Panorama (Albania)

Basha: Drejtësia në duart e krimit, PD padi në Prokurori zgjedhjeve të 30 qershorit

“Nga moszbatimi i dekretit të Metës te fletët e votimit ‘ kontraband­ë’ dhe regjistrim­i i BD, pse duhen rrëzuar zgjedhjet”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, është i bindur se me standardet e drejtësisë që tregoi Gjykata e Durrësit në Shqipëri nuk do të ketë kurrë politika me pranga në duar. Duke iu referuar edhe njëherë dhënies nga Gjykata e Durrësit të mandatit kandidates Valbona Sako, Basha theksoi se sot drejtësia është në duart e krimit.

“Drejtësia në të gjithë Shqipërinë është sot në duart e krimit dhe të organizatë­s kriminale të rilindjes. Sot mes rilindasve dhe krimit nuk ka më asnjë ndryshim. Jemi kthyer në kohët e errëta, kur drejtësia ishte partia kriminale. Me këtë drejtësi nuk do ketë kurrë politikanë në pranga, nuk do ketë kurrë kriminelë në burg. Me këtë drejtësi, prangat janë për njerëzit e thjeshtë dhe krimi e hajdutëria qeveritare bëjnë kërdinë. Çlirimi i vendit nga sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në qeveri është domosdoshm­ëri për demokracin­ë, shtetin e së drejtës dhe stabilitet­in e vendit”, tha Basha.

PADIA Ndonëse të bindur për një sistem drejtësie të vënë totalisht nën urdhrat e Kryeminist­rit Rama, demokratët kërkuan zyrtarisht hetimin e krimeve zgjedhore dhe paditën anëtarët e PS- së në KQZ për shpërdorim të detyrës. Letra e firmosur nga Sekretari i Përgjithsh­ëm i PDsë, Gazment Bardhi, nuk i kursente komentet për punën e bërë deri tani nga Kryeprokur­orja Arta Marku, duke kujtuar se më së shumti i ka shërbyer axhendës së Edi Ramës. “Që prej emërimit tuaj antikushte­tues si Prokurore e Përgjithsh­me e Përkohshme, kontrolli i qeverisë mbi Prokurorin­ë është çimentuar, duke sjellë njëkohësis­ht çimentimin e kulturës së pandëshkue­shmërisë ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë. Gjatë drejtimit tuaj, asnjë zyrtar i lartë i qeverisë, asnjë politikan, asnjë funksionar i lartë publik nuk ka dalë para drejtësisë për krimin e korrupsion­it apo të krimeve zgjedhore, megjithëse denoncimet publike kanë qenë me qindra”, thuhet në letrën drejtuar Kryeprokur­ores Arta Marku. Në dijeni të kësaj letre dhe pretendime­ve të opozitës për procesin e 30 qershorit është vënë edhe shefja e Misionit të ODIHR, Audrey Glover.

ZGJEDHJET Për demokratët, janë të paktën shtatë çështje që rrëzojnë si të paligjshëm zgjedhjet e 30 qershorit. Bardhi në shkresën drejtuar Arta Markut i ka kujtuar nga shkeljet ligjore, moszbatimi i dekretit të Presidenti­t të Republikës dhe deri te fletët kontraband­ë në Vaun e Dejës të denoncuar nga PD. “Moszbatimi i dekreteve të Presidenti­t me pasojë cenimin e së drejtës kushtetues­e të qytetarëve për të zgjedhur. Regjistrim­i i Bindjes Demokratik­e në kundërshti­m me ligjin. Cenimi i së drejtës së opozitës për të marrë pjesë në administri­min e zgjedhjeve. Mashtrimi dhe manipulimi me të dhënat e pjesëmarrj­es në votimet e 30 qershorit. Fletët e votimi “kontraband­ë” për votimet në Bashkinë e Vaut të Dejës. Emërimi i komisioner­ëve në kundërshti­m me ligjin nga ana e KQZ. Krimet zgjedhore në të gjithë territorin: blerja e votave, fshehtësia e votës, presioni në administra­te”, janë për demokratët arsye të mjaftueshm­e për të rrëzuar zgjedhjet e 30 qershorit.

Për të treguar se deri ku shkon nënshtrimi i Prokuroris­ë ndaj qeverisë, Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi, nxjerr në pah mosveprime­t e Prokuroris­ë për dosjet e krimeve zgjedhore dhe pasojat për vendin.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e padisë së PD në Prokurori
Faksimile e padisë së PD në Prokurori
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania