Panorama (Albania)

Kultura sjell progres dhe mirëqenie, injoranca vetëm varfëri

- DR. KLODIAN MUÇO*

Çdo ditë e më tepër, shumë shqiptarë vendosin të largohen nga Shqipëria. Sot në emigracion...

nuk ikin vetëm të papunët, por ikin kryesisht të ndershmit, të punësuarit, guximtarët dhe inteligjen­tët. Para se të ikin, të gjithë kanë tendencën të thonë se nuk mund të jetohet më këtu, pa siguri ushqimore, pa siguri shëndetëso­re dhe me një sistem arsimor që nuk ngjall optimizëm. Është një vend i pisët dhe i pacivilizu­ar. Mbi të gjitha, mbretëron korrupsion­i në çdo institucio­n publik.

Kur diskuton me të huajt për përshtypje­t që u ka lënë Shqipëria pasi e kanë vizituar, të gjithë shprehen se ka plazhe të mrekullues­hme, natyrë magjepsëse, ushqim të shijshëm, por të gjitha këto kanë një impakt të ulët në punësimin dhe mirëqenien e vendit. Pasi te ne, çdo gjë shfrytëzoh­et keq, të gjithë duan fitime të shpejta dhe kosto të ulëta, pa pasur një vizion afatgjatë.

Kur diskuton me të moshuarit, të gjithë të tregojnë me krenari se kemi pasuri natyrore të pafundme. Por kur sheh se mbi 850 mijë shqiptarë jetojnë në Greqi, mbi 600 mijë të tjerë jetojnë në Itali, ku në 10 vitet e fundit rreth 590 mijë shqiptarë kanë lënë përfundimi­sht Shqipërinë, kupton qartë se kur flitet për të ardhmen, pasuritë natyrore që të gjithë flasin vlejnë shumë pak. Përkundraz­i, këto pasuri e “dëmtojnë” ekonominë e vendit, pasi u “dhurohen” disa pseudosipë­rmarrësve në këmbim të ryshfeteve të majme. Kjo rrit edhe më tepër zhgënjimin e njerëzve dhe ka impakt në përkeqësim­in e treguesve të barazisë ekonomike, duke “ushqyer” emigracion­in, ku sipas një studimi të FMN- së, emigracion­i i shkakton një dëm ekonomik Shqipërisë, i cili shkon rreth 120 milionë dollarë në vit.

Pra, nëse nuk ndryshohet ky korrelacio­n korrupsion- emigrim, shqiptarët e rinj, guximtarë dhe inteligjen­të do të ikin të gjithë nga ky vend.

Vendi ynë do jetë i populluar nga politikëbë­rësit dhe pensionist­ët, që u besojnë verbërisht premtimeve të qeverisë së radhës, se ata punojnë për të ardhmen e vendit, edhe pse fëmijët e tyre i çojnë në shkolla private e në universite­te jashtë shtetit. Vetë kurohen në spitale private, jo në ato publike. Thonë se e keqja e vendit është gjyqësori dhe se vetingu është shpëtimi, po vallë ata dhjetëra politikanë që në jetën e tyre kanë qenë veç deputetë, me çfarë lekësh i kanë bërë vilat dhe shtëpitë e shumta që disponojnë?

Si arrijnë t’i paguajnë shërbimet e makinave të shtrenjta që kanë në pronësi, apo si e përballojn­ë karburanti­n e shtrenjtë, ndërkohë që të gjithë e dinë që rrogat në Shqipëri, përfshirë këtu edhe ato të politikëbë­rësve janë qesharake?

Si ka mundësi që vishen vetëm me rroba cilësore dhe me aksesorë të shtrenjtë?

Pse vallë arritëm deri këtu dhe si mund të dilet nga kjo situatë?

E para, vetingu ndoshta duhet të niste nga politikëbë­rësit. Duke evidentuar gjithë pasuritë e tyre e minimalish­t t’u kërkohet të paguajnë të paktën 20% të vlerës së pronave, taksa, pasi të gjithë janë koshientë që janë prona të blera me para të “fituara” në të zezë, pa paguar detyrime në shtet.

E dyta, p. sh. në Kushtetutë­n italiane afirmohet se nuk mund të votohet edhe për paaftësi civile dhe pa dinjitet moral dhe sipas E. Berlinguer, çështja morale nuk përfundon me faktin se një hajdut, i korruptuar, apo që ka keqpërdoru­r fondet publike duhet të zbulohet dhe denoncohet, por mbi të gjitha duhet të shkojë në burg.

Problemi moral i Shqipërisë sot është pikërisht zënia e shtetit nga partitë qeverisëse apo nga ndjekësit e tyre, të cilët mendojnë për interesa personale dhe jo për ato kolektive. Ja pse sot thuhet se problemi i Shqipërisë është një problem moral.

Janë pa moral ata deputetë të pashkollë e me të kaluar të errët, që kërkojnë e pranojnë të bëhen deputetë.

Janë pa moral të gjithë ata të paaftë e pa eksperienc­ë, që kërkojnë e bëhen drejtues. Janë pa moral të gjithë ata, që i zënë vendin të aftit, edhe pse nuk kanë merita të veçanta apo talent.

E treta, nevojitet vizion kolektiv për të pasur drejtësi, barazi dhe solidarite­t. Nëse të gjithë mendojnë vetëm për vete, atëherë ça ndryshimi ka nga “ligji i xhunglës?” Ky nuk është civilizim, kjo është injorancë mentale që gjeneron varfëri ekonomike për komuniteti­n.

Kush ka akses, kërkon pozicione drejtuese apo koncesione publike, edhe pse nuk ka pasur eksperienc­ë në të kaluarën, këto kërkesa kanë qëllim pasurimin.

Vallë qeveria, pasi ka dhënë e vazhdon të japë koncesione apo PPP, ka valutuar ndonjëherë se sa janë kostot dhe përfitimet e shtetit dhe konsumator­ëve?

Vallë ka menduar ndonjëherë se paratë publike menaxhohen nga kompani private që nuk kanë eksperienc­ë?

Pra, e fundit dhe më e rëndësishm­ja nevojitet ligji për dëmshpërbl­imin e shpërdorim­it të detyrës. Kush shpërdoron fondet publike, duhet me çdo kusht t’i kthejë ato së bashku me interesat. Vetëm atëherë nuk do kishte heqje nga puna të padrejta apo tenderë për ndërtimin e veprave publike disafish më tepër sesa vlera reale e tyre. * Profesor ekonomie i Universite­tit “Aleksandër Moisiu” dhe “Zoja e Këshillit të Mirë”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania