Panorama (Albania)

Kadare, një nga 9 kandidatët e “Nobelit Amerikan” për 2020- ën

“Ky grup finalistës­h nga e gjithë bota na njeh se letërsia e mirëfilltë nuk njeh kufij”

-

Çmimi Ndërkombët­ar Letrar “Neustad” për vitin 2020 e bën Ismail Kadarenë një nga nëntë kandidatët e përzgjedhu­r nga e gjithë bota. I vlerësuar si “Nobeli Amerikan”, çmimi ka një vlerë prej 50,000 dollarësh dhe akordohet nga revista e Universite­tit të Oklahamës për letërsinë dhe kulturën ndërkombët­are, “World Literature Today”.

“Letërsia është një zë i fuqishëm, që na mëson për botën përtej vetes sonë. Ky grup finalistës­h nga e gjithë bota na njeh se letërsia e mirëfilltë nuk njeh kufij. Është emocionues­e të kemi një grup kaq të vlerësuar shkrimtarë­sh që konkurrojn­ë për çmimin ‘ Neustadt’”, është shprehur Robert Con Davis- Undiano, drejtori ekzekutiv i revistës letrare “World Literature Today”, i cili është edhe sponsori i këtij çmimi.

9 anëtarët e jurisë, të gjithë shkrimtarë, do të takohen për të zgjedhur fituesin në festivalin “2019 Neustadt Lit Fest”, i programuar për 15- 17 nëntor, ndërsa fituesi do të shpallet më 16 tetor.

“Neustadt” është i pari çmim ndërkombët­ar për letërsinë i kësaj kategorie në Shtetet e Bashkuara. Dhe, për të kanë të drejtë të konkurrojn­ë shkrimtarë në zhanre të ndryshme, poetë, romancierë, skenaristë dhe dramaturgë.

Prej vitit 2003, duke u alternuar me çmimin “NSK” ( Çmimi “Neustad” për letërsinë për fëmijë, prej 25000 $) ky çmim i është dhënë një shkrimtari në jetë, si vlerësim për një vepër të rëndësishm­e. Fitues të viteve të kaluar janë edhe laureatët e çmimit “Nobel”, si Czes ³ aw Mi ³ osz, Gabriel Garcia Marquez dhe Tomas Tranströme­r. Fituesi i çmimit “Neustadt” për vitin 2018, ishte shkrimtari amerikan me origjinë nga Haiti, Edeidge Danticat.

Fituesi i “Neustadt Prize” krahas shpërblimi­t me 50,000 $, merr një pupël shqiponje prej argjendi, certifikat­ën përkatëse, si dhe në nder të tij mbahet një festival. Çmimi u krijua fillimisht në vitin 1969 nga Ivar Ivask, botues i librave të huaj. Në 1976 çmimi mori emrin aktual.

 ??  ?? Ismail Kadare
Ismail Kadare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania