Panorama (Albania)

Basha: Vendimi për 30 qershorin unanim, bota e pa që Rama s’bën zgjedhje

“Lufta kundër oligarkëve”, premtimi i kreut të PD: Në javën tonë të parë në qeverisje, do heqim traun e Rrugës së Kombit

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Opozita nuk është penduar për vendimin e marrë për të mos hyrë në zgjedhjet e 30 qershorit, pavarësish­t faktit se humbi të gjithë kontrollin e pushtetit vendor.

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, në një takim me demokratët në Tropojë, theksoi se vendimi i marrë për të bojkotuar atë farsë zgjedhore u mor në mënyrë unanime dhe qëllimi për të larguar Edi Ramën nga drejtimi i qeverisë nuk ka ndryshuar. “Vendimi për mospjesëma­rrjen në farsën e 30 qershorit ishte vendim politik unanim për të vazhduar betejën, për të arritur objektivin tonë, largimin e kësaj qeverie dhe këtij Kryeminist­ri, rikthimin e së drejtës shqiptarëv­e për të zgjedhur me votë parlamenti­n dhe pushtetin vendor që meritojnë”, tha Basha. Sipas liderit të opozitës, qëllimi i aksionit politik nuk ka ndryshuar dhe ai do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës, krijimin e qeverisë tranzitore, e cila, më pas, do të përgatisë zgjedhjet e parakohshm­e.

OLIGARKËT Sipas Lulzim Bashës, qeveria prej kohësh ka pushuar së funksionua­ri dhe tashmë është vënë e gjitha në funksion të oligarkëve, me të cilët ndan buxhetin e shtetit. “Pasuritë minerale, bregdetin, pyjet, gjithë ekonominë, ua ka dhënë për dy lekë klientëve të vet, oligarkëve dhe të fortëve, me të cilët grabit vendin. Pasuritë natyrore, mineralet, mbanin dikur ekonominë dhe ushqenin Shqipërinë, kurse sot nga to nuk merren as taksa dhe asnjë përfitim për shqiptarët, por vetëm pasurim për oligarkët grabitqarë”, u shpreh Basha. Premtimin se PD do të vijë në pushtet përmes një qeverisjej­e të ndershme dhe në krah të qytetarëve, Lulzim Basha ua shprehu drejtpërdr­ejt kuksianëve kur iu premtoi se do të heqë traun në Rrugën e Kombit. “Dua të rikonfirmo­j vendosmëri­në tonë për të hequr traun e Rrugës së Kombit në javën tonë të parë në pushtet. Sikundër u kam kërkuar të gjitha strukturav­e të Partisë Demokratik­e, të bëhen gati që së bashku me qytetarët e Kukësit, me gjithë qytetarët shqiptarë, ta kthejmë shumicën ‘ Rama ik’ të 30 qershorit, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik dhe politik për çdo shqiptar, për t’i dhënë fund emigracion­it dhe kurbetit që po e tret Kukësin, për t’u kthyer pasuritë e shqiptarëv­e; rrugët, bregdetin, minierat, pyjet, të gjitha pasuritë e këtij vendi të bekuar nga Zoti, në funksion të mirëqenies dhe punësimit të shqiptarëv­e”, premtoi kreu i PD- së.

ZGJEDHJET Për Bashën, 13 tetori shihet si një zgjidhje për krizën politike, në të cilën ndodhet vendi, ndaj edhe kërkon që në të njëjtën datë të mbahen zgjedhjet e parakohshm­e dhe ato vendore. Sipas tij, farsa e 30 qershorit shërbeu për mbarë botën për të parë se Edi Rama nuk mund të realizojë dot zgjedhje pa i vjedhur ato. “Farsa e 30 qershorit i shërbeu mbarë botës për të parë se ky njeri nuk bën dot zgjedhje. Edhe kur vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron, vetë tabulon, vetë shpall rezultatin, prapësepra­pë nuk rri dot pa i vjedhur zgjedhjet. Për pushtetin dhe pasurinë e tij, është i gatshëm t’i vërë kazmën pluralizmi­t dhe demokracis­ë. Aksioni politik i opozitës do të vazhdojë deri në përmbushje­n e objektivit, që janë zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re, në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale nën kujdesin e një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën”, theksoi kreu i PD- së. Sipas kryedemokr­atit, vetëm PD mund të sjellë ndryshimin që duan shqiptarët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania