Panorama (Albania)

Po shiste hashash te rruga "Myslym Shyri", pranga 29- vjeçarit

-

Një 29- vjeçar është arrestuar nga Antidroga e Tiranës, pasi dyshohet se shpërndant­e hashash në zona të ndryshme të kryeqyteti­t. Burimet thanë se atij i janë sekuestrua­r 1.1 kg kanabis sativa dhe 6 celularë. Ai po hetohej prej disa muajsh nga oficerët e Policisë, madje gjatë kësaj periudhe është mbajtur në vëzhgim, është filmuar dhe fotografua­r duke shitur lëndë narkotike. Burimet thanë se gjatë periudhës që mbahej nën vëzhgim, janë zbuluar edhe persona të tjerë që blinin hashash te 29vjeçari. "Në vijim të punës për parandalim­in dhe ndëshkimin e veprimtari­së kriminale në fushën e narkotikëv­e, Seksioni i Narkotikëv­e pas një pune hetimore disamujore nën drejtimin e Prokuroris­ë së Tiranë, në kuadër të procedimit të vitit 2019, ndjekur me metoda speciale te hetimit, finalizoi me sukses operacioni­n policor të koduar ' Distributo­ri', duke arrestuar në flagrancë shtetasin E. M., 29 vjeç, banues në Tiranë", tha zyrtarisht Policia. Pas dokumentim­it të këtij aktiviteti kriminal, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për shtetasin E. M. Menjëherë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e është organizuar puna për ekzekutimi­n e vendimit të Gjykatës dhe kapjen e tij në flagrancë, e cila u realizua gjatë mbrëmjes së të hënës në rrugën "Myslym Shyri", ku ky shtetas ishte duke tregtuar lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në ambientet e përdorura nga ky shtetas, Policia gjeti tri qese me lëndë narkotike kanabis sativa, të ndara në doza dhe të futura në qese farmaceuti­ke, të gatshme për treg. Seksioni Për Hetimin e Narkotikëv­e, gjatë kohës së ndjekjes me metoda speciale të hetimit, ka bërë të mundur dokumentim­in me prova ligjore ( foto, video dhe raporte vëzhgimi) të aktiviteti­t kriminal të shitjes së lëndës narkotike nga ky shtetas, duke realizuar edhe kapjen e disa personave që blinin te shtetasi E. M.. Gjithashtu, në kuadër të operacioni­t u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. I., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e".

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania