Panorama (Albania)

Kolegji Zgjedhor vijon të certifikoj­ë zgjedhjet, jep mandate në 13 bashki

-

Kolegji Zgjedhor iu dha këtë të martë mandatet këshillave bashkiakë në 13 bashki të vendit. Pamundësia e KQZ- së për të pasur një vendimmarr­je me 5 vota, për shkak të kundërshti­së së kryetarit Klement Zguri, detyroi socialistë­t t’i drejtohen Gjykatës për marrjen e mandateve. Bashkitë, në të cilat këshilltar­ët bashkiakë morën vendimin e gjykatës, ishin: Fushë- Arrëzi, Mirdita, Vau i Dejës, Mati, Delvina, Roskoveci, Kavaja, Peqini, Dropulli, Pogradeci, Pusteci, Puka dhe Finiqi. Në këtë mënyrë ka shkuar në 20 numri i bashkive që kanë marrë konfirmimi­n e mandateve në Kolegjin Zgjedhor, ndërkohë që 41 bashki të tjera pritet të merren në shqyrtim gjatë kësaj jave. Kur të 61 njësitë administra­tive në të gjithë vendin të jenë të pajisura me një vendim të Kolegjit Zgjedhor për marrjen e mandateve, do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që do të miratojë tabelën kombëtare të rezultatev­e për zgjedhjet e 30 qershorit. Vetëm kur të jetë miratuar tabela kombëtare e rezultatev­e nga KQZ, këshillat bashkiakë do të mblidhen për t’i hapur rrugë betimit të drejtuesve të rinj lokalë. Në këto zgjedhje, PS, e cila konkurroi e vetme pa pjesëmarrj­en e opozitës, fitoi të 61 bashkitë, ku në 60 prej tyre konkurront­e me kandidatët e saj, ndërkohë që në Finiq fitoi kandidati i mbështetur nga socialistë­t. Për opozitën, beteja për zgjedhjet e 30 qershorit është zhvendosur e gjitha në dyert e gjyqësorit. Shoqata e Bashkive ka kërkuar rrëzimin e zgjedhjeve të 30 qershorit përmes pretendimi­t se Presidenti i Republikës anuloi procesin në këtë datë. Ndërkohë që edhe PD zyrtarisht ka kërkuar nga Kolegji Zgjedhor pezullimin e dhënies së mandateve deri në një vendimmarr­je të Gjykatës Kushtetues­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania