Panorama (Albania)

I mori dy gjerdanë me dhunë gruas, pranga hajdutit serial

-

FIER – U denoncua për vjedhje me dhunë nga një grua, arrestohet në flagrancë 40- vjeçari. Hetimet zbulojnë se ishte grabitës serial. Ndërhyrja në kohë e efektivëve të Policisë ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vjedhjes me dhunë, të dy varëseve të floririt të një gruaje. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në lagjen “Bishanak” të qytetit të Fierit. Gruaja ka denoncuar menjëherë ngjarjen në Polici, duke telefonuar në numrin 112 që solli edhe reagimin në kohë të forcave të Policisë. Sipas asaj, një burrë i kishte këputur me forcë nga qafa dy varëse floriri dhe më pas ishte larguar me shpejtësi. Nga ndërhyrja e forcave të Policisë, të cilat u vunë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, pas disa minutash u bë arrestimi i tij. Bëhet fjalë për Mariglen Lamaj, 40 vjeç, banues në Fier, të cilit në momentin e kapjes iu gjetën edhe dy varëset e gruas, e cila telefonoi Policinë për ndihmë. “Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në numrin 112, ka ardhur një telefonatë për ndihmës nga një shtetase, se në lagjen ‘ Bishanak’, Fier, një shtetas rreth 40 vjeç i ka marrë me forcë nga qafa dy varëse floriri dhe është larguar me vrap. Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, të cilat janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, pas disa minutash ndjekje kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. L., 40 vjeç, banues në Fier”, bëhet e ditur nga Policia. Gjithashtu, nga veprimet e hetimet e kryera, u bë dokumentim­i ligjor i shatë vjedhjeve të motoçiklet­ave dhe biçikletav­e në qytetin e Fierit, ku autor i dyshuar është Lamaj. Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokuroris­ë së Fierit për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

 ??  ??
 ??  ?? Varëset e vjedhura
Varëset e vjedhura

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania