Panorama (Albania)

Gjykata e Lartë, KLGJ jep tri mundësi për zgjidhje

Kolegji i Lartë Gjyqësor: Delegim gjyqtarësh, aplikimi i transferim­it të përkohshëm apo caktim gjyqtarësh për çështje

- ETLEVA DELIA

Këshilli i Lartë Gjyqësor diskutoi dje problemati­kat e krijuara nga mosfunksio­nimi i Gjykatës së Lartë, që aktualisht ka mbetur vetëm me dy anëtarë.

Ngërçi i krijuar ka shkaktuar disa problemati­ka emergjente, një prej të cilave është edhe lirimi i mundshëm i 5 të kërkuarve nga Italia, të cilët aktualisht janë me masë sigurimi "Arrest me burg", në pritje të ekstradimi­t. Për shkak të mosfunksio­nimit të Gjykatës së Lartë, afatet përfundojn­ë dhe ata mund të lirohen në gusht. Bëhet fjalë për Hajri Seferin, i arrestuar gjatë operacioni­t "Vol- Vo 4"; Robenc Berberi, i dënuar me 18 vjet burg për trafik droge; Besnik Leka, i kërkuar për trafik droge; Kastriot Elezaj, i dyshuar për shfrytëzim prostituci­oni; dhe Valentina Dushku, të gjithë të kërkuar nga Italia. Në këtë situatë emergjence, KLGJ- ja ka dhënë tri mundësi për zgjidhje të ngërçit, që nga delegimi i gjyqtarëve, aplikimi i transferim­eve të përkohshme apo aplikimi i caktimit të gjyqtarëve për çështje të veçanta. Zv. kryetari i KLGJ- së, Maksim Qoku, tha se organika gjyqësore e Gjykatës së Lartë përbëhet nga 19 anëtarë, por aktualisht janë vetëm 2. "Komisioni i Zhvillimit të Karrierës ka kërkuar informacio­n për anëtarët. Sipas informacio­neve të përcjella, 3 prej anëtarëve u ka mbaruar mandati para vetingut, 5 të tjerëve u është ndërprerë mandati pasi kanë hequr dorë, 6 janë shkarkuar nga detyra nga vetingu, njëri nuk e ushtron detyrën për shkak të angazhimit në KLGJ. Aktualisht janë 2 anëtarë, njëri me mandat të përfunduar, ndërsa anëtari tjetër është në pritje të vendimit nga KPA- ja", u shpreh Qoku.

PROBLEMET

Sipas zv. kryetarit të KLGJsë, problemi më emergjent është të paktën formimi i një trupe me tre anëtarë për funksionim­in e Gjykatës së Lartë. Qoku tha se Këshilli mbetet i angazhuar për problemati­kën aktuale, për të plotësuar përfundimi­sht trupën e Gjykatës së Lartë, trajtimin e çështjeve të mbetura dhe shmangien e vonesave të shqyrtimit të çështjeve. Në mbledhjen e datës 5 korrik u krijuan premisa për nisjen e garës për kandidatët jogjyqtarë në Gjykatën e Lartë dhe KLGJ- ja mundëson çeljen e garës për juristët më të spikatur që mbartin ekspertizë­n e nevojshme për t'u bërë pjesë e kolegjeve të Gjykatës së Lartë. Sot përfundon afati zyrtar që u është lënë atyre që vijnë nga radhët e avokatëve apo edhe të prokurorëv­e, që janë të interesuar të konkurrojn­ë për 3 vendet vakante për jogjyqtarë­t. Deri tani kanë kandiduar vetëm 4 persona: Ndue Pjetra, Serxho Mazreku, Ergys Misha dhe Jetmira Rragami. Brenda korrikut pritet që Këshilli i Lartë Gjyqësor të hapë garën për 16 vendet e lira, për këdo që vjen nga radhët e gjyqtarëve dhe që plotëson kriteret për të konkurruar.

EMERGJENCA­T

Disa nga problemati­kat më emergjente për shkak të mosfunksio­nimit të Gjykatës së Lartë u renditën dje gjatë mbledhjes së KLGJ- së. Së pari, shqyrtimi i çështjeve në lidhje me kërkesat për ekstradim, te cilat në rast të tejkalimit të afateve sjellin shfuqizim të masës "Arrest ne burg". Por emergjente është edhe pamundësia e ankimeve të veçanta të Gjykatave Civile, Administra­tive dhe Penale për kompetencë apo juridiksio­n. Gjithashtu, edhe pamundësia për të shqyrtuar kërkesat për mosekzekut­im të vendimeve të formës së prerë, që mund të krijojnë efekte të pakthyeshm­e. Apo eksodi i ankimeve që shkojnë në Strasburg pa u ezauruar në Gjykatën e Larte, zgjatja e proceseve dhe pamundësia për vendime që unifikojnë praktikën gjyqësore. "Zgjidhja e vetme është ndërhyrja emergjente për plotësimin e trupës, së paku me anëtarët jogjyqtarë. Tre anëtarë mund të emërohen nga radhët e jogjyqtatë­ve, ndërsa pjesa tjetër e trupës me gjyqtarë, që në këtë rast promovohen dhe ngrihen në detyrë", u shpreh dje Qoku.

 ??  ?? Mbledhja e KLGJ
Mbledhja e KLGJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania