Panorama (Albania)

Grabitja e Rinasit, “mjeshtrit” i sekuestroh­en 500 mijë euro

Klement Çala dyshohet për dy grabitje, 3.2 e 5.4 milionë dollarë

- ELBASAN/

Sekuestroh­en 500 mijë euro pasuri të dy vëllezërve të shpallur në kërkim për grabitjen spektakola­re në Rinas.

Klement Çala, 31 vjeç, nga Elbasani, është person i shpallur në kërkim që prej shkurtit të vitit 2017, pas dyshimeve se është përfshirë në grabitjen e 3.2 milionë dollarëve gjatë transporti­mit të vlerave monetare të një banke të nivelit të dytë për në Rinas. Ndërsa në grabitjen e fundit në pistën e Rinasit, ku pas ndjekjes nga policia mbeti i vrarë Admir Murataj dhe u grabitën 5.4 milionë dollarë, dyshohet se, përveç Klementit, është përfshirë edhe vëllai i tij i madh, Eldi Çala, 33 vjeç. Në grabitjen spektakola­re të ndodhur në prill të këtij viti, është përfshirë dhe Talo Çela, 47 vjeç, po nga Elbasani, për të cilët Policia e Shtetit vendosi 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacio­n për vendndodhj­en e tyre.

SEKUESTRIM­I Me vendim të Gjykatës së Elbasanit, policia ka sekuestrua­r disa prona të paluajtshm­e që rezultojnë të regjistrua­ra në emër të dy vëllezërve Çala. Bllokimi është bërë për shkak të dyshimeve se këto pasuri janë produkt i pastrimit të parave. Mes pronave të vendosura nën sekuestro preventive janë një apartament në Elbasan dhe një ndërtesë me truall në Kusarth. Gjithashtu, është sekuestrua­r një sipërfaqe toke prej 809 metrash katrorë po në Kusarth, ku dy vëllezërit kishin në plan të ndërtonin tri vila me vlerë investimi 156 milionë lekë të vjetër secila. Po ashtu, janë bllokuar edhe 50% të aksioneve në një kompani, ku 31- vjeçari Klement Çala ishte aksioner. Nga vlerësimi paraprak i këtyre pasurive, rezulton se ato kapin vlerën rreth 500 mijë euro. Prokuroria dhe Policia e Elbasanit po vijojnë hetimet dhe verifikime­t për evidentimi­n e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshm­e në emër të Çalës ose familjarëv­e të tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania