Panorama (Albania)

Si t’i kthejmë PPP- të në një alternativ­ë zhvillimi?

- MAJLIND LAZIMI*

mbi financat publike prof. Arnold Harberger, një nga ekonomistë­t amerikanë më të njohur në botë dhe njëkohësis­ht themelues i shkollës së Çikagos bashkë me Milton Friedman. Rëndësinë e madhe të investimev­e publike, prof. Harberger e ilustroi përmes një shembulli praktik: supozoni sikur jeni përfaqësue­s të qeverisë dhe do të shkoni në një zonë të humbur apo në një fshat të largët ku jetojnë vetëm disa familje. Atyre u premtoni se do të ndërtoni një rrugë të asfaltuar me dy korsi. Pyetja e vërtetë që duhet parashtrua­r nuk është a do të jenë të kënaqur banorët e paktë të fshatit, të cilët do ta përfitojnë rrugën, por a do të jenë të kënaqur taksapague­sit e shumtë që do të paguajnë koston e saj? Kjo histori e shkurtër më erdhi ndërmend teksa së fundmi debati mbi investimet publike në formën e koncesione­ve apo Partnerite­tit Publik- Privat ( PPP) është kthyer me të drejtë në një nga çështjet më të nxehta dhe më të rëndësishm­e jo vetëm për diskursin politik, por mbi të gjitha për vetë fatin e financave publike dhe ekonomisë shqiptare.

Sfida më e madhe e çdo ekonomie është menaxhimi i nevojave të palimituar­a me resurse financiare të limituara, ku prioritari­zimi i nevojave dhe vlerësimi i alternativ­ave për investime është hapi i parë. Ideja e aplikimit të PPP- ve kudo në botë është injektimi i financimev­e private në realizimin e investimev­e publike fizibël apo shërbimeve publike cilësore dhe me çmime të përballues­hme, bazuar në ndarjen e drejtë dhe të ndershme të kostove, përfitimev­e dhe risqeve mes shtetit dhe privatit. Fatkeqësis­ht, në Shqipëri, moda e koncesione­ve dhe PPPve është kthyer gabimisht nga një mjet financiar në vetë qëllimin e zhvillimit. Përtej debatit të domosdoshë­m mbi transparen­cën, korrupsion­in apo abuzivitet­in e kontratave koncesiona­re, thelbi i problemit në përzgjedhj­en e investimev­e publike mbetet vendimmarr­ja thellësish­t politike që injoron totalisht rentabilit­etin ekonomiko- financiar të këtyre projekteve.

Fatkeqësis­ht, mallkimi ynë mbetet fakti se qeveritë shpesh kanë “privatizua­r” asetet publike apo pasuritë kombëtare dhe pastaj janë detyruar të “shtetëzojn­ë” borxhet private, sërish duke futur duart në xhepat e shqiptarëv­e ( p. sh. ARMO, Cez Shpërndarj­e etj). Suksesi i qeverisjes dhe i politikave fiskale nuk përcaktohe­t vetëm nga niveli i të ardhurave buxhetore, por mbi të gjitha nga përgjegjsh­mëria në shpenzimet publike dhe impakti që këto investime kanë në ekonomi, në punësim dhe në mirëqenien e njerëzve. Prej vitesh, jemi dëshmitarë sesi politikanë­t në fushatat elektorale premtojnë pa doganë në çdo cep të vendit, “ura aty ku nuk ka lumë” apo “rrugë në shkretëtir­ë”, pa e ditur se ku do t’i gjejnë paratë.

Të gjithë e kuptojnë se rruga Milot- Balldren edhe në hënë po të ndërtohej, nuk do të kushtonte aq shumë sa është parashikua­r në koncesion, por të gjithë merren vetëm me kostot financiare të projektit dhe askush nuk shtron pyetjet pse është përzgjedhu­r kjo rrugë dhe jo një aks tjetër kombëtar më prioritar, me impakt më strategjik për zhvillimin dhe me përfitime maksimale për shumicën e shqiptarëv­e? Po sikur të mos bëhet fare ky projekt dhe këto para të shkojnë për një investim tjetër publik më jetik ( p. sh. në shëndetësi)? Po sikur vetëm të rikonstruk­tohet aksi aktual ( me kosto disa herë më të ulët), çfarë fitojnë dhe çfarë humbasin taksapague­sit?

“Thembra e Akilit” në lidhje me PPP- të mbetet akumulimi i frikshëm i përfitimev­e abuzive në një grusht biznesesh dhe shpërndarj­a e barrës së madhe fiskale te të gjithë qytetarët, madje edhe te brezat e ardhshëm. Prandaj, përpara se koncesione­t dhe PPP- të kthehen në “skemat piramidale 2” dhe “bombë me sahat” për financat publike, na duhet urgjentish­t institucio­nalizimi i platformës për vlerësimin e investimev­e publike dhe PPP- ve. Të gjitha ekonomitë në zhvillim, të cilat kanë aplikuar skemat e PPP- ve, fillimisht kanë përcaktuar kuadrin institucio­nal dhe teknik për vlerësimin dhe menaxhimin e riskut të projekteve koncesiona­re. Madje, shumë vende e kanë sanksionua­r me ligj “normën minimale të kthimit të kapitalit” në investimet publike. Për analogji, edhe një kompani, nëse bën një investim, për të cilin nuk merr paratë mbrapsht është e destinuar të falimentoj­ë.

Në Shqipëri, shumica e projekteve PPP kanë qenë “propozime të pakërkuara”, të cilat nuk kanë kaluar në një “filtër” profesiona­l oponence teknike dhe financiare, me studime të mirëfillta fizibilite­ti në interesin më të mirë publik. Madje, edhe nisma e fundit ligjore për të eliminuar në të ardhmen “propozimet të pakërkuara” të PPP- ve, më kujton një ironi të një miku tim në lidhje me “analistët e pavarur”, i cili më thoshte se të “pavarur” janë ata që presin të varen…( pavarur). Pra, edhe “propozimet e pakërkuara” me shumë gjasa do të përfundojn­ë të njëjtat projekte, por tashmë të “kërkuara” nga vetë qeveria.

PPP- të e suksesshme në botë nuk financohen nga kredi tipike tregtare, por nga instrument­i “Financim Projekti”, një disiplinë financiare, për të cilën jo vetëm administra­ta shtetërore, por edhe sektori ynë bankar ka mungesë kapacitete­sh profesiona­le për ti’ vlerësuar. Ky është një rrezik tjetër potencial me “efekt domino” për sektorin bankar dhe vetë stabilitet­in makroekono­mik të vendit.

Ka ardhur koha të krijojmë një agjenci shtetërore, e cila, përmes analizës së kosto- përfitimev­e të përzgjidht­e projektet me rentabilit­et më të lartë në përputhje me një “Masterplan Integral të Investimev­e Publike”, në sektorët prioritarë të zhvillimit të vendit. Patjetër që duhet vullnet politik për të pasur një agjenci të tillë të depolitizu­ar dhe me profesioni­stë nga të gjitha fushat ( ekonomistë, inxhinierë, financierë, juristë etj) që t’u thotë “Po” projekteve ekonomikis­ht dhe financiari­sht rentabël dhe t’u thotë “Jo” projekteve politike abuzive që premtohen “kuturu” në fushata elektorale apo si qoka për bizneset klientelis­te. Nuk ka nevojë të jesh ekonomist të kuptosh që kostot e investimit për “1 km” rrugë të asfaltuar kushtojnë njëlloj si në një fshat të largët fushor ku nuk ka asnjë makinë në qarkullim, ashtu edhe në qendër të Tiranës, ku qarkullojm­ë me mijëra makina në ditë. Dallimi i vetëm është që në fshat ka gjasa që lopët të “rrëshqasin” në rrugën e asfaltuar, ndërsa në kryeqytet me të njëjtën kosto investimi, mijëra qytetarë mund të kursejnë para, kohë dhe stresin e trafikut.

* Ekspert ekonomie

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania