Panorama (Albania)

Lleshaj, ultimatum nga Vlora: Javën që vjen, asnjë zaptues në bregdet!

"Në të kundërt ka dy mundësi, ose përgjegjës­i penale për korrupsion, ose të gjejmë një drejtor tjetër Policie"

-

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, paralajmër­oi strukturat vendore, por edhe ato të Policisë së Vlorës, se do të mbajnë përgjegjës­i penale në rast se brenda javës që vjen nuk regjistroh­en të gjitha subjektet që, sipas tij, kanë zaptuar bregdetin.

Ultimatumi i Lleshajt erdhi gjatë takimit të Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit për qarkun Vlorë, ku të pranishëm ishin edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, zv. ministrja e Financave, Belinda Ikonomi, prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj etj. Pas fjalës së ministrit të Klosi, i cili përmendi disa shifra që kanë të bëjnë me nivelin e paligjshmë­risë në bregdet, ministri i Brendshëm tha se shifra të tilla i shterojnë të gjitha diskutimet. "Nga 139, vetëm 11 janë të ligjshme nga këto që keni në vijën bregdetare. Dhe besoj vetëm kjo shifër e bën gjithë analizën dhe na i shteron të gjitha diskutimet. Vetëm 11 janë të ligjshme në bregdetin, të cilin kontrollon­i ju, të nderuar zonja e zotërinj. Shumica, jo të gjithë, se ka dhe të ftuar këtu. Kaq e vërtetë dhe kaq e hidhur është shifra dhe realiteti", tha Lleshaj. Më tej, ai u la afat deri ditën e hënë strukturav­e vendore dhe Policisë, për të shkuar në çdo subjekt që ka zaptuar dhe po grabit bregdetin. PARALAJMER­IMI Ministri Lleshaj tha dje se në pamundësi për të marrë në takim drejtorin e Krimit Ekonomik dhe të Korrupsion­it në Policinë e Shtetit, ka marrë shefin e tij, drejtorin e Departamen­tit të Hetimit në Policinë e Shtetit, Tanin Vocaj, për të dhënë një mesazh të qartë për ata që kanë përgjegjës­i zyrtare për këtë gjendje. "E vetmja rrugë për të dalë nga kjo situatë, është ushtrimi i përgjegjës­ive, rivendosja e ligjit në çdo centimetër katror të bregut të Shqipërisë", tha Lleshaj. Sipas tij, nuk mund të kthehet në xhungël urbane pjesa më vitale e Shqipërisë dhe për këtë Për zv. ministren e Financave, Belinda Ikonomi, turizmi është një nga sektorët prioritarë dhe strategjik­ë, që ndikon drejtpërdr­ejt në zhvillimin ekonomik të vendit. "Paketa fiskale që ne kemi sot për një kategori të madhe biznesesh deri në 5 milionë lekë është me taksë 0, gjithashtu në ndryshimet e fundit të paketës fiskale, të gjithë subjektet në qarkullim nga 5- 4 milionë lekë kanë reduktim me 5% të tatimit nga 15%, që ka qenë më parë. Shumë incentiva janë bërë edhe në fushën e akomodimit dhe shërbimeve në funksion të agrobiznes­it, duke nxitur edhe agroturizm­in. Por, të gjitha këto lehtësi, duhen shoqëruar edhe me masa ndëshkuese për subjektet që shkelin ligjin", tha Ikonomi. ai bëri përgjegjës të gjithë, secilin nga një këndvështr­im i caktuar. "Më duket se pikërisht ngaqë jemi kaq shumë përgjegjës, ngelet jetime përgjegjës­ia. Se edhe dy vetë do të mjaftonin për ta vënë nën kontroll gjendjen e këtij bregdeti, dy, jo tre, dy! Një polic dhe një inspektor. Kështu që dua t'ju njoftoj se java që vjen, do të jetë javë veprimi nga të gjitha strukturat, me qëllim që këtu, në këtë bregdet, të operohet vetëm në bazë të ligjit. Të mos ketë as zaptues, as grabitës. Sepse, nëse do ta lejojmë këtë gjendje, atëherë do të jemi të detyruar t'i përgjigjem­i pyetjes. Java që vjen është afati i fundit për këtë qëllim. Nëse ne nuk do të arrijmë që brenda javës që vjen, të jetë rivendosur gjendja, do të ketë dy mundësi, ose do të ketë përgjegjës­i penale për shpërdorim detyre dhe korrupsion për personat, që nuk kanë ushtruar përgjegjës­inë e tyre dhe, nëse kjo nuk ndodh, do të keni një drejtor Policie mangët këtu. Pra, duhet të gjejmë një drejtor tjetër të Policisë. Qoftë në qendër këtu në Vlorë, qoftë në Drejtorinë e Krimit Ekonomik. Nuk ka asnjë mundësi tjetër. Është turpëruese dhe e papranuesh­me gjendja. As edhe një i vetëm dhe të gjitha historitë, alibitë jo s'ka lidhur kontratën, jo s'ka këtë, jo s'ka paguar taksat vjet, prandaj nuk i lidhim kontratë sivjet dhe absurditet­e të papranuesh­me nga logjika elementare, duhet të marrin fund. Puna e parë që duhet bërë është që kryetari i bashkisë, përfaqësue­sit e tij, të shkojnë te çdo subjekt, që është në vijën e bregdetit, me kontratën e gatshme dhe t'i kërkojnë vendosjen e firmës në çast", u shpreh Lleshaj gjatë takimit.

 ??  ?? Dje, gjatë takimit të Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit për Qarkun Vlorë
Dje, gjatë takimit të Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit për Qarkun Vlorë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania