Panorama (Albania)

Hidhet në erë memoriali i heroit grek, reagon Greqia: Gjeni autorët

-

SARANDË – Memoriali i heroit kontrovers grek, Thimio Loli, është hedhur në erë shtatë muaj pas vandalizmi­t. Në memorialin që ndodhet në fshatin Kranë të Bashkisë Finiq, ka ndodhur një shpërthim gjatë natës. Pas shpërthimi­t të fortë, banorët kanë konstatuar dëmtime të memorialit të rindërtuar nga banorët e fshatit minoritar. Nga shpërthimi është dëmtuar kopshti i fëmijëve, që ndodhet përballë memorialit. Afër tij ndodhet gjithashtu edhe kisha e Shën Jorgjit, e cila gjithashtu ka pësuar disa dëme nga tronditja. Ndërkohë, te një mur afër memorialit është shkruar me bojë të kuqe “Çamëria”. “Jam nga qyteti i Librazhdit. Punoj dhe jetoj në këtë fshat prej 6 muajsh. Po ngrihesha për t’u bërë gati për punë. Mbas orës 03: 30 dëgjova një shpërthim të fortë. Dola jashtë të shihja mos shpërtheu ndonjë bombol gazi”, u shpreh Stavri Mema. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që për ngjarjen nuk kanë munguar reagimet nga shteti grek. Ministria e Jashtme kërkon zbulimin dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve. “Ministria greke e Punëve të Jashtme shpreh keqardhjen dhe shqetësimi­n e saj për shpërthimi­n e monumentit dhe e dënon fuqishëm. Ngjarja sfidon minoriteti­n kombëtar grek dhe në fund të fundit marrëdhëni­et grekoshqip­tare. Duhet të hetohen menjëherë dhe autorët të vendosen para drejtësisë. Presim që pala shqiptare të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur, duke rikthyer ndjenjën e sigurisë së pakicës kombëtare greke. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Greke, si dhe autoritete­t konsullore në Shqipëri po ndjekin nga afër këtë rast”, thuhet në reagim. Memoriali i Thimio Lolit ra pre e vandalistë­ve edhe në fund të vitit 2018. Këto dy ngjarje lidhen me denoncimet e fundit ku Loli evidentohe­t si autor i disa krimeve ndaj shqiptarëv­e pas shpalljes së Pavarësisë dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Loli ka qenë një prej mbështetës­ve të idesë për shkëputjen e territorit të ashtuquajt­ur Epiri i Veriut për t’u bashkuar me Greqinë. Por, nga banorët minoritarë të Kranesë në Delvinë Loli njihet si “hero”. Në vitin 1914, ai udhëhoqi kryengritj­en për Epirin e Veriut në Sarandë, ndërsa në vitin 1944 kundër çamëve në Greqi. Memoriali i tij është vendosur në qendër të fshatit Krane dhe çdo vit aty kryhen ceremoni përkujtimo­re nga qarqe nacionalis­te greke. sh. d

 ??  ?? Memoriali i dëmtuar
Memoriali i dëmtuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania