Panorama (Albania)

Nejmar, Juve tenton goditjen e bujshme: Dibala- Matuidi plus para

-

Nga faqet e katalanase­s "Mundo Deportivo" vjen një lajm i bujshëm për merkaton e Juves. Sipas gazetës spanjolle, bardhezinj­të po provojnë të sjellin në Torino Nejmarin dhe po e bëjnë duke u përpjekur që të ulin çmimin përmes ofrimit të kartonit të Dibalës dhe Matuidit. Fanta- merkato apo i vërtetë? Sipas mediave iberike, "Zonja" po mendon seriozisht për sulmuesin brazilian, i cili ka kërkuar që të rikthehet në Barcelonë këtë verë. Interesin e italianëve e konfirmojn­ë edhe zërat e shumtë që flasin për një takim në Kinë mes drejtuesve të Juventusit dhe menaxherit Pini Zahavi, i cili po bën ndërmjetës­in mes "Zonjës së Vjetër" dhe kampionëve të Francës. "O Ney" nga ana e tij nuk dëshiron më që të luajë në Paris dhe në Europë nuk ka shumë klube, të cilat mund të paguajnë koston e kartonit të tij dhe rrogën. Sigurisht, po flasim për një tjetër operacion "alla" Ronaldo, por merkatoja është ende e gjatë dhe ka kohë për të vendosur të gjitha copëzat e mozaikut dhe përgatitur një tjetër operacion të bujshëm. Fillimisht, kampionët e Italisë duhet të sakrifikoj­në disa nga pjesët më të çmuara të skuadrës, Higuain mbi të gjithë. Por jo vetëm ai. Edhe Khedira, Manxukiç, Ken, Xhan dhe Kanselo mund t'i presin ditë të ethshme merkatoje përpara. Por edhe me rastin "Ikardi", që Juve mbetet gjithsesi vigjilente, pavarësish­t se argjentina­si është më pranë Napolit. Operacioni "Nejmar" tundon Juven dhe tifozët ëndërrojnë, ndërsa Nejmar u është bashkuar shokëve në Kinë për të marrë pjesë në fazën përgatitor­e me PSG- në.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania