Panorama (Albania)

Sërish aksident te rrethi i TEG- ut, humb jetën 32- vjeçari

-

Një tjetër aksident tragjik ndodhi dje në rrugën Tiranë - Elbasan, te rrethrrotu­llimi i TEG- ut. Një 32vjeçar që po udhëtonte me një automjet nga Elbasani në drejtim të Tiranës, mbeti i vdekur pasi humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së djeshëm në rrethrrotu­llimin ku një muaj më parë humbën jetën edhe 3 anëtarë të një familjeje. Viktima është Bujar Marku, i cili po udhëtonte me makinën e tij "Mercedes Benz" dhe rreth orës 04: 00 të mëngjesit kaloi mbi rrethrrotu­llim, duke u përplasur me bordurat mbrojtëse të rrugës. Sipas ekspertëve, shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia, me të cilën udhëtonte viktima. Për këtë vit, në këtë rrethrrotu­llim ky është aksidenti i 9- të me pasoja për jetën e drejtuesve të mjeteve. Një tjetër aksident tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 16 qershor, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën mënyrë. Tre persona të një familjeje, prindërit dhe vajza e tyre e vogël, humbën jetën. Ndërsa u plagos rëndë, duke mbetur në gjendje kome vajza tjetër që ndodhej në të njëjtën makinë me ta. Policia tha se i plagosur rëndë ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit, një 32vjeçar, i afërm i familjes, i cili është në gjendje më të stabilizua­r. Viktimat ishin çifti Bardhok e Valentina Bibaj, 62 e 54 vjeç, si dhe vajza e tyre 22- vjeçare Florida Bibaj, e cila kishte festuar ditëlindje­n. Ndërsa vajza tjetër, Xhuljana Bibaj, 26 vjeçe, mbeti e plagosur rëndë duke kaluar në vdekje klinike. Drejtuesi i makinës tip "BMW", me targë AA472 PE, 32- vjeçari Arlintin Alia, nga Puka, i afërm i familjes Bibaj, mori plagë të shumta, por sipas Policisë ishte nën kontrollin e mjekëve në Spitalin e Traumës. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 02: 00 të mëngjesit, kur viktimat po ktheheshin nga një festë ditëlindje­je. Vajza e vogël e çiftit Bibaj, që po ashtu humbi jetën në aksident, sapo kishte festuar 22- vjetorin e lindjes dhe po ktheheshin drejt banesës në Bathore të Tiranës. Ndërsa në janar të këtij viti, 4 studentë, dy djem dhe dy vajza përshkuan mes për mes rrethrrotu­llimin, duke mbetur të plagosur rëndë. Edhe në këtë rast ishte shpejtësia shkaktare i aksidentit, por fatmirësis­ht nuk pati viktima.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania