Panorama (Albania)

Banorët e Kaçinarit largojnë firmën e HEC- ve: S’duam rrugë

Banori: Kanë nisur të ndërtojnë rrugën, që më pas të bëjnë HEC- et

- LEZHE/

Banorët e fshatit Kaçinar në Mirditë kanë larguar nga zona e tyre makineritë e firmës, e cila po ndërton HEC- et.

Banorët fillimisht kanë bërë një dëgjesë publike me administra­torin e kompanisë “Shperdhaza Energji” Ndue Shkurti, por nuk kanë pranuar asnjë lloj kompromisi, ndërsa kanë kërkuar me çdo kusht largimin makinerive që po merren me ndërtimin e HEC- ve në zonën e Kaçinarit. Banorët, në deklaratat e tyre, kanë qenë të prerë se nuk do të lejojnë ndërtimin e asnjë HEC- i në këtë zonë. “Firma, me mashtrimet e saj, ka nisur të ndërtojë rrugën që më pas të bëjë HEC- et, por ne i kemi paralajmër­uar që nuk do t’i lejojmë në asnjë mënyrë, uji është i yni dhe nuk do t’ia lëmë askujt. Kësaj here i kemi larguar përfaqësue­sit e firmës nga zona, herën tjetër do i kemi punët ndryshe, në Kaçinar nuk do të ndërtohet HEC”, deklaron Bardhok Çupi, njëri prej banorëve.

Sipas tyre, ndërtimi i HEC- ve po bëhet pa lejen e banorëve, pasi mbi 95% e tyre janë kundër. Ata thonë se kompania po përpiqet t’i joshë banorët, duke u ndërtuar fillimisht rrugën, në mënyrë që të tërhiqen nga kundërshti­met. “Rrugën nuk e duam që ta ndërtojnë ata. Ta lënë siç është”, shprehen ata. Shumë prej të rinjve të zonës që jetojnë në emigrim, janë kthyer për të protestuar për këtë që ata e cilësojnë “masakër”, pasi HECE- t u heqin banorëve pasurinë e vetme që kanë; ujin.

Banorët e fshatrave që preken nga ndërtimi i HECeve në Njësitë Administra­tive Kaçinar e Selitë në Mirditë protestuan edhe pak muaj ALBANIA më parë.

Janë 4 HECE që janë parashikua­r të ndërtohen në zonën e Kaçinarit në Mirditë. Sipas projektit, uji i përroit të fshatit do të futet në tuba për të prodhuar energji elektrike. Koncesione­t për ndërtimin e këtyre HECE- ve janë dhënë nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës dhe banoret pretendojn­ë se nuk është marrë mendimi i komuniteti­t të kësaj zone për zbatimin e këtyre projekteve. Siç kanë deklaruar edhe në protestat e zhvilluara në muajin prill, banorët janë të vendosur për të mos lejuar zbatimin e këtyre projekteve që dëmtojnë rëndë ekosistemi­n e kësaj zone. Në protestat e kaluara kundër ndërtimit të këtyre HECE- ve, banorët kanë paralajmër­uar se do të përdorin çdo formë për të parandalua­r një gjë të tillë. Madje, një prej pensionist­ëve të zonës deklaroi se do t’ua hedhin në erë me tritol ndërtimet nëse investitor­ët nuk tërhiqen. Në fund të muajit mars, ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, Belinda Balluku, gjatë një takimi me banorët e zonës së Kurbneshit, deklaroi se do të anulohet vendimi për ndërtimin e dy HECE- ve mbi lumin e Urakës. “Qeveria është shumë e ndjeshme ndaj kërkesave të komuniteti­t dhe duke qenë se kjo zonë është shpallur një zonë e mbrojtur, këtu nuk do të lejohet ndërtimi i këtyre dy HECE- ve. Kjo është një zonë e mbrojtur, kështu që dhe në të ardhmen ju nuk do keni problemati­ka të tjera”, u shpreh Balluku. Por, pas kësaj deklarate, deri tani nuk ka pasur ende asnjë vendim zyrtar nga ana e qeverisë.

 ??  ?? Fadromat e firmës gjatë punës për shtrimin e rrugës
Fadromat e firmës gjatë punës për shtrimin e rrugës
 ??  ?? Banorët duke u përplasur me firmën ndërtuese
Banorët duke u përplasur me firmën ndërtuese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania