Panorama (Albania)

Meta: Jemi në kushtet e një grushti të butë shteti, “Ramaforma” filloi me Arta Markun

"Janë disa ndërkombët­arë, që për çdo gjë që bën Rama vendosin shami, ama për gjënë më të vogël që bën opozita, bëhet kiameti"

-

“BISEDA ME RAMIZ ALINE NE 2000 DHE ME BERISHEN PARA 21 JANARIT”

Për fat të keq, jemi në situatën ku edhe pa thonjëza mund të thuhet i një grushti të butë shteti, pra të asgjësimit të gjithë institucio­nev. Të gjithë të tjerat po ta shikoni i ka marrë, i ka uzurpuar – dhe në këto kushte, unë bëj detyrën time për të ruajtur qetësinë, për të shmangur konfliktet dhe gjakderdhj­en.

Presidenti Ilir Meta reagoi dje për vendimin që ka marrë maxhoranca për ta shkarkuar dhe për krizën politike në vend. Në një intervistë për gazetaren Sonila Meço, për televizion­in “RTV Ora”, kreu i shtetit theksoi se nisma që ka ndërmarrë maxhoranca për ta shkarkuar, është një “dekoratë” që po i jepet në mbrojtje të Kushtetutë­s. Krahas kësaj, ai foli edhe për Reformën në Drejtësi. Me doza ironie, kreu i shtetit vijoi ta cilësonte atë si “Ramaformë”, pasi, sipas tij, ajo është duke u kapur nga maxhoranca qeverisëse. Meta theksoi se Reforma në Drejtësi dështoi në momentin kur u zgjodh Kryeprokur­ori i Përkohshëm i Përgjithsh­ëm me 69 vota dhe jo me shumicë të cilësuar siç ishte parashikua­r në ligj. Veç kësaj, Presidenti foli edhe për videon që u bë shkak për ngjarjet e 21 janarit dhe bisedën që kishte bërë me Sali Berishën në vitin 2011, kur u publikua ajo video. Në intervistë­n e mbrëmshme, kreu i shtetit u tregua i hapur për sa u përket bisedave që kishte zhvilluar me politikanë të ndryshëm, siç ishte ajo me kryetarin e PD- së, Lulzim Basha, përpara miratimit të ndryshimev­e Kushtetues­e të Reformës në Drejtësi. Për sa i përket krizës politike në vend, Meta theksoi se institucio­ni i Presidenti­t është i vetmi që nuk është kapur nga maxhoranca dhe se vendi është në kushtet e një grushti të lehtë shteti. Për zgjidhjen e kësaj krize, sërish ai i qëndroi besnik propozimit të bërë për të zhvilluar zgjedhje të parakohshm­e në 13 tetor, sipas dekretit të tij.

Jemi në Presidencë. Përballë kam kreun e shtetit. Për herë të parë në historinë e pluralizmi­t shqiptar, një President në një intervistë në kushtet kur Parlamenti ka ndërmarrë një procedurë për shkarkimin e tij. Si ndiheni si President nën hetim administra­tiv dhe me procedura shkarkimi?

Në fakt, unë e konsideroj si një procedurë dekorimi, sepse nuk shoh asnjë shkelje të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, aq më tepër, e them me trishtim, nga një Parlament që ka thyer çdo rekord në shkeljen e qartë dhe flagrante të Kushtetutë­s së Shqipërisë, edhe falë një kontributi që ka po ky Parlament për bllokimin e qëllimshëm të ndërtimit të institucio­neve të reja të drejtësisë dhe të Gjykatës Kushtetues­e në mënyrë të veçantë. Pra, ndihem në procedurë dekorimi, sepse nuk e di se cilin nen të Kushtetutë­s kam shkelur dhe se çfarë dëmi i kam bërë Kushtetutë­s dhe qytetarëve shqiptarë.

Zoti Meta, marrëdhëni­a juaj me Edi Ramën është e hershme. Le të themi se ka shënjuar një pjesë të rëndësishm­e të tranzicion­it shqiptar dhe pluralizmi­t shqiptar. Një marrëdhëni­e me ulje- ngritje, e cila, në momente të caktuara, ka shënjuar edhe fatet e drejtimit politik.

Nuk është e vërtetë. Kjo është prapë një shpikje ‘ sorosiane’. Sot, në Shqipëri, ekziston vetëm një konflikt madhor, që është nëna e gjithë konfliktev­e. Është konflikti i Kryeminist­rit Edi Rama me pluralizmi­n politik, me demokracin­ë dhe me shtetin e së drejtës, që bazohet në ndarjen e pushteteve dhe në respektimi­n e ‘ check and balance’. Ky është problemi. Pastaj, ai që ka konflikt me median, kazanin siç e quan ai, apo me Presidenti­n kur s’i pëlqen. Kur i pëlqen, thotë është më i miri që ka pasur Shqipëria. S’ka thënë të vërtetën sepse Shqipëria ka pasur gjithmonë Presidentë shumë të mirë. Problemet që ka me gjykatat. Kur Gjykata jep një vendim që i intereson atij, thotë është shumë e mirë. Kur jep një vendim që s’i intereson atij, e bën nul. Problemet që ka me Parlamenti­n, me të gjithë. Nuk është se kjo është diçka e re. Pra, ky është një njeri që nuk gjen dot rehat me demokracin­ë.

Në fakt, është e çuditshme... Sa herë keni qenë bashkë, i keni dhënë fitoren së majtës, sa herë jeni ndarë...

Sa herë që ai i ka dëgjuar mendimet e mia, këshillat e mia, nuk i ka dalë keq. Sa herë i ka dëgjuar, jo vetëm të miat, por edhe të të tjerëve. Kur nuk i ka dëgjuar... Unë nuk i imponohem dot. Unë kam durim. Nuk jam i padurueshë­m. Jam i durueshëm.

Po bëhet një Reformë e rëndësishm­e në Drejtësi. Dje ishte trevjetori i ndryshimev­e kushtetues­e për Reformën në Drejtësi. Ngrihet SPAK- u në shtator dhe në tetor Byroja Kombëtare e Hetimit. Kur u bë “Ramaformë”?

U bë qëkur u shkelën të gjitha afatet kushtetues­e. Që kur u zgjodh Prokurori i Përgjithsh­ëm i Përkohshëm me 69 vota. Ma gjeni në Kushtetutë Prokurorin e Përgjithsh­ëm të Përkohshëm?! Ma gjeni këtu? Përpjekjet që kjo të ishte “Ramaformë”, ishin që para konsensusi­t. Konsensusi u vonua, sepse kjo nuk duhet të ishte miratuar më 21- 22 korrik. Duhet të ishte miratuar që katërpesë muaj më parë, që kur erdhën rekomandim­et përfundimt­are të Komisionit të Venecias. Shtyrja ishte një lojë, që gjoja këta po lodheshin shumë; vinin tek unë, shkonin te Rama. Ky përpiqej shumë që Lulzimi me Saliun do votonin drejtësinë, andej- këndej. Një rrëmujë e paparë dhe nuk po merrej vesh se ç’po ndodhte këtu. Kur gjëja ishte shumë e thjeshtë. Unë e kisha thënë gjithmonë: Hajdeni të mblidhemi ne këtu! Se në Kuvend do të miratohet, te zyra ime! Të vijë këtu edhe Lulzimi! Të vijë këtu edhe Saliu! Të vijë këtu edhe Edi! Ja edhe ambasadorë­t ku i kemi këtu! Rekomandim­et e Komisionit të Venecias ne i kemi të qarta se si janë apo jo? Dhe ta zgjidhim këtë punë! Nuk kemi përse ta shtyjmë kaq shumë. Këta shty e shty në mënyrë që të vendosej Kuvendi dhe shumë deputetë në njëfarë presioni. E duan, s’e duan reformën! Do të marrin viza apo jo!

Ju shqetëson kjo gjë, zoti Meta? Sepse ju thoni që do të jetë një SPAK nën ndikimin e këtij Prokurori të Përgjithsh­ëm, të zonjës Marku... nën ndikimin politik. A e keni frikë? Ju bëj një pyetje mëse normale. E bën çdo shqiptar, zoti Meta.

E para, nuk kam asnjë arsye të kem asnjë frikë nga askush. E dyta, janë lodhur në këtë vend që të më arrestonin mua. I pari donte të më arrestonte doktori në 1992, që më hoqi imunitetin. Isha i pari deputet i opozitës, që më hoqi imunitetin dhe që më mbajtën tetë muaj peng nëpër Prokurori. Më thoshin edhe të largohesha që të mos arrestohes­ha. Ato marrëzitë e asaj kohe. E unë mezi po prisja që të më arrestonin, por nuk e bënë.

U bë e kundërta. Në vitin 2000 jeni i vetmi që keni ndaluar zoti Berisha. E përmenda zotin Berisha për të thënë se kur ka vullnet politik, nuk pyet fare për...

Më merr një ditë zoti Berisha në telefon kur ishte kjo çështja e kësaj videos, nëse e mbani mend, kur dhashë dorëheqjen dhe shkova vetë në Prokurori për të nisur hetimet. Pas 21 janarit. “Ku je?, – më thotë doktori. - Jam në Durrës. - A ka mundësi të vish, se kam një çështje serioze për të folur me ty. Po!, – i thashë, duke menduar se çfarë ka ndodhur. – Shiko, se këta duan të të provokojnë prapë! Kam mësuar se duan të të arrestojnë, jo duan të të bëjnë këtë, atë, andej- këndej! – Po le të më arrestojnë!,– i thashë. – Çfarë problemi ke ti? Unë mezi po pres. Kjo gjë bëhet, sepse mendojnë se ishin zgjedhjet vendore të atij viti. Kjo bëhet, – i thashë, – sepse mendojnë se duke më goditur mua, godasin Lëvizjen Socialiste për Integrim në mënyrë që Rama të marrë prapë mandatin. Ti mos u shqetëso fare! Vetëm ti ruaj qetësinë! Këtë punë e zgjidh unë, pa asnjë merak. Votat do t’i kesh shumë herë më tepër dhe ai nuk fiton, por ti ruaj qetësinë! Të vetmin shqetësim e kam vetëm nga drejtësia kombëtare, sepse drejtësia kombëtare është e pamëshirsh­me për çdolloj politikani, i cili shet interesat kombëtare, i cili bëhet pjesë e lojërave kundër interesave kombëtare. Vetëm këtë kam, këto të tjerat as nuk i llogaris fare. Të gjitha këto janë lojëra sorosiane. Ka njëzet vite që vetëm

me këto punë merren, me këto shpifje, me këto intriga. Edhe në 21 janarin kanë qenë të përfshirë, se ju i mbani mend ato emailet, apo jo?

Por cilat janë pasojat afatgjata, zoti Meta? Do ngrihen nesër këto institucio­ne në këto kushte në vend...

Pasojat janë shumë të mëdha. Shikoni se sa shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Më thoni një biznes serioz që ka ardhur në Shqipëri, gjerman apo norvegjez, danez, pra, një gjë që vjen në një vend ku ka besim se sundimi i ligjit po përmirësoh­et, që klima e biznesit po përmirësoh­et. Shikoni kursin e euros, e nderuar gazetare, për të kuptuar këtë lloj ‘ Ramaforme’, se reforma është këtu në Kushtetutë. Shikoni kursin e euros si ka ikur. Janë arsye normale? Ka logjikë këtu? Kush po dëmtohet? Po dëmtohen të gjithë bizneset e ndershme, vendëse dhe të huaja, që prodhojnë dhe që eksportojn­ë. Dhe kush po përfiton? Përfitojnë ata, të cilët duan ta përdorin Shqipërinë si lavatriçe. Kjo është e vërteta.

Cila do të jetë rezultantj­a e lidershipi­t Meta në Reformën në Drejtësi?

Për fat të keq, jemi në situatën ku edhe pa thonjëza mund të thuhet i një grushti të butë shteti, pra të asgjësimit të gjithë institucio­neve, të izolimit edhe të Presidenti­t si të vetmit institucio­n – sepse këtu vetëm dy institucio­ne janë që nuk i ka marrë maxhoranca, Presidenti i FSHF- së dhe Presidenti i Republikës, sepse të gjithë të tjerat po ta shikoni i ka marrë, i ka uzurpuar – dhe në këto kushte, unë bëj detyrën time për të ruajtur qetësinë, për të shmangur konfliktet dhe gjakderdhj­en. Dhe për një gjë të paktën jam i qetë deri tani, që e kemi shmangur këtë gjë, megjithëse përpjekjet do të vazhdojnë.

Zoti Basha në fakt, pas deklaratës suaj lidhur me çështjen e Sorosit dhe ndikimit të kësaj organizate edhe në destabilit­etin aktual shqiptar, është shprehur se nuk duhet ta kërkojmë fajin te faktorët e jashtëm.

Sigurisht, disa faje i ka edhe zoti Basha e opozita në këtë drejtim. E para, sa i takon Reformës në Drejtësi, ata duhet të kishin qenë shumë më të qartë gjatë gjithë kohës që negocionin për reformën, duhet të mbanin shënime. Sepse ti shkon e flet me përfaqësue­s të EURALIUS- it, pastaj OPDAT, pastaj të ambasadës e pastaj ikën e flet një tjetër dhe thotë “jo po ramë dakord për këtë dhe nuk ramë dakord për atë”, këto janë çështje

 ??  ??
 ??  ?? PRESIDENTI ILIR META
PRESIDENTI ILIR META
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania