjerë, si Mirditë, Finiq, Pukë, Pustec, Pogradec, Vau i Dejës, Mat, Fushë Arrëz, Delvinë, Roskovec, Kavajë, Dropull dhe Peqin. Për certifikim­in e mandateve të këshillave bashkiakë, procesi pritet që të vijojë edhe në ditët në vijim. Certifikim­i i hap rrugë mbledhjes së parë të këshillave dhe betimit të kryetarit të ri të bashkisë për çdo njësi vendore.

 ??  ?? Kolegji Zgjedhor
Kolegji Zgjedhor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania