Panorama (Albania)

Debati për parkimin, 39- vjeçari në kërkim për vdekjen e të moshuarit

-

DURRËS - Shtyrja që i ka dhënë një të moshuari ( komshiut të prindërve) i ka kushtuar shtrenjtë një 39- vjeçari. Ky veprim i pamenduar mirë e ka vënë atë përpara akuzës “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekje”. Zylyftar Kullësi, 80 vjeç, banor i lagjes nr. 2 të qytetit të Durrësit, ka ndërruar jetë pas dëmtimeve që mori pas rrëzimit nga shtyrja që i dha 39- vjeçari pas një debati që pati me të. Incidenti ndodhi më 20 korrik. I moshuari u dërgua në spital me shembje, por më pas u konstatua se kishte pësuar goditje në kokë, plagë së cilës nuk arriti t’i mbijetonte. Ai ndërroi jetë dje në Spitalin e Trumës në Tiranë. Ndërkohë, 39- vjeçari me iniciale A. Z., me banim në lagjen 13 u shpall në kërkim. Prej katër ditësh tashmë, policia ka nisur kërkimet për të kapur 39vjeçarin, por nuk ka bërë të mundur të gjejë vendndodhj­en e tij. Burime nga grupi i hetimit thanë se ai nuk kishte për qëllim ta lëndonte 80- vjeçarin, por thjesht e ka shtyrë dhe ai ka dëmtuar kokën në momentin që është rrëzuar. Mësohet se viktima dhe autori kanë debatuar për motive të dobëta. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, 80- vjeçari i ka kërkuar 39- vjeçarit të largonte makinën, pasi e pengonte për të hyrë në shtëpi. 39- vjeçari kishte shkuar për vizitë te shtëpia e prindërve të tij, e cila ndodhet ngjitur me banesën e 80- vjeçarit, që mbeti viktimë e këtij konflikti të çastit. “Viktima dhe autori kanë debatuar mes njëri- tjetrit për shkak të makinës. Viktima i ka kërkuar të lëvizte mjetin, pasi e pengonte të futej në shtëpi. Në debat e sipër, 39- vjeçari e ka shtyrë Zylyftar Kullësin. Ky i fundit është rrëzuar në tokë, ndërkohë autori u largua me shpejtësi pa kuptuar se e kishte dëmtuar. Fillimisht, edhe vetë viktima nuk e ka ndier veten keq dhe s’ka kuptuar se kishte pësuar lëndime serioze. Dëmtimet janë shfaqur në momentin që ka mbërritur në spital. Aty, mjekët kuptuan se kishte goditur kokën dhe kishte pësuar hemorragji në tru”, thanë burime nga grupi hetimor. l. m

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania