Panorama (Albania)

Barcelona nuk gjen dot “çelësin”, Grizman stonon

-

Barcelona dështon dhe humbet në ndeshjen e parë të sezonit. Në Japoni bën festë Çelsi i Frank Lampard, që prish debutimet katalanase të Grizmanit, De Jongut dhe Netos. Vendimtarë golat e shënuar nga Abraham në pjesën e parë pas një gabimi fatal të Busketsit dhe nga Barklej që mbylli llogaritë në fundin e ndeshjes. Valverde mori sinjale pozitive nga lojtarët e akademisë, sidomos nga i talentuari Riki Puxh. Asgjë për t'u mbajtur mend në debutimin e Kristian Pulisiç me fanellën e Çelsit, ylli i vetëm i transferua­r përpara se bluve t'u bllokohej merkatoja nga FIFA.

Gabon Buskets- Valverde përzien kartat dhe debutimet nuk i hedh të gjithë në fushën e lojës. Një pjesë për Grizmanin dhe një për De Jongun me dy formacione krejtësish­t të ndryshme pas pjesës së parë, por gjithmonë duke respektuar skemën 4- 33. Shumë impenjim dhe dinamizëm për francezin, i cili luajti si sulmues i parë në mungesë të Mesit dhe Suarezit. Grizman nuk ishte shumë prezent në 15 metrat e fundit për të goditur portën. Ai që shkëlqeu në 45 minutat e para ishte Dembele, i cili krijonte superiorit­et numerik dhe mbi të gjitha talenti Riki Puxh. Çdo top kalonte nga këmbët e tij dhe djaloshi dha sinjale të qarta se kërkon minuta në ekipin e parë. Katalanasi­t komandojnë lojën, pavarësish­t se nuk janë këmbëngulë­s përpara. Në momentin e tyre më të mirë ndëshkohen nga Abraham. Buskets bën një gabim të pafalshëm në daljen e zonës së tij ku Zhorzhinjo i rrëmben topin dhe ia pason sulmuesit. I vetëm përballë Ter Shtegenit nuk gabon. Blutë e Londrës ishin agresivë dhe e merituan golin e shënuar.

Eksperimen­te- I njëjti "film" edhe në pjesën e dytë, edhe pse me aktorë të ndryshëm. Valverde u jep hapësirë 11 lojtarëve totalisht të rinj dhe ishte momenti i debutimit të De Jongut. Holandezi përpara mbrojtjes mbështetej nga Alenja dhe Rakitiç. Malkom dhe Rafinja kishin dëshirë të linin gjurmë, por nuk ia dolën. Ritmi ra në mënyrë të dukshme dhe katalanasi­t kënaqen vetëm me zotërimin e topit. Krijojnë pasime të mira në mesfushë, por mungesa e një sulmuesi bën që të mos godasin shpesh portën e Kepës. Rafinja provon dy herë, por pa sukses. Kjo lojë i shkon përshtat Çelsit, që gjen edhe golin e dytë pas një goditjeje të fortë të Barklejt nga jashtë zone. Neto ishte i pozicionua­r keq dhe nuk mund ta ndalte atë top. Katalanasi­t duhet të kënaqeshin vetëm me supergolin e shënuar nga Rakitiç në minutën e 91- të. Kroati shtang Kepën me një goditje të bukur, e cila përfundon në trekëndësh. Anglezët marrin në këtë mënyrë fitoren falë qartësisë në sulm dhe këmbëngulj­es.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania