Panorama (Albania)

Meta tregon bisedën me Ramiz Alinë në vitin 2000

"Të gjitha problemet i kemi prej teje, le Fatosin dhe Saliun"

-

THIRRJA E HARADINAJT NË HAGË, META: PRESION NDËRKOMBËT­AR, MBRAPA TË CILIT FSHIHET SERBIA DHE RUSIA

Presidenti Meta deklaroi dje se thirrja e Ramush Haradinajt nga Gjykata Speciale është një presion, mbrapa të cilit fshihet Serbia dhe Rusia. "Presion ndërkombët­ar, mbrapa të cilit është Serbia dhe Rusia, të cilat synojnë një marrëveshj­e sa më në favor të Serbisë. Vetë formimi i Gjykatës është një presion, që është pranuar nga të gjithë, si një çmim që duhet paguar, si një çmim për këto arritje që ka pasur Kosova dhe për këtë shtet që ka Kosova sot mbas 20 vjetësh, që kur u çlirua nga gjenocidi i Milosheviç­it. E ka edhe ai ( Haradinaj) një faj, që qëndron heroikisht gjithmonë dhe i papërkulur. Unë mendoj se vetë Gjykata është një presion në tërësi ndaj të gjithëve, jo se mund të themi që nuk ka pasur krime etj., etj., por në rastin e zotit Haradinaj, ne dimë që u thirr dy herë në Hagë dhe dihet cili ka qenë rezultati. Dihet edhe për raste të tjera. Kjo bëhet për të shmangur vëmendjen nga ata që vranë vëllezërit Bytyçi, për të cilët ka një rezolutë të Kongresit Amerikan, ishte tani edhe Eliot Engel. Akoma ata që i vranë, janë aty ku janë dhe askush nuk i dorëzon". serioze. E dyta, ai ka pasur gjithë përkrahjen time si kryetar Kuvendi për të gjitha çështjet e drejta. Unë njëherë e takova zotin Basha kur erdha nga SHBA, te Rogneri, meqenëse mora një kërkesë që të insistoja sa më shumë për konsensus nga ndihmëssek­retari i shtetit. E takova dhe e pyes: Çfarë do ti, sepse nuk po e kuptojmë këtë gjë, se më tha edhe zoti Vasili që kishte qenë në takim me zotin Rama e që ju kishit nja 5- 6 kërkesa. Ai m’i tha dhe në fakt, nga ato njëra ishte thelbësore, rekomandim­i 86 nëse nuk gabohem, që e kishte përmendur zoti Bylykbashi. E pyeta se çfarë çështjeje ishte, sepse ai kishte edhe kërkesa të tjera që kishin lidhje me Reformën Zgjedhore etj., dhe ma shpjegoi. I kam thënë shprehimis­ht: Nëse më kërkon vetëm këtë gjë dhe ti voton këtë gjë zotëri, ti ke për ta marrë këtë kërkesë, por se mos më nxjerrësh ndonjë gjë tjetër? Jo, - më tha. – Ke folur ti,- i thashë,- me Doktorin, se mos thotë gjë ai? – Jo,- më tha. Edhe Doktori është dakord. Nëse plotësohet kjo kërkesë, ne do ta votojmë. – Këtë gjë ke për ta marrë,- i thashë,po se mos nxjerrësh ndonjë gjë. Dhe unë e mbajta fjalën deri në fund për atë gjë, që ata e morën. Opozita për mua ka ndjekur një rrugë jonormale. Që do të thotë që Shqipëria sot ecën në dy rrugë pa pikë perspektiv­e për t’u takuar. Rruga e parë është rruga e kapjes së të gjitha pushteteve, rruga e dytë është deligjitim­imi i çdo institucio­ni. Këto janë dy rrugë që i ndajnë shqiptarët, nuk janë dy rrugë që na ndihmojnë të jemi të bashkuar, as të hyjmë në Europë, as të kemi një jetë me të qetë, më të sigurt, më me perspektiv­ë etj.. Kjo është artificial­e, kështu që në këtë drejtim të dyja palët kanë përgjegjës­itë e tyre dhe unë jam i qetë, sepse u kam dalë borxhit të dyja palëve.

Megjithatë, ajo që kjo Reformë në Drejtësi ka prodhuar, të paktën deri tani, pa paragjykua­r se cilët kanë qenë faktorët që e kanë çuar deri aty, është që ne kemi të krijuar një shtet monopartia­k, një shtet të kapur....

Më fal, unë kam një pyetje për ju. Dje ishte 3- vjetori i Reformës në Drejtësi. Në cilin aktivitet ishte i ftuar Presidenti i Republikës? Nuk ishit i ftuar në përurimin e godinës së re të drejtësisë? Më vjen keq, unë nuk di të kem pasur ndonjë ftesë. Dhe çfarë keni dëgjuar ju në lidhje me shqetësime­t për Reformën në Drejtësi publikisht kohët e fundit, të cilat kanë ardhur pas ashpërsimi­t të krizës politike në vend, këto janë shumë pak nga sa kanë dëgjuar partnerët tanë në këto zyra kur vijnë e takohen me mua prej gati 2 vjetësh apo edhe më përpara, kur kam qenë në postin e kryetarit të Kuvendit, në mënyrën më të hapur, më të ndershme, më transparen­te dhe më të dokumentua­r.

A nuk ndiheni që jeni i padëgjuar nga komuniteti ndërkombët­ar? Madje, ka një pretendim nga mazhoranca që zoti Palmer në deklaratën e fundit që bëri, vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit, ju ka “shkarkuar” si President...

Së pari, më vjen shumë keq për këto banalitete. Këto më mirë se të gjithë i di vetë ai që i shpërndan.

Ka edhe një perceptim zoti Meta, që më shumë sesa President i Republikës, ngjan sikur po kompenson një vakum të krijuar, natyrisht edhe institucio­nal, për shkak edhe të mungesës së opozitës në Parlament, po ngjan më shumë si lider opozite.

Kjo nuk është e vërtetë. Po të isha në atë pozicion dhe po të kisha atë qëllim, pa dyshim do kisha hapur edhe çështje të tjera shumë më të forta se kaq. Natyrisht, nëse opozita do të ishte në lartësinë e detyrës, unë mendoj që do të isha më i qetë. Mendoj që lënia e mandateve, pavarësish­t se ata e justifikoj­në, nuk ishte e dobishme. Këshilla ime ka qenë e hapur: Luftoni në Parlament, doni të bëni protesta, bëni. Dolën në rrugë. U kam thënë asnjë gurë mos hidhni, sepse janë disa ndërkombët­arë u kam thënë, që këta të organizatë­s Rilindja Ndërkombët­are, që për çdo që bën Edi Rama vendosin shami, ama gjënë më të vogël që bëni ju, bëhet kiameti.

Kur e kisha zonjën Kryemadhi në studio dhe në një moment iu drejtova për bashkëshor­tin, më korrigjoi e më tha: “Për mua është Presidenti i Republikës, Ilir Meta” dhe kjo është deklarata e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Fajet e mia pastaj, për shumë nga ato çështjet e tjera, unë i pranoj, por atë gjënë e koncesioni­t s’e pranoj, se ishte kërkesa ime që u bë ligji që në 2015, pavarësish­t se edhe sot e kësaj dite nuk wshtw miratuar. Por mbeti në sirtar... Mbeti në sirtar se s’kishte vullnet shumica, se nuk ishte LSI- ja. Kjo është shumë e qartë edhe për shumë çështje të tjera. Gabimi ndonjëherë është në persona, por jo në vendime politike, por dhe për persona, kam një ngushëllim nga ish- Presidenti Ramiz Alia, sepse një herë nga vitet 2000 takohem me Ramiz Alinë dhe ai po më bënte vërejtje për situatën politike. Unë sa isha ndarë në fakt nga Partia Socialiste. Nuk e di a e kisha krijuar LSI- në apo jo. I them unë të gjitha këto problemet i kemi prej teje. Pse,- thotë ai,- çfarë ka ndodhur? Po ti,- i thashë unë,- le Fatosin dhe Berishën, andej e këtej. - Po mirë,- më tha,- ti ke pushtet, ata nuk kanë pushtet, është tjetër gjë. Kur ti ikën nga pushteti dhe ata marrin pushtetin, pastaj gjërat ndryshojnë. Se përmendi një emër që s’dua ta them. – Ja,- më tha,- e ndrite ti me filanin, të cilin unë e kisha bërë ministër dhe kishte bërë pastaj një histori, edhe e prisha unë me ata. Po tani këto janë gjëra që nuk i ke në dorë, e rëndësishm­e është që ti të marrësh vendimet e duhura, t’i bësh me bindje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania