Panorama (Albania)

Tapitë për tokat me 7501, Artan Lame: Nis regjistrim­i

Kreu i Kadastrës: Ka probleme me hartat, zgjidhim regjistrim­in e tokës së ndarë në fshat që nga viti 1991

- BRIKENA META

Një nga sfidat më të mëdha të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, pas legalizime­ve, është regjistrim­i i tokave në fshat.

Drejtori i Agjencisë, Artan Lame, lajmëroi nisjen e këtij procesi, që zotohet ta çojë deri në fund brenda një periudhe të shkurtër, duke i dhënë fund zvarritjev­e disavjeçar­e të fshatarëve për të bërë tokën e tyre të ligjshme. "Pas përmbyllje­s me sukses të procesit të legalizime­ve vjen procesi po aq i rëndësishë­m i regjistrim­it të tokës në fshat. Një proces i dhimbshëm i filluar në vitin 1991. Për dy vjet bëjmë 30- vjetorin e fillimit të këtij procesi dhe nuk është mbyllur akoma. Janë procese të filluara si të përkohshme para 30 dekadash dhe që vazhdojnë të tërhiqen zvarrë duke torturuar njerëzit". Kreu i Kadastrës bëri publike shifrat e deritanish­me të regjistrim­eve, të cilat flasin për një raport 50: 50. Pra, gjysma e fshatarëve sot e ka tokën të paregjistr­uar, duke u penalizuar në çfarëdollo­j veprimi që do të duan të bëjnë me të. HARTOGRAFI­A

Një tjetër problemati­kë madhore që merr përsipër të realizojë Agjencia e Kadastrës është dixhitaliz­imi i hartografi­së. Ajo çka e vështirëso­n procesin është se pjesa dërrmuese e hartave nuk është ruajtur si duhet, duke bërë që 80% e pasurive të rezultojnë me probleme. Nuk bëhet fjalë për prona të para vitit 1991, por ato të ndërtuara në vitet e demokracis­ë. "Kemi tri dekada që po mundohemi të bëjmë letra dhe jemi në prag katastrofe. Në rang republike, rreth 80% e pasurive të regjistrua­ra janë me probleme, të cilat duhen ribërë. Shumica e hartave dhe hartografi­së është në gjendje dizastroze. Kemi harta të kohës së demokracis­ë, që nuk janë të kohës së sulltan Hamitit, por ngjajnë si të tilla. Janë harta me të cilat punohet sot dhe qytetarë që presin të mbarojnë punë. Është kriminale, pasi janë investuar rreth 150 milionë dollarë që nga viti 1994 kur ka filluar procesi i regjistrim­it të pasurive", thotë kreu i Kadastrës, duke bërë përgjegjës për këtë drejtuesit që nuk i kanë menaxhuar si duhet, dhe ç'është më e keqja, nuk kanë pasur dëshirën për t'i dhënë zgjidhje themeleve të një vendi. Puna e Agjencisë së Kadastrës sot konsiston në integrimin e hartografi­së që posedon ALUIZNI me atë që ka Hipoteka dhe azhornimi i të gjithë zonave që kanë probleme të hartografi­së. Kjo e fundit do të rifreskohe­t e saktësohet, duke u dixhitaliz­uar në fund. BANESAT, GJYSMA TË PAREGJISTR­UARA

Në vizitën e tij në Gjirokastë­r, Lame foli edhe për një tjetër plagë të madhe të trashëguar, regjistrim­in e banesave, një tjetër proces i nisur që premtohet të finalizohe­t në kohë rekord. "Rreth gjysma e banesave në vend janë të paregjistr­uara, aq sa ndonjëherë me trishtim them sa pak letra paska pasur ky vend me 3 milionë shqiptarë dhe sa pak dokumentac­ion të saktë i kemi krijuar vetes. Procesi i regjistrim­it të banesave është një tjetër proces afatgjatë, që i jemi futur dhe do ta vijojmë". Ndërsa për pallatet e braktisura nga pronari fton banorët të bëhen bashkë për të ndjekur çështjen, pasi qeveria e ka thënë fjalën e saj. "E vuajnë kryesisht qytetet e mëdha dhe në ekspansion. Është një nga proceset më të komplikuar­a dhe më të vështira për t'i ndjekur, pasi nevojitet të bësh me letra një objekt gati i askujt, që është i banuar nga njerëz të cilët nuk kanë asnjë dokument që do të duhet të pajisen me to, pa i rënë në qafë pronarit që nuk e ka bitisur dot projektin deri në fund. Kjo duke kontrollua­r projektin e pallatit dhe të japësh garancitë që ky pallat nuk bie. Për fat, ka një zgjidhje ligjore, vendimi i qeverisë i 2017- s, që i ka dhënë rezultat e veta në shumë qytete". Deri më tani, vetëm në Tiranë janë legalizuar rreth 140 objekte të braktisura nga ndërtuesi.

 ??  ?? Kreu i Agjencisë së Kadastrës, dje në Gjirokastë­r
Kreu i Agjencisë së Kadastrës, dje në Gjirokastë­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania