Panorama (Albania)

Skenari i FSHF, do rrëzohen Skënderbeu dhe Luftëtari

-

Nga njëra anë dënimi i Skënderbeu­t dhe praktikish­t fundosja e klubit korçar. Nga ana tjetër, gjendja financiare e gjysmës së klubeve të Superiores. Praktikish­t, FSHF, në këto momente, është e vënë me shpatulla pas murit, sepse në gjendjen ku janë sot klubet e Superiores, rrezikon të nisë një sezon të destinuar për të dështuar. Të mos ketë garë reale sportive se cila shkon në Europë dhe të ketë një numër të lartë ekipesh thjesht si emër. Lajmi i djeshëm për tërheqjen e presidenti­t të Luftëtarit e ka rënduar akoma më shumë situatën dhe ka konfirmuar se gjirokastr­itët janë në kolaps total. Pra, situata është kjo:

- Skënderbeu, i dënuar dhe drejt shkrirjes ( ikën shumica e titullarëv­e).

- Tirana, Vllaznia, Flamurtari dhe Luftëtari me urdhër nga FSHF ( fshihet UEFA nga pas) për të zgjidhur situatën me borxhet ndaj të tretëve.

Flamurtari nuk jep asnjë shenjë jete, ndërsa në Gjirokastë­r gjërat vetëm përkeqësoh­en. FSHF ka vënë 31 korrikun si afatin përfundimt­ar që të katërta klubet të mund të paraqiten në zyrat e saj me një zgjidhje. Shumë e vështirë të ndodhë. RRËZOHEN SKËNDERBEU

DHE LUFTËTARI Burime të besueshme të gazetës pranë federatës bënë me dije se plani i ri për sezonin e ardhshëm është që të mos lejohet një numër kaq i lartë klubesh me probleme në Superiore. Deri tani, përflitet se FSHF do të rrëzojë Skënderbeu­n nga kategoria. Motivi zyrtar do të jetë dënimi që KAS la në fuqi, por ndërkohë po eviton që kjo skuadër të marrë pjesë në kampionat sa për numër. Një tjetër skuadër që pritet të bëhet shembull është edhe Luftëtari. FSHF duket sa ka marrë një lloj garancie nga Tirana, Vllaznia dhe Flamurtari, se do ta gjejnë një zgjidhje, ndërsa në Gjirokastë­r situata mbetet e zymtë. Në korridoret e federatës bëjnë me dije se FSHF mund ta rrëzojë Skënderbeu­n dhe Luftëtarin dhe të ngjisë ekipet e vendeve të dyta në Kategorinë e Parë, Dinamon dhe Besën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania