Panorama (Albania)

Krimet në familje, dyshimet për tradhti u marrin jetën e grave

-

Krimet brenda familjes i kanë marrë jetën deri tani 11 personave. Që një ditë pas ndërrimit të viteve, një vrasje e dyfishtë tronditi qytetin e vogël të Ballshit. Gazment Musta, 34 vjeç, pas një debati me gruan, të cilën nuk e lejonte të vizitonte prindërit, qëlloi Gentjana Caushajn 31 vjeçe bashkë me motrën e saj, Merisa Caushaj, 18 vjeçe, me thikë, duke i lënë të vdekura në vend. E gjithë skena ka ndodhur në një kohë kur në banesë ndodheshin dy fëmijët e mitur të çiftit. Vetëm dy javë pas kësaj ngjarjeje, në Tiranë ndodhi një tjetër krim i rëndë në familje. Majlind Lila, 52 vjeç, vrau në zonën e “Astirit”, prindërit e ish- bashkëjetu­eses së tij. Bujar dhe Valentina Mata u qëlluan për vdekje me armën e ftohtë në zonën e “Astirit”, brenda banesës së tyre dhe më pas vrau dhe veten. Më 6 shkurt, një tjetër krim në familje ndodhi në Vlorë. Todi Lera, 57 vjeç masakroi me thikë gruan e tij, Etleva Lera, 44 vjeçe, pas konfliktev­e të vazhdueshm­e ku burri dyshonte për tradhti. Këto dyshime 57- vjeçari i kishte përforcuar pas refuzimit të gruas për t’u zhvendosur për të jetuar në Tiranë. Pas krimit, tentoi dhe vetëvrasje­n. Pak ditë pas kësaj ngjarjeje, në kryeqytet një punonjës i Gardës së Republikës vrau me pistoletën e shërbimit gruan, po për dyshime se e tradhtonte. Alket Arapaj, 44 vjeç vrau Ervilma Seferajn, 36 vjeçe. Më 4 mars, në Korçë djali dhunoi për vdekje nënën e tij. Autori Nesim Demollari, në gjendje të dehur goditi për vdekje Gjyrxhie Demollarin. Ndërsa më 23 mars, Alvin Hysa, i dënuar dy herë për dhunë në familje, mbyti me jastëk Gurie Hysën, nënë e tre fëmijëve. 31- vjeçari deklaroi pas arrestimit se kishte kryer krimin për shkak të dyshimeve për tradhti. Kurse më 30 prill në Memaliaj, Skënder Hoxha, 63 vjeç, masakroi me sëpatë gruan, gjithashtu për shkak të dyshimeve se e tradhtonte. Antoneta Hoxha u qëllua për vdekje ndërsa flinte. Më 25 qershor, një tjetër ngjarje e rëndë tronditi Vlorën. Bashkëshor­ti masakroi gruan me sende të forta pikërisht për shkak të dyshimeve për tradhti. Lavdosh Sulo, 56 vjeç, banor i fshatit Babicë e Madhe, pas krimit makabër kërkoi që të lajmëronin Policinë për t’i treguar çfarë kishte ndodhur. Policia konfirmoi se shkak i vrasjes se Laureta Sulo 42 vjeçe është bërë një konflikt për motive xhelozie.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania