Panorama (Albania)

PD: Rama s'kërkoi fonde në BE, vjedh me PPP

"Qeveria po zbaton projektin kriminal ' 1 miliard euro'"

-

Partia Demokratik­e akuzoi Kryeminist­rin Edi Rama se refuzoi të ndërmarrë fonde nga Bashkimi Europian për ndërtimin e rrugëve, pasi ka vendosur të vjedhë shqiptarët përmes skemës së PPP- ve. Në një dalje për mediat nga selia blu, ish- deputetja Grida Duma iu referua qëndrimit të Kryeminist­rit Rama në Samitin e Poznanit, në të cilin në ndryshim nga kryetarët e qeverive të tjera nuk paraqiti projekte infrastruk­turore, por kërkoi vetëm një foto me Kancelaren gjermane, Angela Merkel. "Shumëkush u habit sesi Edi Rama shkoi me duar në xhepa në Samitin e Poznanit për Ballkanin Perëndimor. Asnjë projekt me vete, asnjë kërkesë për fonde, por vetëm disa fotografë në kërkim të një fotoje me Kancelaren Merkel. Projekti më i rëndësishë­m në samit ishte autostrada Adriatiko- Joniane, e gjatë 700 kilometra. Për këtë investim të rëndësishë­m vendet e Ballkanit, me përjashtim të Shqipërisë, morën fonde nga Bashkimi Europian për të vazhduar ndërtimin e projektit. Me rrugët Milot- Balldren, Thumanë- Kashar dhe KasharRrog­ozhinë, Shqipëria është e përfshirë në këtë projekt gji

MILIARDË DO

t'i kushtojë qytetarëve shqiptarë ndërtimi i 82 kilometër rrugë, ndërkohë që autostrada që lidh Kroacinë me Bosnjën, prej 335 kilometras­h, do të kushtojë 430 milionë euro. MILIONE EURO është kostoja për ndërtimin e një kilometër rruge sipas projekteve të zbatuara nga Bashkimi Europian. Ndërkohë, në projektet e të tria rrugëve që qeveria shqiptare i ka dhënë me PPP kanë një vlerë totale prej 1.3 mld euro, duke e çuar koston për 1 kilometër në 16 mln euro. gand infrastruk­ture me 82 kilometra, por qeveria e Edi Ramës ka vendosur të mos marrë asnjë qindarkë nga Bashkimi Europian. Arsyeja e vërtetë nuk është braktisja nga Europa, por korrupsion­i i Edi Ramës", theksoi Duma. Ish- deputetja demokrate paraqiti ndryshimin e madh që ekziston për ndërtimin e një kilometër rruge në BE dhe koston e ndërtimit të rrugëve me PPP si në Shqipëri. "Kryeminist­ri i votave të vjedhura nuk paraqiti asnjë projekt për financim në Poznan, sepse ai po zbaton në Shqipëri, projektin kriminal ' 1 miliard euro', të cilin, tani të gjithë e njohin si vjedhje e buxhetit përmes PPP- ve, me projekte të tejfryra, të pastudiuar­a dhe të paracaktua­ra se kush i fiton. Konkretish­t, projektet e të tria rrugëve kanë një kosto totale 1.3 mld euro për 82 km rrugë. Krahasimis­ht, 1 km rrugë me projektin PPP të Edi Ramës kushton 16 mln euro, ndërsa me projektin e Bashkimit Europian, kosto për 1 km rrugë është 1.2 milion euro", tha Duma.

 ??  ?? Grida Duma, dje gjatë deklaratës
Grida Duma, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania