Panorama (Albania)

Gara për Kryeprokur­or, Olsian Çela kalon vetingun

KPK konfirmon në detyrë rivalin kryesor të Arta Markut

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it konfirmoi dje në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Olsian Çela, kandidat për postin e Kryeprokur­orit, rivali kryesor i Arta Markut. Vendimi u dha dje nga kryesuesi i trupës, Lulzim Hamitaj, relator Olsi Komnçini dhe anëtare, Brunilda Bekteshi. Konfirmimi në detyrë i Olsian Çelës i hap rrugën garës për postin e Prokurorit të Përgjithsh­ëm, edhe pse duhet pritur edhe zbardhja e vendimit të KPK- së, apo nëse do të ketë ankim ndaj këtij vendimi. Prokurori pranë Prokuroris­ë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Olsian Çela, u përball me vetingun për tri kriteret e verifikimi­t, si ligjshmëri­a e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe atë profesiona­l. Çela ishte i pari prokuror që shpalli kandidatur­ën e tij për vendin e Prokurorit të Përgjithsh­ëm, megjithëse ishte i fundit që kaloi vetingun. Edhe më herët, emri i prokurorit Olsian Çela është përmendur si një kandidatur­ë e mundshme, ashtu si edhe ajo e Prokurores së përkohshme të Përgjithsh­me, Arta Marku. Gara për Prokuror të Përgjithsh­ëm u hap më 29 mars. Në fund të qershorit, Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë i nisi një shkresë KPK- së që të kryente sa më parë procesin e vlerësimit kalimtar për kandidatin për Prokuror të Përgjithsh­ëm, Olsian Çela. Ndonëse ishte përcaktuar muaji qershor si afat i përzgjedhj­es së tre kandidatëv­e për Kryeprokur­or, ky proces u zgjat pa ndonjë afat, pasi Çela nuk ishte përballur me procesin e vetingut, i vetmi nga tre kandidatët. Njoftimi i nisur nga KLP- ja ishte i dyti pas 45 ditësh nga letra e parë, për shkak të një reagimi nga KPK- ja. Lulzim Alushaj, me profesion avokat, nuk përballet me KPK- në pasi filtrohet nga Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, ndërsa në garë janë edhe Arta Marku e Fatjona Memçaj, që janë konfirmuar në detyrë. Kandidati për Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, Olsian Çela, doli të premten para Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, i cili e kishte hetuar atë në të tria kriteret. Në një seancë që zgjati rreth dy orë, prokurori i Krimeve të Rënda, më herët edhe drejtues i kësaj Prokurorie, dëgjoi rezultatet e hetimit ndaj tij dhe dha shpjegime në lidhje me disa problemati­ka të ngritura nga treshja që kishte kryer hetimin.

 ??  ?? Olsian Çela, dje në KPK
Olsian Çela, dje në KPK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania