Panorama (Albania)

Fiton Mançester Junajtid, Interit të Kontes i mungon... "pushka"

-

Ironi e fatit. Mançester Junajtid la në tribunë Lukakun që Interi ëndërron, në qendër të sulmit, gjatë pjesës së dytë, trajneri Solskjaer aktivizoi një djalosh minoren, Mezon Grinud, i cili fundosi Interin 15 minuta nga fundi duke dhuruar spektakël. Kushedi nëse do vlejë si sinjal për të ardhmen, me siguri në qendër të "National Stadium" të Singaporit praktikish­t nuk ka pasur ndeshje: "Djajtë e kuq" fituan me meritë në ndeshjen e debutimit të "Internatio­nal Champions Cup", përpara një Interi, ashtu siç e parashikon­te Konte, inekzisten­te në fazën sulmuese, shkak normalisht edhe i mungesave të shumta në repart. HANDANOVIÇ VENDIMTAR Mançesteri luan "macja me miun" në pjesën e parë. Ndeshja është e gjitha në duart e skuadrës së Solskjaer, që fiton mesfushën dhe ndërton gjithë rastet në 45 minutat e para. Interi nuk godet asnjëherë në portë. Antonio Konte çirret nga pankina, problemet janë të parashikue­shmet: sulmi shumë i lehtë, mesfusha paguan një formë fizike inferiore, por mbi të gjitha një diferencë fizike të konsiderue­shme, mjafton të shikosh dyshen qendrore PogbaMatiç. Rreziku i parë regjistroh­et pas 15 minutash me ritme të ulëta: e majtë e Ljuk Shou nga limiti i zonës, pak jashtë kuadratit. Përpara Samir Handanoviç­it trioja e qendërmbro­jtësve pozicionoh­et mirë dhe anglezët godasin vetëm nga jashtë zonës. Kështu ndodh edhe në minutën 24- t, kur slloveni bllokon një goditje tokazi të Entoni Marsial. Pikërisht shpejtësia e këtij të fundit, i bashkuar me Xhesi Lingard dhe Markus Rashford, janë tri problemet thelbësore për Interin. Në të 31- ën, Handa shfaqet sërish heroik: Rashford përpiqet të shfrytëzoj­ë krosimin e Shout, i paraprirë nga gardiani zikaltër. Në fushë "flet" vetëm Junajtid, në të 41- ën do nevojitet sërish Handanoviç që devijon në këndore goditjen e Marsial, i cili mbylli një trekëndësh me Lingard. Pogba është dominuesi i mesfushës dhe në një moment arrin të nervozojë Galjardini­n. Pikërisht francezi, në të 46- ën, tregohet i zoti në leximin e situatës dhe paraprin Rashfordin. DEBUTON BARELA Në pjesën e dytë, Konte largon nga fusha Longon dhe aktivizon Perisiçin, në pozicionin e... Ikardit, ose më saktë sulmuesit të dytë, përkrah Espozitos. Mançesteri ka një marsh më shumë dhe krijon tri raste në pak sekonda. Në të 4- ën, Marsial shërben Shoun në krah, tentativa e të cilit bllokohet thuajse në vijën fatale nga D'Ambrozio. Minuta e 6- të, këndore e Rashford, goditje me kokë e Matiç dhe topi përfundon në shtyllë, aksioni vazhdon, Pogba shkarkon të djathtën, por Handanoviç devijon sferën. Në të 62- ën, Solskjaer ndryshon gjithë skuadrën, ndërsa Konte në të 73- ën, momenti kur Barela debuton me fanellën zikaltër. Jo shumë me fat, sepse tri minuta më vonë, Mançester Junajtid gjen avantazhin, kur nga goditja e dënimit e Jang, Handanoviç grushton, Grinud kontrollon dhe me të majtën gjen shtyllën e dytë. Në të 35- ën po Grinud për pak nuk gjen dopietën: goditje fluturimth­i e Çong, topi prek traversën dhe përfundon jashtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania