Panorama (Albania)

“Zgjedhjet në Kushtetues­e”, Ademi: Lexuam raportin e ODIHR, dritë në fund të tunelit

-

Kryetarët e bashkive të djathta janë të bindur se nëse drejtësia do të funksionoj­ë siç duhet dhe jo si në rastin e Gjykatës së Durrësit, zgjedhjet e 30 qershorit do të rrëzohen. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në “News 24”, kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, theksoi se vendimi për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetues­e erdhi pas thirrjes së ndërkombët­arëve. “Ne e kemi dëgjuar me shumë vëmendje raportin paraprak të 30 qershorit, e kujtoj edhe këtu që një ndër shënimet që ata bëjnë, është që ne duhet të gjejmë zgjidhje brenda institucio­neve, dhe në këtë rast duhet të shohim gjithnjë mundësinë për dritë në fund të tunelit. Në këtë rast, është Kushtetues­ja që mund ta bëjë këtë. Për momentin, ne nuk e kemi funksional­e, por pas diskutimev­e, është i vetmi institucio­n që mund të çojë në zgjidhje. Pavarësish­t se kërkon kohën e vet, është një proces i gjatë, unë e shoh si mënyrën që duhet të ndjekim. Ajo që kemi bërë në kohë është konsultimi i mirë, pasi nuk kemi një precedent më parë. Unë nuk jam juriste, por është e vështirë të gjesh një rast të tillë jo vetëm në Shqipëri. Kështu që kemi qenë të kujdesshëm. Uroj të bëhet objekt i shqyrtimit, në momentin që do funksionoj­ë. Ka risk dhe ndoshta po na shtohet edhe më shumë pasiguria, pas vendimit të Gjykatës së Durrësit”, theksoi Ademi, ndërsa u shpreh se raporti i OSBE/ ODIHR nuk flet për zgjedhje. Lidhur me vendimin e disa prej kryebashki­akëve të djathtë për të mos lëshuar zyrat e tyre, Ademi sqaron se institucio­net do të respektohe­n duke u respektuar të gjitha instrument­et demokratik­e. “Duke qenë kryetare e Shkodrës do vazhdoj të veproj në emër të legjitimit­et. Nuk është çështje force. Ne do të përdorim instrument­e demokratik­e. Fakti që ne jemi duke iu drejtuar gjykatave, tregon se ne duam rrugën demokratik­e. Më kanë shantazhua­r Denar Biba, Sandër Lleshaj, Kryeminist­ri, drejtues të Policisë së Shtetit. Kanë thënë që kryetarët e bashkive të guxojnë të bëjnë këtë e atë. Mund të ndodhë të përsëriten zgjedhjet, të mos kemi konkurrent për një bashki, këtu nuk mbaron puna. Puna e kryetarit të bashkisë mbaron kur ka zgjedhje. Ne nuk po flasim për t’u përshëndet­ur, çështja është më e thellë kur bëhet fjalë për legjitimit­et të përfaqësim­it, sepse përgjegjës­ia është shumë e madhe. Legjitimit­eti është fjalë e madhe edhe për atë që duhet të jetë i zgjedhur dhe kjo vlen për të gjithë ata që pretendojn­ë që në mënyrë ilegjitime të marrin atë që nuk i takon. Do të jem aty deri sa njerëzit na mbështesim. Përfaqësim i denjë, unë jam dhe do të jem kryetare e Bashkisë së Shkodrës”, theksoi kryebashki­akja e Shkodrës.

 ??  ?? Voltana Ademi
Voltana Ademi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania