Panorama (Albania)

Godet Partizani, merr qendërmbro­jtës nga Hellas Verona

24- vjeçari vjen si i huazuar nga radhët e klubit italian të Veronës, plotëson prapavijën

- TIRANE

Partizani prej ditësh e ka zhvendosur fokusin te ndeshja e parë e turit të dytë të Ligës së Europës, ku nesër në "Selman Stërmasi" presin Sherif Tiraspolin.

Për këtë proces është angazhuar trajneri Lerda dhe stafi i tij, ndërsa drejtuesit kanë vijuar punën për plotësimin e grupit. Pas përforcimi­t të fazës sulmuese, radhën e ka mbrojtja dhe mbrëmë të kuqtë kanë sjellë në kryeqytet një qendërmbro­jtës të Veronës, i cili do të vihet me njëherë nën urdhrat e trajnerit Lerda. Alternativ­at e pakta në mbrojte detyruan drejtuesit e kuq që të hidhen fuqishëm në merkato, teksa kanë arritur të sigurojnë shërbimet e qendërmbro­jtësit Deian Boldor. 24- vjeçari rumun vjen si i huazuar nga radhët e klubit italian të Veronës, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e shumë skuadrave të njohura italiane, ku vlen të përmenden Roma, Peskara, Bolonja dhe Foxhia. Gjithashtu, mbrojtësi ka qenë edhe pjesë e Montreal Impakt në Amerikë. Shtatlarti rumun ka mbërritur mbrëmë në Tiranë dhe tani pritet që klubi ta prezantojë. Boldor nuk është në planet për dy sfidat me Sherif Tiraspolin, pasi akordi me rumunin erdhi pas mbylljes së listës në UEFA për turin e dytë të Ligës së Europës. Me largimin e Sodiq Atandës dhe Lum Rexhepit, Partizani përfundoi me vetëm dy qendërmbro­jtës të mirëfilltë në ekip, Egzon Belica dhe Eneo Bitri, të cilët në dy ndeshjet me Karabakun treguan se merren vesh mirë me njëri- tjetrin. Pas Jozef Ekubanit Boldor, Deian Boldor bëhet lojtari i dytë që Partizani huazon në këtë merkato vere nga italianët e Hellas Veronës. Në këto lëvizje, pa dyshim ndikim ka edhe ishdrejtor­i i të kuqve, Dritan Dervishi, i cili punon te klubi italian, që sapo është ngjitur në Seria A. Deian Boldor, 189 cm i gjatë, në të kaluarën ka qenë pjesë e kombëtares U- 21 të Rumanisë. Në sezonin e fundit, 24- vjeçari u aktivizua në 5 takime me fanellën e Foxhias në Serinë B, por tani nis një aventurë të re, ku kërkon të lërë gjurmë në futbollin shqiptar. E shkuara e qendërmbro­jtësit nuk është shumë produktive, ndonëse hapat e parë i ka hedhur në akademinë e Romës. Për të fituar statusin e titullarit, gjë të cilën e ka ushtruar pak në karrierën e tij, Boldor duhet të fitojë betejën me Belicën dhe Bitrin.

VITE

i kanë mbetur Skënderbeu­t për të shlyer nga dënimi 10- vjeçar që i ka dhënë UEFA për mospjesëma­rrje në kompeticio­net europiane. Ky dënim është dhënë për manipulim të ndeshjeve dhe korçarët e humbën edhe betejën në KAS.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania