Grida Duma denoncon PPP- në e Milot- Balldren
Partia Demokratike ka denoncuar sërish koncesionin e rrugës Milot- Balldren. Ish- deputetja e PD- së, Grida Duma, kujtoi sërish se si Kryeministri Rama nuk kërkoi fonde nga BEja, pasi kishte planifikuar të vidhte me klientët e tij. “Në samitin e Poznanit, ku qeveria shqiptare kishte mundësinë të përfitonte mbi 70% të shumës nga BE- ja, Rama u paraqit pa asnjë kërkesë, ndërsa vendet e tjera mundën të përfitonin ndërtimin e rrugëve me fonde europiane, Shqipëria do t’i kryejë me 14- fishin e kostove, një vjedhje e njëqindfishtë, së pari se do të mund të kryheshin shumica e kilometrave me fonde europiane dhe së dyti, sepse një km me studimin europian kushtoi 1.2 mln, ndërsa me PPP- në e Ramës, Milot- Balldren sipas kontratës faktike tashmë kushton 13.3 mln euro. Afera nuk mbaron këtu, kompania me të dhënat dhe hulumtimet edhe të mediave dinjitoze nuk ka aftësi paguese. Kështu, ANK premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, ndërsa të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro ( 2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro. Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017- ën dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro. Për këtë, qeveria Rama bën një tjetër ‘ zgjidhje’. Në ndryshim nga kontratat e mëparshme që bëhen me ‘ çelësa në dorë’, që do të thotë se kompania kontraktore ka përgjegjësinë të mbarojë punimet pa kërkuar asnjë fond shtesë, përveç vlerës së kontratës së prokurimit”, sqaron Duma.