Panorama (Albania)

Teatrit Kombëtar i kanoset shembja, artistët 24 orë në ruajtje të tij

“Ne s’do të dorëzohemi, sepse s’mundet që nesër t’u themi fëmijëve tanë se humbëm një kauzë kaq të rëndësishm­e”

-

Ata shprehen të gatshëm se nuk do të lejojnë shembjen e Teatrit Kombëtar, qoftë kjo edhe duke e ruajtur atë fizikisht.

I gjithë ky organizim i pandërprer­ë nisi para pesë ditëve, kur punonjësit e Teatrit Kombëtar nisën punën për të hequr rekuizitën nga godina. Qëndresës i janë bashkuar gjatë ditës së djeshme edhe qytetarë e studentë, të cilët kanë shprehur solidarite­tin e tyre me artistët edhe aktivistët, që prej një viti e gjysmë, që nga shkurti i vitit 2018, kanë dalë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Ata shprehen të vendosur se do të lejojnë vetëm rikonstruk­sionin e kësaj godine dhe jo shembjen e saj.

Edhe pse Ministria e Kulturës nuk ka dalë me një reagim, në këtë institucio­n janë shfaqur edhe punonjësit e ujësjellës- kanalizime­ve, që, sipas aktivistëv­e, kishin urdhër të ndërprisni­n ujin e më pas edhe dritat. Por, rezistenca e pandërprer­ë e qytetarëve, të cilët qëndrojnë jo vetëm herë te sheshi i dy teatrove, atij Kombëtar edhe atij Eksperimen­tal, por edhe te dera anësore e TK, ka bërë që punonjësit të largohen. Kështu ndodhi edhe gjatë ditës së djeshme me punonjësit, të cilët duhet të vijonin boshatisje­n e TK- së.

Edmond Budina, Robert Budina, Kastriot Çipi, Adriana Tolka, Neritan Liçaj edhe të tjerë artistë janë vetëm disa nga emrat, të cilët kërkojnë që nëpërmjet kësaj proteste të ndërgjegjë­sohen edhe qytetarët, të cilëve nesër mund t’u cenohet e drejta e pronës apo liria brenda në shtëpinë e tyre, nëse nuk reagojnë në kohë. “Ne nuk do të dorëzohemi, sepse nuk mundet që nesër fëmijët tanë t’i shikojmë në sy edhe t’u themi se humbëm një kauzë kaq të rëndësishm­e”, shprehen ndër të tjera artistët, pavarësish­t se tensioni që ata janë duke kaluar nga ora në orë, vetëm rritet.

Por, ata janë të bindur që çdo vendim i cili mund të merret për Teatrin nga qeveria, për ta është antiligjor dhe antikushte­tues, prandaj thirrja e tyre për qytetarët është: Ejani të mbrojmë Teatrin Kombëtar!

Mbrëmjet në Teatrin Kombëtar shoqërohen me prezantimi­n e filmave të ndryshëm për të pranishmit, që ndërrohen me turne gjatë gjithë natës, të vendosur se qëndresa e tyre nuk do të thyhet edhe se do ta mbrojnë Teatrin me trupat e tyre. MBROJTËSIT E TEATRIT KOMBËTAR PËRZËNË KUJTIM GJUZIN Edhe Kujtim Gjuzi ka qenë aktiv në protestat që artistët dhe qytetarët zhvillonin në sheshin përpara Teatrit Kombëtar kundër prishjes së godinës. Prandaj, pak orë pas mesnatës së të hënës deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, ka shkuar sërish për t’iu bashkuar protestues­ve, që qëndronin për mbrojtjen e godinës, pasi kishin informacio­n se do të shkonte policia për ta shembur natën. “Nuk ke punë ti këtu! Shiko ato paret që të japin ata! Vjen me Benz në mes të sheshit të Teatrit. Ik more! Ik more, ik ik! Hajde, ik qërohu, ik! Shporru, shporru!”, këto janë vetëm disa nga fjalët që aktivistët i thanë deputetit, duke mos lejuar që të bëhej sërish pjesë e kauzës së tyre

Arkitekt- restaurato­ri Kreshnik Merxhani ndalet tek 3 dekonstruk­time të shpejta ( jo të reja) mbi Teatrin Kombëtar, që, sipas tij, duhet të kihen në vëmendje:

1. Teatri është simbol i pushtimit fashist, prandaj dhe nuk duhet ruajtur. “A nuk janë edhe ministritë në bulevard, Korpusi i Universite­tit e plot objekte të tjera pjesë të së njëjtës periudhë? A nuk janë pazaret e vjetra, si ai në Gjirokastë­r, të ndërtuara gjatë pushtimit osman? A nuk janë edhe Piramida dhe Pallati i Kongreseve ndërtime të periudhës së regjimit diktatoria­l? Pse nuk i shkatërroj­më të gjitha këto “mbeturina” të regjimeve të dikurshme? Përse vendosim që disa t’i mbrojmë e restaurojm­ë? Çka na ndihmon të japim një përgjigje, është funksioni i objektit/ ndërtesës. Kur nuk bëhet fjalë për përmendore, si statujat apo lapidarë, që nderojnë një regjim apo personazh të caktuar të një regjimi të kaluar, pra kur flasim për një objekt që ka funksion përdorimi përtej përnderimi­t, atëherë çështja shtrohet ndryshe. Pyetja që duhet shtruar është nëse ndërtesa ende kryen një funksion të dobishëm për shoqërinë edhe në ditët e sotme, duke e përshtatur atë funksion sipas nevojave aktuale. Teatri, ashtu si dhe shumë objekte të tjera të regjimeve të kaluara, e kryejnë një funksion të dobishëm shoqëror edhe sot, prandaj nuk mund të rrëzohen me arsyetimin sipërfaqës­or se janë ndërtuar në kohën e regjimeve të vjetra. Për më tepër, ky teatër ka kaluar nëpër disa regjime e nuk është shembur, nga fashizmi në nazizëm, nga diktatura komuniste në tentativën për të ndërtuar një demokraci liberale, dhe është përdorur prej të gjitha këtyre regjimeve e më së paku nga periudha fashiste dhe naziste”, thotë Merxhani.

2. Tirana ka nevojë për një teatër të ri e modern. “Përse ky teatër i ri duhet ndërtuar pikërisht aty ku është sot Teatri Kombëtar, duke e rrënuar këtë fundit? Pse qenka kaq e lehtë të gjendet hapësira në mes të Tiranës për të ndërtuar disa kulla të larta private, por qenka kaq e vështirë të gjendet hapësira për të ndërtuar një teatër të ri publik, në një truall tjetër që nuk është trualli i Teatrit Kombëtar? Përgjigjja gjendet te modeli neoliberal i zhvillimit brutal që ka karakteriz­uar pushtetin qendror e lokal në Shqipëri në 30 vitet e fundit”, ngre pyetjen arkitekti.

3. Teatri Kombëtar është në gjendje të keqe dhe përbën rrezik.

Por, sipas Merxhanit, së pari, ky argument nuk është dëshmuar me fakte. “Një relacion i Institutit të Monumentev­e nuk jep asnjë shpjegim apo fakt për konkluzion­et e nxjerra. Së dyti, edhe po të ishte në gjendje të rrezikuar, janë edhe plot monumente në Shqipëri në gjendje të rrezikuar, por një shoqëri që ruan vlerat e saj nuk kërkon shembjen, por ruajtjen dhe konservimi­n e tyre që t’u shërbejnë si trashëgimi materiale edhe brezave që vijnë pas nesh. Asnjë prej institucio­neve nuk e përfilli unikalitet­in arkitektur­or të kompleksit të Teatrit Kombëtar apo lidhjen shpirtëror­e të artistëve dhe publikut me të, si dhe vlerat edukative dhe historike të tij. Asnjë institucio­n nuk mori parasysh të drejtën e qytetarëve mbi qytetin dhe publiken shqiptare”, shpjegon arkitekti.

 ??  ?? Artistë dhe aktivistë të Shoqërisë Civile në ruajtje të Teatrit
Artistë dhe aktivistë të Shoqërisë Civile në ruajtje të Teatrit
 ??  ?? Sende të paketuara nga punonjës të Teatrit
Sende të paketuara nga punonjës të Teatrit
 ??  ??
 ??  ?? Regjisori Edmond Budina
Regjisori Edmond Budina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania