Panorama (Albania)

Bushati: Mungesa e ofiqit më bën më të vendosur për të çuar përpara idetë

-

Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk pranoi ta cilësonte ndëshkim nga Kryeminist­ri Rama largimin e tij nga drejtimi politik i Qarkut të Shkodrës. Pavarësish­t se jo në pak raste ka folur për rezerva në lidhje me qeverisjen dhe me qëndrimin që duhej mbajtur me opozitën, Bushati ka premtuar se mungesa e një posti në parti nuk do ta ndalë për të çuar përpara idetë dhe projektet që kishte për Shkodrën. “Të jeni të qetë se do kemi komunikime të tjera për këtë çështje dhe çështje të tjera. Për këto gjëra duhet të pyesni persona të tjerë dhe jo mua. Nuk ka ndonjë rëndësi nëse jam me post apo pa post, e rëndësishm­e është për çfarë çështjesh luftoj dhe nga pikëpamja që mbroj dhe të jeni të bindur se mungesa e ofiqit më bën të jem edhe më i vendosur për të çuar përpara idetë dhe projektet që kemi për qarkun Shkodër”, tha Bushati pas mbledhjes së Asamblesë së PS- së. Në mbrojtje të vendimit të Kryeminist­rit për largimin e Ditmir Bushatit doli ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es, Eduart Shalsi. Sipas tij, PS bën vazhdimish­t ndryshime, ndaj edhe Shkodra është parë si një mundësi për kryebashki­akun e ri Pjetri. “Vazhdimish­t PS ka pasur lëvizje. Nuk është as rasti i parë dhe as rasti i fundit. Unë kam qenë deputet në Tiranë, kam shkuar në Berat dhe sot gjendem në Pogradec. Valdrini është një djalë premtues, tashmë ka një barrë të madhe në qytetin e Shkodrës. Duhet të provojmë që atë projekt të suksesshëm që kemi pasur në të gjithë Shqipërinë, ta shtrijmë tashmë edhe në Shkodër. Është gjykuar që mund të jetë më efektiv drejtimi nga Valdrin Pjetri, i cili ka qenë prefekt dhe titullar institucio­nesh të rëndësishë­m, por këto nuk janë lajme. Lajme janë që PS, pas zgjedhjeve, futet në një proces zgjedhor. Futet në një analizë dhe po vijon analiza organizatë më organizatë, qytet më qytet. Është një forcë politike që vazhdimish­t përmirësoh­et”, tha Shalsi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania