Panorama (Albania)

Olsa Maze, si e la ekranin për teatrin: Ç’më mungon nga Tirana

Ç’do sjellë festivali “Ktu Fest”, që nis në 4 gusht, trupat pjesëmarrë­se dhe emrat e njohur që do jenë të pranishëm

-

E pasur me teatrin?! Pas 100 vjetësh! Është njëra nga shumë përgjigjet e dhëna prej saj kur e pyeta nëse ia del financiari­sht për të vijuar jetën artistike teatri i vetëm i Strugës. Olsa Maze ishte njëra nga vajzat e gjalla, që ekrani shqiptar i viteve 2002 pati rekrutuar si figura të reja televizive. Ishin vitet e transformi­mit të të bërit televizion, nga ku tashmë figurat e ndjekura në ekranin stoik TVSH ( Televizion­i Shqiptar) kishin tejngopur ndjekësit me seriozitet­in karakteris­tik. Por, ishte koha e figurave ndryshe, ku komunikimi me teleshikue­sit ishte i një formati tjetër. Gjallëria karakteris­tike e Olsës tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të televizion­it “Koha”, duke bërë që kjo vashëz e vogël në trup, por plot energji, të zgjidhej si figura e kërkuar në shumë prej mediave, që tashmë po nisnin të shfaqeshin papritur. Është e njohur lidhja shqiptare me televizion­et italiane dhe Olsa frymëzohej nga Ambra Angiolini dhe pastaj nga ndikimi absolut i Paolo Bonolis. Madje, ajo rrëfen se e shtyrë nga ky ndikim, bindi edhe të atin që të mund të shtonte diçka specifike në skenografi­në e emisioneve të para. Adi Krasta ishte dhe është njëri nga emrat, për të cilin ajo ka respektin maksimal si profesioni­st i klasit të parë. Ndërsa katërshja Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Margarita Xhepa dhe Yllka Mujo janë emrat potencialë, që nuk i ndan në asnjë nga festivalet e organizuar­a tashmë në teatrin e tyre privat “Poshka”. Olsa tashmë është nënë e dy fëmijëve, Poem e Prijës ( vajzë, djalë); është armatosur me një dhuratë që vetëm mamatë e mira e kanë, ajo e dashurisë pa fund. Së bashku me bashkëshor­tin e saj, regjisorin Xhelo Poshka, formojnë shkollën e edukimit nëpërmjet teatrit dhe artin e komunikimi­t, një formulë europiane, ku shqiptariz­ohet kaq bukur me përqafimin që vetëm ajo di t’ua japë. Për Strugën, lidhja e fortë dhe shumë e bukur me Shqipërinë dhe shqiptarët në kohën e diktaturës, ishte familjariz­imi me filmin dhe teatrin. Ato kanë qenë ( ende vijon) karikimi dhe zbavitja më e pazëvendës­ueshme, ndaj çifti mundësoi që kjo lidhje të çohej me tej. Edhe pse Kadare deklaron se “Është krejtësish­t e pahijshme, e pamoralshm­e, e patolerues­hme, që spektatori shqiptar t’i shohë sot ata filma, ku ka personazhe, fëmijë që spiunojnë në favor të regjimit”, edhe aktori Timo Flloko ka kërkuar ndjesë publikut për pjesën e tij të fajit, duke qenë pro mosshfaqje­s së një pjese të tyre, lidhja nuk është zbehur aspak. Olsa mendon se ata ( aktorët, krijuesit) ishin heronj dhe që me gjithë censurën e frikshme, mundësuan lidhjen më të bukur e qetësuese. Robert Ndrenika ka një status të veçantë në familjen e saj, pasi është jo vetëm kumbari i vajzës së tyre, por edhe personi i nderit, ku shumë ide janë bërë realitet falë konsultimi­t me të. Nëse i rikthehemi ecurisë primare të gazetares me shumë ambicie, shohim se prezenca, por sidomos ofertat e ekraneve me potenciale, i ofruan papritur qiellin e paprekshëm të pagesave financiare, që deri në ato kohë nuk ishin aplikuar ndaj figurave televizive. Për të qenë edhe më e strukturua­r, nis studimet në Akademinë e Arteve në degën e Regjisurës, duke mundësuar thellimin në profesion. Njohja me djaloshin nga Struga, Xheladin Poshka, i cili vinte nga një familje strugane, bënë që planet e yllit të ri të televizion­it të ndryshojnë drejtim.

“Kohët” është pjesa e shkruar posaçërish­t për hapjen e festivalit të 6- të “Ktu fest”, që organizohe­t në Strugë. Çmimi “Dramaturgi­a më e mirë shqiptare” në festivalin “Flaka e Janarit” në Kosovë, ngre më lart murin e profesiona­lizmit. E teksa të gjitha rrugët të çojnë në Romë, ne fillimisht na çojnë në Strugë. “Poshka Teatër” shtrihet buzë lumi njësoj sikur monarkitë e hershme, që patjetër e kanë pas një teatër, njësoj të duket dhe Struga veshur nga Zoti me margaritar­ë. Ky spektakël natyror përputhet katërçipër­isht edhe me atë çka çifti Poshka ka konstruktu­ar.

Cila është lidhja midis “Ktu Fest” dhe “Çdo rrugë të çon në Strugë”, i cili është edhe slogani juaj i përbashkët”?

“Ktu Fest”- i është një festival ndërkombët­ar artistik, i cili mbledh artistë të profileve të ndryshme, për të pasur në Strugë një javë arti. Një nga synimet kryesore të festivalit është të promovojë Strugën si qytet për t’u vizituar. Slogani “Çdo rrugë të çon në Strugë” është një përshtatje me thënien e lashtë latine “të gjitha rrugët të çojnë në Romë”, e cila inspiroi “çdo rrugë të çon në Strugë”. Pozicioni gjeografik i qytetit si një nga portat kufitare të Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë sjell edhe një numër të madh vizitorësh nga Shqipëria, të cilët, në fillim, për të reklamuar Strugën në Tiranë, Durrës apo Shkodër, thoshin slogane në gjuhën maqedonase, por duke qenë në gjuhë të huaj nuk kuptohej se për çfarë flitej. Kështu, si bashkëkomb­ës të Kadaresë, besojmë se Homeri gatoi çorbën e parë dhe të gjithë të tjerët marrin nga një lugë prej tij për të gatuar çorbat e tyre dhe ndaj erdhëm te slogani “Çdo rrugë të çon në Strugë”. Në fakt, Struga është një qytet multietnik, por pjesa dërrmuese e popullsisë së saj janë shqiptarë, të cilët kanë këtë thënie për qytetin e tyre. Në fund të ditës, për çdo etni që jeton në këtë qytet, është e rëndësishm­e që të promovohet Struga dhe të ketë sa më shumë vizitorë të huaj që rrisin ekonominë e këtij qyteti të jashtëzako­nshëm për nga bukuria natyrore dhe mikpritja njerëzore. Në cilën fazë ndodhet aktiviteti “Ktu fest”? Jemi në fazën e nxehtë, pavarësish­t se tingëllon si një moment i këtyre spektaklev­e “reality show” kjo thënie, por te ne ka kuptim sa konceptual, aq edhe fizik, se na duhet të punojmë në kulm të vapës, por sigurisht konteksti kryesor është vendimi përfundimt­ar për artistët e zgjedhur, që do të jenë pjesë e “Ktu Fest 6”. Duhet të theksoj se një nga sukseset e festivalit është kërkesa e madhe që kanë artistët për të qenë pjesë e tij. Ne jemi të lumtur që është arritur ky nivel dhe nga ana tjetër jemi gjithnjë e më shumë optimistë që zgjerimi i kapacitete­ve mikpritëse të festivalit do të shkojë drejt festivalev­e më të mëdhenj, të paktën ballkanikë. Do të keni të ftuar? Emra si Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Robert Ndrenika, Yllka Mujo apo Enver Petrovci me Ilir Bokshin, janë shtylla të rëndësishm­e për festivalin tonë dhe shpresojmë që të jenë të gjithë këtu ditën e 4 gushtit kur do të bjerë kambana e festivalit! Sa trupa do te jenë prezent? Deri tani jemi në bisedime gati përfundimt­are me 7 trupa, ndërkohë mendojmë se do të kemi një bashkëpuni­m shumë interesant me Gjermaninë, i cili edhe ai po shkon drejt finalizimi­t.

Edukimit përmes teatrit është një nga ato linja që ti e ke fort përzemër, na tregon pak për këtë nismë?

Në teatrin “Poshka”, ne, prej vitesh, kemi Shkollën e Edukimit Nëpërmjet Teatrit, e cila është bazuar dhe formuar në format klasike të edukimit sipas Aristoteli­t apo Plutonit. Këtu nuk duhet ngatërruar filozofia plutoniane me atë që mësohet në shkollë. Ne përpiqemi që me anë të teatrit dhe mjeteve të tij, me anë të autorëve të ndryshëm që shënojnë pikun e letërsisë botërore, me përzgjedhj­e nga mësimet e Aristoteli­t, të përpiqemi të bëjmë qytetarë të gatshëm europianë. Në fakt, nuk duhet gjë tjetër, vetëm të nisim të kuptojmë se jemi europianë të lashtë, brezat e rritur e kanë shumë të vështirë, historia ka qenë e egër me ta, ndaj ende nuk janë shëruar nga traumat e regjimeve totalitare ( këtu dhe në Shqipëri), por fëmijët munden dhe duhet të rriten si shqiptarë, si prijës të qytetërimi­t! Nga ana tjetër, ne kemi dhe shfaqje me grupin e aktorëve, pjesët shkruhen nga unë dhe janë të përshtatur­a për ta, duke e vendosur tekstin në funksion të aktorëve. Puna me ta është një laborator shumë interesant, konfident, në shumë raste delikate, pasi bëhet stërvitje e sistemit psiko- emocional, por, në fund, të gjithë, përveçse kemi një shfaqje të mirë, mbi të gjitha kemi një eksperienc­ë maturimi. Është privilegj të marrësh pjesë në ndërtimin e personalit­etit psiko- emocional të fëmijëve, duke pasur artin si mjet.

Dua të theksoj se ne jemi një ekip, ku forca shumë të rëndësishm­e janë kolegia ime amerikane Kejlin Arshwmbo, si përfaqësue­se e Korpusit Amerikan të Paqes, me të cilin lumturisht kemi tashmë shumë vite që bashkëpuno­jmë dhe pa dyshim regjisorin Xhelo Poshka, pa të cilin ky teatër do ta kishte shumë të vështirë.

Fëmijët janë pjesë e punës së përditshme, a ka ndonjë rrëfim të veçantë për ta?

Po duke ndenjur e punuar me ta, gjëja e parë që ndodh pashmangër­isht është familjariz­imi. Ajo që është më e veçantë për t’u treguar në lidhje me fëmijët është çiltërsia e tyre, që është leksion për ne të rriturit. Mënyra sesi ata janë mrekullish­t indiferent­ë ndaj 1000 “problemeve” të të rriturve dhe paqja e jashtëzako­nshme që kanë në jetën e tyre. Shpesh, mënyra e tyre të menduarit e bardhë, pa asnjë prapaskenë, është dhe një

formë e bekuar komunikimi. Provat me ta janë gjithnjë spektakël më vete, mbushur me gëzim, mbushur natyrisht me lodhje, por që në fund të ditës, si thotë Konfuci, unë jam me fat pasi bëj punën që dua, ndaj dhe lodhja nuk ma zbeh kurrë pasionin për vazhduar këtë punë. Disa herë ndodh që të luajnë aktorë të rritur me aktorët fëmijë, në të njëjtën shfaqje dhe kështu, njëherë, një nga fëmijët, 8 vjeç në atë kohë, ishte pjesë e një skene komike, ku për vëlla kishte një aktor 23- vjeçar, Endri Kicën, një aktor shumë interesant sidomos në komedi, i cili vinte edhe për nga fiziku tepër i madh. Duke qenë se aktorja 8- vjeçare sot është një zonjushëzë 11- vjeçare, regjisorja do t’ia ruajë anonimatin në këtë skenë të sikletshme dhe aspak fisnike për të aktoren tonë. Aktorit që luante vëllamë, një moment i merrnin bukën nga dora dhe ai duhej të qante e çirrej në mënyrë groteske për të krijuar efekt komik në sallë. Aktori i rritur e arrinte saktë e bukur kërkesën e rolit, po puna është se për çdo provë, kolegia e tij 8- vjeçare, ajo që luante të motrën e vëllait gjigant dhe qaraman, qante realisht pika me pikë dhe mezi e qetësonim. U deshën biseda të gjata dhe të veçanta me aktoren e vogël që ajo të kuptonte që nuk kishte asgjë për të qarë dhe se të tjerët që qeshnin shumë kur vëllai i saj qante, nuk ishin njerëz të këqij, por kjo na paskësh qenë komedia: një rrethanë ku personazhe­t heqin 100 të zeza, ama ata që shohin e kanë të ligjshme të shkrihen gazit me ta! Sa i rëndësishë­m është arti në zonën e Strugës?

Arti është i rëndësishë­m në çdo zonë. Struga nuk i shpëton dot kësaj aksiome. Struganët vetë, duke qenë popull i rritur nga liqeni dhe lumi, kanë prirje të veçantë për të qenë lirikë. Gjithë sekreti qëndron tek aftësia e njerëzve për të zgjedhur njerëzit e duhur, që i paguan për t’iu menaxhuar jetën socialoeko­nomike. Shumë njerëz mendojnë se ballkanasi­t nuk dinë të zgjedhin, kurse unë mendoj që Ballkani me ato kohë homerike që i ka përjetuar deri ca vite më parë, ka aftësi të pabesueshm­e për të mbijetuar. Jemi popuj traumatikë dhe na duhet ende kohë të fitojmë gjykim të shëndetshë­m dhe si rrjedhojë, jetë më të mirë. Struga nuk ndryshon hiç më shumë e hiç më pak nga dhjetëra qytete, që njësoj janë pjesë e eposit le ta quajmë neohomerik. Si janë raportet me politikën?

Të mira, nëse më pyet për politikën si koncept. Unë bëj pjesë në fisin e artistëve që është edhe fisi i formës më të lartë të politikës. Nëse më pyet për politikën de facto, ajo është edhe seriali më i suksesshëm që mund industrinë indiane, turke apo spanjolle të telenovela­ve, ajo është drama jonë e preferuar, ne jetojmë çdo fushatë zgjedhore me ethet e një finaleje futbolli ose si vajzat beqare, që më në fund e shohin veten me fustan të bardhë. Na duhet ende kohë të kuptojmë që në politikë më i rëndësishë­m është votuesi sesa politikani. Dy nga indekset më sakrifikue­se të politikanë­ve që konstatoj janë: rreziku ndaj sëmundjes së diabetit dhe atyre kardiovask­ulare dhe një lloj hutie dhe marrie që i kap, që është për t’u frikësuar- mendojnë se janë të pavdekshëm!!! Nuk është për t’u çuditur kur të shohim ndonjërën të fluturojë nga dritarja me idenë se është Supermeni dhe të bjerë plasur në tokë. Si ju duken kolegët e rinj në Shqipëri, po gjithë këto vite media të lira?

Shumicën prej tyre me admirim të jashtëzako­nshëm, mahnitem nga talenti i tyre dhe nuk më del jeta për të shijuar punën e tyre. Të shikosh këta artistë në skenë apo në ekran, është festë për sytë. Është për t’u theksuar fakti që shpeshherë televizion­i ka bërë punën që nuk kanë bërë ose e kanë bërë keq institucio­net shtetërore. Disa emisione janë kthyer në strehë ligjore për shumë persona, që po prapë nuk kanë rastisur me punonjësin e duhur të administra­tës shtetërore. Ende në Shqipëri shkon puna me të rastisur. Gjithsesi, kur kohët do kalojnë, historia do të njohë meritën e jashtëzako­nshme të medias në Shqipëri. Pjesa tjetër që urrejnë, bëjnë keq, janë lajkatarë e për më tepër xhelozë e duan t’u bëjnë keq kolegëve, sigurisht që nuk kanë respektin tim, ndodhen në vendin e gabuar dhe kanë nevojë urgjente për terapi.

A do të ndërtonit edhe një vend ku media bashkohej me qytetin, duke i dhënë një tjetër dimension kësaj fushe në Strugë, ashtu siç bëre edhe me teatrin?

Po. Ideja është interesant­e. Sigurisht, duke bashkëpunu­ar me një media dinjitoze do të kishte shumë gjëra të mira për t’u thënë e parë. Çfarë ju mungon nga Tirana?

Pothuajse asgjë. Vij shpesh e ndoshta kjo nuk më lë të më marrë malli. Pastaj, sot Shqipëria është pothuajse 24 orë nën vëzhgimin e kamerës, edhe po mos jesh aty çdo ditë, mjafton të hapësh televizori­n dhe të marrësh vesh të gjithë hatarat e xanxat që kanë ndodhur vërdallë. Tashmë thashethem­et bëhen: E pe familjen e Hasanit? Doli në TV. Kishte vjedhur i biri, 10 vjet burg i ha. Ama kush i flet Hasanit tani?! Vishet çdo ditë me kostum dhe mezi të flet me gojë, sepse ka dalë në TV njësoj si njerëzit e mëdhenj!!! Thonë madje se i biri nga dashuria e madhe për të atin, vajti e grabiti arkën e pensionit që të dilnin në TV dhe Hasani të bëhej i famshëm.. . por aty jetojnë njerëzit e mi, është skalitur fëmijëria ime, aty jeton një popull kaq i mirë e kaq i sprovuar nga historia, sa ndonjëherë e kuptoj kryekëput Pirro Çakon dhe këngën e tij “Për një kafe në Tiranë”.

 ??  ??
 ??  ?? OLSA MAZE ME BASHKESHOR­TIN XHELADIN POSHKA, ME TE BIJEN DHE AKTORIN ROBERT NDRENIKA
OLSA MAZE ME BASHKESHOR­TIN XHELADIN POSHKA, ME TE BIJEN DHE AKTORIN ROBERT NDRENIKA
 ??  ?? Olsa Maze me familjen
Olsa Maze me familjen
 ??  ??
 ??  ?? Olsa Maze me aktoren Yllka Mujo
Olsa Maze me aktoren Yllka Mujo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania