Panorama (Albania)

HAJDARI: DUHET TA FUSIM VENDIN NË SHINA PËR TË HAPUR NEGOCIATAT

-

I gjithë ky kapitull, ndër më të rëndësishm­it në negocimin e anëtarësim­it në BE, lidhet me luftën kundër krimit të organizuar - migracioni­n, azilin, kufijtë e jashtëm dhe politika e vizave, luftën kundër terrorizmi­t, bashkëpuni­min gjyqësor në çështjet penale e civile, ku përfshihen Ministria e Drejtësisë, ajo e Financave dhe Ekonomisë, Banka e Shqipërisë, Prokuroria e Përgjithsh­me etj.. Grupi i punës udhëhiqet nga zëvendësmi­nistrja e Brendshme, Romina Kuko, e cila përmes katër postimeve në "Twitter" dha dje detaje për punën e nisur. "Presidentj­a e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është shprehur sërish pa asnjë ekuivok lidhur me hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me BE. Ministria e Brendshme, si institucio­ni lider për kapitullin 24, në këmbë për përgatitje­n e plotë të gjithë procesit. Sot në mbledhjen e Komitetit Drejtues dhe Grupit të Punës nga Ministria e Brendshme dhe PSH. Kapitulli 24 ' Drejtësia, Liria, Siguria' është kapitulli i parë së bashku me kapitullin 23 që do të hapet në negociatat me BE- në", shkroi zëvendësmi­nistrja Kuko. Për këtë zhvillim të ri në kuadër të hapjes së negociatav­e për anëtarësim, zëvendësmi­nistrja e Brendshme, Romina Kuko, thekson se: "Proces intensiv, i cili nuk konsiston vetëm në përafrim legjislaci­oni, por në krijimin e institucio­neve të reja të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit, si dhe rezultate konkrete nga operacione­t. Drejtësia e re". Ky përafrim legjislaci­oni do të thotë jo vetëm prodhim i ligjeve të mira për t'u mbetur në letër, por mbi të gjitha implementi­m dhe rezultate konkrete.

AKUZAT Kapitujt e drejtësisë në kuadër të anëtarësim­it në Bashkimin Europian kanë qenë edhe kryefjala e artikulimi­t politik të Kryeminist­rit Edi Rama përgjatë fushatës elektorale të 30 qershorit. Ky diskurs i kreut të ekzekutivi­t u vu më shumë në pah pas vendimit të Presidenti­t Meta për anulimin e datës 30 qershor si ditë zgjedhjesh, dekret i cili u hodh poshtë nga maxhoranca dhe Kolegji Zgjedhor. Rama në fjalimet e tij elektorale theksonte se vendimin për moszhvilli­min e zgjedhjeve të 30 qershorit bëhej për të penguar ReDeputetj­a Rudina Hajdari, në një intervistë për "Zërin e Amerikës", theksoi se ajo vazhdon të qëndrojë në Parlament, pasi nuk mund të shkojë kundër rrymës perëndimor­e. Ajo u shpreh se vendi ka nevojë për një frymë të re politike dhe se ka shumë të rinj të edukuar brenda dhe jashtë që nuk ndihen të përfaqësua­r nga partitë e tanishme politike. "Shumë shpejt duhet ta fusim vendin në shina për të hapur negociatat dhe për të ngritur institucio­net e reja të drejtësisë. Duhet të fillojmë edhe me Reformën Zgjedhore që do të zgjidhte krizën politike. Unë zgjodha të qëndroj në Parlament, pasi vendimi i PD- së për të djegur mandatet ishte antishqipt­ar, pasi bllokonte Reformën në Drejtësi. Kjo solli një shkatërrim në imazhin e Shqipërisë", theksoi Hajdari. formën në Drejtësi dhe integrimin në BE, ku, sipas tij, frika qëndronte te këto dy kapituj që priten të hapen së shpejti në bisedimet ndërmjet Bashkimit Europian dhe Shqipërisë për përafrimin e legjislaci­onit.

Ministria e Brendshme, si institucio­ni lider për kapitullin 24, në këmbë për përgatitje­n e plotë të gjithë procesit. Sot në mbledhjen e Komitetit Drejtues dhe Grupit të Punës nga Ministria e Brendshme dhe PSH. Kapitulli 24 ' Drejtësia, Liria, Siguria' është kapitulli i parë së bashku me kapitullin 23 që do të hapet në negociatat me BE- në"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania