Panorama (Albania)

NISIN APLIKIMET

Pensionet me KEMP, si përfitohet nga ligji i ri

-

Zbardhen ndryshimet në ligjin e ri për aftësinë e k ufizuar. Procedurat e reja për të përfituar pagesën e rastet kur mund të merret edhe “pensioni” e paga mujore

Pagesat për personat me aftësi të kufizuara do të bëhen menjëherë nga Qeveria, pa qenë nevoja të kalojnë përmes këshillave bashkiakë.

Praktika e deritanish­me ka bërë që të krijohen vonesa ditore deri edhe javore për marrjen e pagesës, gjë e cila ka sjellë pakënaqësi në radhët e personave me aftësi të kufizuara dhe familjarëv­e të tyre.

NDRYSHIMET Në ligjin e ri "Për asistencën sociale" është vënë dorë mbi procedurat për marrjen e KEMP- it, duke bërë të mundur thjeshtimi­n e tyre. Kështu, pagesat, duke qenë se nuk do të kalojnë përmes vendimmarr­jes së pushtetit vendor, do të mund të tërhiqen çdo muaj, pa u përsëritur përvoja e viteve të mëparshme. Sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, janë rreth 165 mijë persona pjesë e skemës, që përfitojnë nga këto lehtësi. Nga ana tjetër, edhe për lidhjen e KEMP- it janë bërë përmirësim­e. Me rregullat e reja, për të përfituar pagesën mujore, personat me aftësi të kufizuara nuk do të duhet më t'i drejtohen KMCAP- ve( Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, pasi vendimi do të merret bazuar në dokumentac­ionin e dosjes së dërguar nga mjeku. Pra, ' filtri' i vetëm do të jenë mjekët specialist­ë, të cilët do të përcaktojn­ë edhe diagnozën. Mbi bazën e dokumentac­ionit që këta të fundit do të dorëzojnë, anëtarët e KMCAP- it do të gjykojnë nëse plotësohen ose jo kushtet ligjore, do të vendosin grupin e përfitimit, pra nëse i sëmuri ka nevojë për përkujdesj­e apo jo, si edhe afatet e përfitimit. Sa u takon afateve për daljen në komision, në rastin e personave me aftësi të kufizuara dhe të verbërve, koha e rivlerësim­it do të jetë 1, 3, 5 vjet dhe përgjithmo­në.

MANASTIRLI­U Me ndryshimet e miratuara rishtazi është ndryshuar edhe koha e pagesës. Më parë, ata persona që KMCAP i shpall të aftë për të punuar, koha e përfitimit të KEMP- it ishte vetëm 48 muaj me qëllim riintegrim­in e tyre në tregun e punës dhe shkëputjen nga skema e mbështetje­s financiare. Por sipas ministres së Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, tashmë ky kufizim është hequr. Këta persona mund të punojnë dhe njëkohësis­ht do marrin edhe pagesën për aftësinë e kufizuar. "Përveç pagës si të punësuar, personat me aftësi ndryshe do të përfitojnë edhe paketën e plotë të mbrojtjes sociale që u sigurohet nga shteti, përfshirë edhe pagesën e aftësisë së kufizuar, gjatë gjithë kohës, pavarësish­t se janë në punë. Hiqet limiti 48- mujor i pagesës së aftësisë së kufizuar për personat e punësuar, duke nxitur punësimin dhe integrimin e kësaj kategorie përmes punësimit, pasi ata do ta përfitojnë paketën e plotë të mbrojtjes sociale gjatë gjithë kohës", tha Manastirli­u dje, taksa vizitoi një të punësuar me karrige me rrota në sektorin e shërbimit të ADISA në Tiranë. Ligji i ri i asistencës sociale parashikon po ashtu përcaktimi­n e të drejtës së përfitimit të pagesave të personave me aftësi të kufizuar dhe të së drejtës së përfitimit të një ndihmësi personal, duke zgjeruar gamën e përfituesv­e dhe duke përfshirë në skemë rreth 4000 persona, të cilët më parë nuk mund të përfitonin nga skema e sigurimeve shoqërore, për shkak se nuk plotësonin kushtin e të pasurit 12 muaj kontribute në skemën e sigurimeve shoqërore në 5 vitet e fundit.

 ??  ?? Manastirli­u, dje gjatë vizitës së një personi me aftësi të kufizuara, punësuar në ADISA
Manastirli­u, dje gjatë vizitës së një personi me aftësi të kufizuara, punësuar në ADISA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania