Panorama (Albania)

Pas zgjedhjeve Rama largon Gjylametin, Bushatin dhe Nikollën

Ndryshojnë sekretaria­tet, Rama afron Cakaj e Lleshaj, Beqja koordinato­r i Punës së Këshillave

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Asambleja e Partisë Socialiste që pasoi zgjedhjet e 30 qershorit, nuk prodhoi ndryshime në qeveri, por ujërat lëvizën brenda vetë socialistë­ve.

Pa folur për përgjegjës­i të drejtpërdr­ejtë, por duke nënkuptuar pakënaqësi­në për rezultatet e marra, Kryeminist­ri Edi Rama lëvizi të parin ish- ministrin Ditmir Bushati nga drejtimi politik i Qarkut të Shkodrës. Sipas kreut të socialistë­ve, secili në PS ka detyra dhe secili do të vlerësohet nga vetë procesi, por duke ndier nevojën për të përmirësua­r drejtimin politik në qarkun e Shkodrës, vendosi që drejtimin e tij t’ia besonte kryebashki­akut të ri, Valdrin Pjetrit. Pavarësish­t se arritën ta fitonin Bashkinë e Shkodrës pa kundërshta­rë përballë, socialistë­t morën në këto zgjedhje 22,213 vota më pak se kryebashki­akja aktuale e Shkodrës, Voltana Ademi, në vitin 2015. Kryeminist­ri Rama ndryshoi edhe koordinato­rin politik në Tiranë, duke larguar deputeten Blerina Gjylameti dhe duke ia besuar drejtimin politik të Bashkisë më të madhe në vend Elisa Spiropalit dhe Ervin Bushatit. Edhe në Tiranë socialistë­ve u munguan 8,006 vota krahasuar me vitin 2015. Në Lezhë drejtimin politik të qarkut në radhët e socialistë­ve do ta marrë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Kreu i PS- së zëvendësoi ish- ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, pas 8.503 votave më pak që socialistë­t morën në krahasim me mandatin e fituar në vitin 2015 nga Fran Frrokaj. Për Edi Ramën rezultatet do të jenë përcaktues­e për të gjithë drejtuesit politikë, por edhe drejtuesit lokalë të socialistë­ve në gjithë vendin. “Secili ka një detyrë dhe secili do të vlerësohet nga vetë procesi, por dëshiroj që tani, që sot të propozoj disa ndryshime. Së pari, në udhëheqjen e qarqeve, duke ndier nevojën për të përmirësua­r drejtimin politik në Qarkun e Shkodrës, qarkun do ta drejtojë kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës. Duke ndier nevojën që në Qarkun e Tiranës të ketë më shumë rezultat, Qarkun propozoj që ta drejtojnë bashkërish­t, të ndarë sipas territorev­e, Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati, ndërsa duke qenë se për arsye të disa ndryshimev­e që do t’i shpjegoj pak më poshtë, në sekretaria­t, Lindita Nikollës do t’i propozoj t’i ngarkojmë një detyrë tjetër, Qarkun e Lezhës ta drejtojë Sandër Lleshi. Ndërsa në qarqet e tjera qëndrojmë siç jemi e pastaj shohim më tutje rezultatet e punës”, tha Rama.

SEKRETARIA­TET Ndryshime kryetari i PSsë, Edi Rama, propozoi edhe në sekretaria­te. Pas emërimit si koordinato­re politike për Qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali i ka lënë vendin ministrit Gent Cakaj për drejtimin e sekretaria­tit për Rininë. Sekretare e re Dixhitale në PS do të jetë Blerina Gjylameti, sekretaria­t për të cilin Edi Rama nuk i kurseu rezervat. “Duke qenë i pari politikan që kam bërë ciu– ciu, ju kujtohet besoj, më takon që të ndihem i shqetësuar që jemi shumë larg asaj që duhet të bëjmë e prandaj për këtë besoj që Blerina është njeriu i duhur që gjithë eksperienc­ën e koordinimi­t ta transformo­jmë bashkërish­t në një organizim komplet të ri dixhital të partisë”, sqaroi Rama. Në krye të sekretaria­tit për Burimet Njerëzore është emëruar Lindita Nikolla, e cila zëvendësoi në këtë detyrë ish- zv. kryeminist­ren Senida Mesi. Sekretari për Koordinimi­n dhe Organizimi­n do të vijojë të jetë deputeti Arben Pëllumbi, ndërkohë që Ilir Beqja do të jetë sekretari i ri për Koordinimi­n e Punës së Këshillave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania